Botohet për herë të parë letra në origjinal që Qemal Stafa i...

Botohet për herë të parë letra në origjinal që Qemal Stafa i dërgoi Lef Nosit

611
0
SHPËRNDAJE

Nipi i Veli dhe Qemal Stafës, Veli Stafa (që ka të njëjtin emër me xhaxhin e tij, Veliun), i ka sjellë gazetës “Tirana Observer” letrën në origjinal që Qemal Stafa i ka dërguar Lef Nosit. Pjesë të letrës janë botuar edhe më parë, por letra në origjinal nuk është botuar. Veliu shkruan se letrën Qemal Stafa e nisi nga Firence, ku Qemali ishte student në Fakultetin e Drejtësisë, më 1941. “Nga letra vihet re se me çfarë respekti i drejtohet Qemal Stafa 20 vjeçar, firmëtarit të Pavarësisë duke i shpjeguar Lef Nosit 66 vjeçar, rreth porosisë që ky i fundit i ka dhënë Qemalit për të gjetur tek bukinistët e Firences materiale që kanë lidhje me historinë mesjetare të Shqipërisë.
Letra
Letra fillon: “I nderuari Lef Nosi. Së pari dëshiroj t’ju tregoj gëzimin shpirtnuer që më ka shkaktuem njoftja e juej, gëzim qi jam i sigurtë nuk do ta konsideroni si shfaqjen e një konvenience të zakones, por si një realitet… Letra përfundon: “Pëherë në dispozicion të juej përsa të ju nevojitet. Ju lutem të pranoni shprehjen e nderimit më të thellë. Qemal Stafa, Via Nicolini, 5 Casellai”. Veli Stafa vë në dukje se “tek kjo letër vihet re gjithashtu se ky është një letërkëmbim midis dy intelektualëve të mëdhenj që pavarësisht nga mosha,i lidh shkenca dhe dashuria për atdheun. Në këtë letër duket qartë se Qemal Stafa në Firence ka patur lidhje të ngushta në Fakultetin e Drejtësisë në Firence me profesorin e tij të Historisë së të Drejtës cili quhej prof. Francesco Calasso njëri prej juristëve më të mëdhenj italianë i cili ka dhënë në atë kohë mësim në 6 universitete: në Urbino, Romë, Firence, Catania, Piza, Modena. Më 1964, qeveria italiane prof. Calasso-s i ka akorduar Urdhërin e Oficerit të Madh të Meritës së Republikës Italiane”. Në fund Veli Stafa thekson se “fatkeqësisht është e tepërt të përmendet këtu sepse s’ka fjalë për të shpjeguar fatin tragjik që i kishte rezervuar historia e dhimbshme Lef Nosit e Qemal Stafës sepse të dy këta intelektualë të mëdhenj të Shqipërisë u vranë barbarisht në interval vetëm se 3 vjet nga njëri-tjetri. I pari nga diktatura komuniste më 1945 i dyti nga diktatura fashiste më 1942”.

1 2 3

tiranaobserver.al