Partizania Zenepe Koxherri dhe kontributi i saj për çlirimin e Shqipërisë

Partizania Zenepe Koxherri dhe kontributi i saj për çlirimin e Shqipërisë

929
0
SHPËRNDAJE

Nga Prof. Dr Lutfi Alia

Mё 9 maj, mbarё bota festoi 70-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin. Kanё kaluar shtatë dekada, por impresionet e viteve tё Luftёs II Botёrore janё aktuale dhe sot mё shumё se kurrё dhe e nxisin memorien historike tё popujve, tё kujtojne ato vite tё vёshtira, kur u perballёn me forcё shtypja me lirinё, gjenocidi me humanizmin, dhimbja me gёzimin, diskriminimi me nderimin, arroganca me tolerancёn, përçmimi me barazinё shoqёrore, tradhёtia me heroizmin, lufta me paqen. Gjatё Luftёs II Botёrore, popujt vuajtёn dhe u tronditёn nga kjo tragjedi, por gjetёn forca dhe me guxim luftuan kundёr nazizmit dhe fashizmit dhe pas shumё sakrificash triumfuan mbi forcat e errёta, mbi autorёt e krimeve barbare, mbi vrasёsit mizor tё dhjetëra miliona njerёzve tё pafajshёm. Nё kёtё pёrvjetor, Shqipёria vjen krenare dhe me kontribut tё veçantё, si vendi i vetёm europian, qё u çlirua me forcat e veta, pa ndёrhyrjen e forcave aleate amerikano-angleze dhe as tё armatёs sovjetike. Forcat partizane shqiptare, pasi çliruan atdheun tonё, luftuan kundёr pushtuesve nazi-fashistë dhe pёr çlirimin e Dibrёs sё Madhe, tё Kosovёs, tё Malit tё Zi dhe tё Bosnjёs Jugore. Patriotёt shqiptar e kundёrshtuan pushtimin nga fashistёt italianё, qё ditёn e parё, më 7 prill 1939 dhe nё vazhdim, morёn armёt dhe u organizuan nё njesitё partizane, duke luftuar pushtuesit dhe bashkpuntorёt e tyre, deri nё çlirimin e plotё tё vendit me 29 Nёntor 1944. Lufta çlirimtare filloi nga patriotёt shqiptarё, para formimit tё Partisё Komuniste dhe gradualisht pёrfshiu mbarё popullin, qё luftoi i udhёhequr nga idealet kombёtare pёr liri dhe pavarёsi. Në vitet e lavdishme tё luftёs Nacional-Çlirimtare, shumё burra e gra, djem e vajza tё reja, u radhitёn ne formacionet partizane dhe gjatё luftimeve kundёr pushtuesve, me dhjetramijёra partizanё dhe banorё tё pafajshёm, dhanё jetёn pёr njё Shqipёri tё re, tё lirё dhe demokratike.
Nё ditёt e sotme, kanё mbetur shumё pak nga protagonistёt e kёsaj epopeje tё lavdishme dhe njё ndёr partizanet, qё i pёrket kёsaj plejade, qё luftuan me guxim dhe vetëmohim kundёr pushtuesve nazi-fashista ёshtё dhe Zenepe S. Koxherri, e cila mё 15 prill 2015, festoi 92-vjetorin e lindjes. Tё tregosh pёr jetёn e gjatё dhe tё mundueshme tё Zenes, mbushesh me krenari dhe emocione, sidomos kur i referohemi viteve tё Luftёs Nacional-Çlirimtare, ato vite tё vёshtira, plot vuajtje e sakrifica, qё ajo i pёrballoi me guxim e vendosmёri dhe qё shёnuan njё kthesё rrёnjёsore ne jetёn e kёsaj malesore trime. Zenepia ёshtё fёmija i katёrt, ndёr gjashtё fёmijёt e Staf dhe Mereme Koxherrit. I vёllai Hyseni kishte shkuar pёr studime nё Itali, por kur filloi lёvizja Nacional-Çlirimtare, bashkё me njё grup shokёsh, i braktisёn studimet dhe u kthyen nё atdhe. Hyseni menjёherё u inkuadrua nё radhёt e Çetёs partizane tё Martaneshit. Dy vёllezёrit e vegjёl Rrema dhe Sula ishin te mitur, ndërsa dy motrat mё tё rritura Tushja dhe Faria ishin tё martuara. Familja Koxherri dhe familjet e tjera martaneshase, qe kishin djemtë partizanё, ndiheshin krenar pёr patriotizmin e djemёve tё tyre, por pёrjetonin me ankth dhe me preokupacion situatёn e luftёs, sidomos kur dёgjonin pёr aksionet, qё kryente çeta partizane kundёr pushtuesve italianё. Familjet e partizanёve, vazhdimisht ishin nёn presion, kontrolloheshin dhe persekutoheshin nga fashistёt. Çeta partizane e Martaneshit, e themeluar me 20 maj 1942, u shqua nё luftime kundёr pushtuesve dhe aksionet e vazhdueshme tё partizaneve, nxitёn reagime tё egra tё regjimit fashist. Nё fund tё shtatorit 1942, 400 milicё tё fashizmit, ndёrmorёn njё operacion kundër çetёs Partizane tё Martaneshit, por pasi dёshtuan, pёr ndёshkim dogjёn Teqen dhe shume shtëpi – baza tё luftёs, mes tyre dhe shtёpinё e Staf Koxherrit, si dhe arrestuan dhjetëra malësorë tё pafajshëm. Ne shkurt 1943, forcat e Divizionit “Firence”, kryen njё operacion tjetёr kundёr çetёs partizane, tё shoqёruar me ndëshkime dhe me reprazalje nё popullatёn e pafajshme. Fashistёt dogjёn shumё kulla tё bukura, plaçkitёn pasuritё dhe ushtruan dhunё ndaj banoreve, tё cilёt reaguan dhe u përleshën me fashistёt italianё. Nga keto konflikte mbetёn te vrare dhjetëra malёsor tё pafajshen mes tyre dhe katёr gra martire Hike Sollaku, Farije Kenga, Rihane Kaca dhe Mereme Kenga. Masakrat e ushtrisë italiane, i lanё mbresa tё thella Zenepes, nё mënyre tё veçantё ajo u trondit nga vrasja e bashkëmoshatareve dhe shoqeve tё saj tё shkollёs. Atmosfera e luftёs, aksionet e çetёs partizane, persekutimet dhe masakrat, qe kryen fashistёt, e nxitёn Zenen tё merrte njё vendim tё guximshёm, tё shkonte nё rradhёt partizane. Zenepia e admironte vёllanё partizan, e kishte modelin e patriotit dhe tё trimit. Kur partizanёt zbrisnin nё fshat, vraponte tё takonte Hysenin dhe shokёt e tij, madje disa herё i kishte kёrkuar me insistim ta merrte nё çetё. Hyseni ishte dakord, por pengesa ishte i ati – Stafa, i cili ishte kundёr pasi donte tё shmangte thashethemet dhe reagimin e fanatikёve, qё nuk miratonin iniciativa tё tilla nga vajzat. Ndryshe nga tё tjerët, nёnё Meremia e perkrahte dёshirёn e Zenes, qё tё shkonte partizane. Nё ato vite, ishte e vёshtirё tё perkrahje veprimet emancipuese tё femrave, ishte mё e vёshtire tё mbroje tё drejtat e grave dhe tё vajzave, qё kёrkonin liri mendimi dhe liri veprimi nё familje e nё shoqёri. Nё ato vite, nuk ishte e lehtё te veproje kundёr mentaliteteve patriarkale. Kjo ishte dukuri e pёrgjithshme nё tё gjithё Shqipërinë, por nё mёnyrё tё veçantё ndjehej nё malёsi. Populli patriot dhe liridashës i trevёs sё Martaneshit, jetonte i izoluar nё brendёsi tё bjeshkёve, i vetёqeverisur me Kanunin e Maleve, mё shumё se sa me ligjet e Mbretёrisё. Nё shoqёrinё malёsore tё organizuar sipas Kanunit, gruaja ishte inferiore, e nënshtruar, pa tё drejta shoqёrore. Megjithё privimet, nёnvleftёsimet e pёrçmimet, gratё dhe vajzat martaneshase pёrherё kanё gjetur forca dhe hapësirё pёr tё treguar vlerat e tyre individuale, familjare, shoqёrore, shpriterore, kulturore dhe patriotike. Nё historinё e kёsaj treve spikasin figura grash të shquara si Marta, Petrusha, Angjelina dhe grupi i vajzave trime, qё u vetëflijuan duke u hedhur nga Shkëmbi i Kuq, pёr tё mos rёnё nё duart e pushtuesve turq. Nё vitin 1920 gratё trime tё Martaneshit, u radhiten pёrkrah burrave, duke luftuar kundёr ushtrisё serbe, ashtu si nё dhjetor tё vitit 1924, ishin gratё dhe vajzat ato qё sulmuan dhe çarmatosёn xhandarёt e Ahmet Zogut. Kёto vlera patriotike, janё pjesё e jetёs, e kulturёs dhe komponente tё edukimit nё familjet e Martaneshit, madje dhe nё ditet e sotme, gjeneracionet e reja, i kujtojnё me krenari kёto ngjarje tё vjetra e kёto personazhe historike dhe i kanё si shembuj frymёzues. Nga kjo traditё patriotike, nuk mund tё shmangeshin Zenepe Koxherri dhe Fatime Ndreu, qё jo vetёm pёrkrahёn dhe ndihmuan, por u bёnё pjesё aktive e luftёs Nacional-Çlirimtare, kesisoj sfiduan dhe mentalitetet patriarkale, qё mohonin tё drejtat dhe rolin e femrave malёsore nё jetёn e shoqёrisё shqiptare tё kohёs. Nё shkurt tё vitit 1943 Zenepe Koxherri u inkuadrua nё radhёt e Çetёs Partizane tё Martaneshit e sё bashku me Fatime Ndreu (Arapi), Farije Shehu (Xhani), Peme Zogu dhe Zeqine Disha, luftuan me guxim kundёr pushtuesve nazi-fashistë dhe bashkëpunëtorёve tё tyre, deri nё çlirimin e atdheut. Ky vendim i guximshёm i Zenepes, fillimisht ngjalli reagime dhe kundёrshti, por shpejt malёsorёt, sidomos gratë dhe shoqet e shumta tё saj, e vlerёsuan kёtё veprim tё drejtё dhe e nderuan duke e quajtur burrneshё. Nga njё anё, Kanuni u mohonte tё drejtat dhe iniciativёn individuale, nga ana tjetёr gratë dhe vajzat me karakter tё fortё, tё besës, fisnike, tё mençura, tё sakrificёs dhe trime jo mё pak se burrat, i kategorizonte burrnesha. Edith Durham, i kishte njohur dhe i admironte burrneshat malёsore dhe i quante shprehje magjepse e virtyteve të larta te femrave shqiptareve. Duke e quajtur burrneshё, populli i Martaneshit e respektoi, e nderoi dhe e ngriti Zenepen nё nivelin e amazonave shqiptare. Jeta nё mal ishte e vёshtirё, e mundueshme, e lodhshme, me shumё tё papritura dhe rreziqe, sidomos gjatё aksioneve luftarake kundёr pushtuesve fashistë, por Zenepia e pranoi kёtё jetё me sakrifica, duke iu pёrkushtuar çёshtjes kombёtare, çlirimit tё atdheut, fitimit tё lirisё. Kur hyri nё rradhёt e çetёs, Zenia veshi “uniformën” partizane, pantallonat kaki, xhaketёn, kapelen me yllin e kuq dhe kapotёn italiane, por i mbajti retnat me lëkurë lope, sepse ecte mё lirshëm se me kepucёt e rёnda. Po atё ditё, Qazim Alia i dhuroi njё pushkë italiane, një “Mosketa-Balilla”, nga ato të trofeve të luftës. I vëllai, Hyseni e mbante pranë dhe e instruktonte. Pёr herё tё parё, partizania Zene mori pjesё nё luftё mё 16 prill 1943, nё aksionin e Xibrrakёs, ku çeta e Martaneshit sulmoi njё autokolonë italiane, qё udhёtonte nga Librazhdi për nё Elbasan. Kёtё aksion e pёrjetoi me emocione tё forta. Ishte dita e parë në lufte dhe me tё shtënat e automatikёve, tё mitralozëve dhe shpërthimeve të granatave, shtoheshin dhe krismat e “Mosketes” tё Zenes, por në veçanti, me këtë aksion ajo pёrjetoi gёzimin e fitores mbi armiqtë. Kështu vazhduan betejat e tjera, mё 1 qershor 1943, ajo mori pjese ne luftimet kundër postes te xhandarmerisë në Lunik të Librazhdit dhe në vazhdim në aksionet e Kostenjës, Neshtës dhe të Zdrajshit. Pas njё marshimi tё gjatё nёpёr Çermenikё, Gryka e Madhe dhe Golloborda, mё 3 korrik 1943, Batalioni i Martaneshit, zuri prit në Drenok dhe sulmoi njё autokolonë italianёsh, qё udhëtonte nga Struga për në Diber. Zenepia luftoi pёrkrah tё vёllait, nё vijёn e parё tё betejёs dhe ky fakt i la mbresa partizanit tё moshuar Ramiz Kotia, i cili pas kёsaj beteje, shprehu vlerёsime dhe nuk i shpotiste mё vajzat partizane. Jeta nё mal e partizanes Zene, ishte tepёr impenjative, vazhdimisht me aksione dhe me aktivitete. Nё dy javët e para të korrikut 1943, Zenia ishte pjesëtare e grupit tё partizanёve martaneshas, qё morёn pjesё nё mbrojtjen e punimeve tё Konferencёs tё Labinotit, ku u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisё Nacional-Çlirimtare. Nё fund tё korrikut 1943, ra Musolini dhe në vend te tij u emёrua gjenerali Badolio. Ushtria italiane ishte nё konfuzion, por ende rezistonte. Nё këtë situatё, forcat partizane i shtuan sulmet kundёr pushtuesve italianё. Me 15 gusht, sulmuan garnizonin e Bulqizёs dhe me 22 gusht nё Sofraçan, i bllokuan një autokolonë italiane. Kёto dy beteja, Zenia i pёrjetoi me shumё ankth, pasi Hyseni, shkoi i paramatosur nё mes tё ushtarёve italianё, tё cilёve u bёri thirrje tё ndërprisnin luftimet dhe t’i dorёzonin armёt. Shumё prej tyre i dëgjuan këto këshilla, madje disa u bashkuan me partizanёt dhe luftuan kundёr pushtuesve gjermanё. Mё 26 gusht deri më 1 shtator 1943, Zenepia shkoi nё Fushë Gurrё, nё takimin e organizuar me partizanët e Batalioneve të Martaneshit, Dumresë, Çermenikës, Bërzeshtës, Sulovës, ku u njoh dhe me shumё vajza tё tjera partizane, nga lindi njё miqёsi, qё u ruajt dhe nё vitet pas luftёs.
Nё veçanti, Zenepes i la mbresa beteja e Prrenjasit, ku gjatё luftimeve tё ashpra, mbeti i vrarё shoku i armёve Shaban Kenga, por dhe iu shpёtua jeta 900 ushtarёve italianë, qё ishin marrё robёr nga gjermanёt dhe po i dёrgonin nё kampet e shfarosjes. Mё 19 shtator 1943, Zenepia përfaqësoi rininё e Martaneshit, nё aktivin e Rinisë Komuniste të Qarkut, qe u mblodh në Funar te Elbasanit. Kёsisoj, vazhdonte jeta e partizanes Zenepe, me aksione e beteja të ashpra, shpesh të konkretizuara me fitore, por dhe me çaste të vështira, kur shihte shokët e plagosur, sidomos kur shihte bashkë-moshataret e saj, që e humben jetën në betejat e Dibrës, duke luftuar me heroizëm kundër pushtueseve nazi-fashistë dhe bashkëpuntorëve të tyre. Më 15-17 tetor 1943, Zenia mori pjesё në mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë dhe nga 1-4 nentori në betejёn e Dibrës, ku luftoi kundër forcave gjermane dhe mercenarëve të Xhem Gostivarit. Pas këtyre betejave, i vёllai Hyseni i dhuroi Zenes një pistoletё Berretta. Periudha mё e vështirё dhe me mbresa tё pashlyera pёr Zenepen, mbetet operacioni i dimrit. Mё 20 dhjetor 1943, pas njё rezistence tё mundimshme, partizanёt e Batalionit të Martaneshit u detyruan te tërhiqen para sulmeve tё gjermanëve dhe mercenarëve të shumtë, madje, pёr t’iu shmangur ndjekjeve, u detyruan tё ndahen nё grupe. Hyseni dhe Zenepia, sё bashku me grupin e partizanёve nga Vali dhe komisarin e çetёs K. Prifti, u strehuan nё stanin e Ibrahim Peshkut. Pas disa javësh izolimi mes maleve, K. Prifti vendosi tё nisej pёr nё Tiranё, sipas tij, pёr tu vёnё nё lidhje me Qarkorin e Partisё Komuniste dhe pёr kёtё udhёtim tё gjatё e tё vështirë, kёrkoi ta shoqërojë partizani Hysen Koxherri. Askush nuk dyshonte se pas kёsaj “detyre”, qё i ngarkonte “komisari”, fshihej njё mashtrim, fshihej tradhёtia. Kur arritёn nё Tirane, K. Prifti u vetёdorëzua nё kuesturë dhe tregoi ku ishte strehuar Hyseni, te cilin e arrestuan dhe pas torturash çnjerёzore, e dёrguan nё kampin e përqendrimit nё Prishtinë, ku e pushkatuan nazistët gjermanë, së bashku me 103 tё burgosurit e tjerё. Nё muajin shkurt 1944, nёpёr Martanesh kaloi Brigada e I Sulmuese. Është thёnё e ёshtё shkruar se gjatё kёtij marshimi, njё martaneshas, qёlloi dhe plagosi një partizan. Për këtë ngjarje shtabi i brigadës urdhëroi pushkatimin e 22 malësorëve. E vërteta është se askush nuk ka qëlluar me armë kunder partizanëve, ky ishte vetëm një pretekst për të justifikuar masakrën kundër banorëve te pafajshëm. Nё realitet, partizani ishte plagosur gjatё luftimeve nё Çermenike dhe me qё nuk mund ta transportonin nёpёr shkallёn e Valit, ia besuan për mjekim një familjeje patriote në fshatin Peshk. Për këtë ngjarje, në vitin 1967, Qazim Alia, i dërgoi një letër Presidiumit të Kuvendit Popullor, me kërkesёn, qё 22 malësorёt tё vlerёsoheshin viktima tё luftёs, pasi nuk ishin armiq. Me kёtё mendim u solidarizua Zenepe Koxherri, madje u bё njё ndёr pёrkrahёset mё tё zellshme tё kёsaj kёrkese, ndёrsa funksionaret partiakё martaneshas, në rrethin e Matit, nuk i përkrahën dhe i kritikuan. Nё pranverën e vitit 1944, lëvizja partizane u ripërtëri, u riorganizuan njesitё partizane, qё kaluan nё kundërsulm, duke çliruar njëri pas tjetrit fshatrat dhe tёrёsisht trevat ku dhe ringritёn keshillat Nacional–Çlirimtare. Nё këto aksione dhe në aktivitetet, pёrherё ishte e pranishme dhe partizania Zenepe Koxherri. Nё kёtё kohё, gjatë marshimit pёr nё fshatin Neshtё, papritur forcat partizane u gjenden tё rrethuar nga forcat e Hazis Biçakut dhe tё Isak Allës. Situata ishte shumё serioze, pasi mund tё pёrfundonte nё njё konflikt vllavrasёs. Grupi qё paraprinte marshimin, ndaloi. Partizani Nasebi Rama, i dha automatikun e tij Zenepes, por harroi qё i kishte hequr siguresёn, por Zenia padashje e vuri gishtin nё kёmbёz dhe qёlloi me bresheri nё ajёr. Ballistёt menduan se po qëllonin kundёr tyre dhe njëri pas tjetrit u ngriten dhe e braktisën rrethimin. Nga kjo pakujdesi e Zenes u shmang lufta vёllavrasёse. Pas këtij “aksidenti”, partizanët vazhduan rrugёn me misionet nё fshatrat e tjera. Mё 18 gusht tё vitit 1944, Zenepe Koxherri, partizane e Batalionit tё Martaneshit, u inkuadrua nё rradhёt e Brigadёs XVIII Sulmuese dhe luftoi nё Dibёr, Mat, Mirёditё, Pukё, Kukёs, Tropojё, Gjakovё, Prizren etj. Gjatё kёtij marshimi tё gjatё, nёpёr terrene tё thyera malore, Zenia me shokёt dhe shoqet e saj, luftuan me guxim kundёr nazistëve gjermanё dhe fitore pas fitore, çliruan trojet verilindore tё vendit tonё. Ditёn e çlirimit tё Shqipërisë, mё 29 Nёntor 1944, partizanët e Brigades XVIII e festuan nё Kosovё. Pёr meritat dhe trimёrinё e shprehur ne vitet e luftёs Nacional-Çlirimtare, Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka nderuar Zenepe Koxherrin me disa urdhёra dhe medalje. Pas çlirimit, Zenepia qëndroi nё Tiranё. Dhe pse ishte ndёr vajzat e pakta partizane nga trevat Martanesh-Çermenikё–Gryka e Madhe dhe pse ishte motra e dёshmorit tё luftёs, ajo nuk gёzoi privilegje dhe as favore. Qё nё ditёt e para pas çlirimit e pёr vite me rradhё, prezantoi kёrkesa nё zyrat e strehimit tё Komitetit Ekzekutiv tё Tiranёs, qё t’i jepnin njё banesё tё pёrshtatshme, por gjithmonё iu refuzua dhe ajo kurrё nuk u ankua. Nё vitet e para pas çlirimit banoi nё shtepinё e Farie Xhanit dhe mё pas bujti nё shtёpinё e Hasan Daltit. Pas shumё kёrkesash tё pёrsёritura, nё vitin 1964, 20 vjet pas çlirimit, i dhanё njё dhomё nё bashkёbanim me njё familje tjetёr. Për shumë vite Zenia jetoi vetёm, por nё vitin 1974, jetёn e saj e zbukuroi prania e nipit Iirit, i cili me dinamizmin dhe humorin gazmor, ia ndryshoi monotoninё e jetёs qё kishte kaluar. Megjithë meritat në luftë, kontributin në punë dhe qëndrimin e saj me korrektese shembullore, Zenepia kurrë nuk shprehu pretendime. Për shumë vite punoi punëtore në repartin e hartave në NSH të Mjeteve Mësimore. E impenjuar me përkushtim nё punё, fjalëpakë, e thjeshtё dhe me sjelljen miqёsore, Zenia fitoi respektin dhe nderimin e kolegёve tё punёs. Nё vitin 1978, doli nё pension pleqёrie, por kjo nuk do tё thoshte se tani kishte kohё tё lirё tё pushonte, pёrkundrazi u impenjua mё shumё nё punёt e shtёpisё. Nё vitin 1989, pas 45 vite kёrkesash tё pёrsёritura, i njohёn tё drejtёn e apartamentit ku kishte banuar pёr 25 vite nё njё dhomё tё vogёl. Gёzimi i shtёpise, u pasua me martesёn e Ilirit me Valbonёn dhe bukuria e familjes u plotësua me stërnipin Bojanin. Kёto vite pleqёrie tё qeta dhe tё lumtura, Zenepia i gёzohet mё shumё lumturisё familjare. Tё tregosh per Zenepe Koxherrin, nuk mjafton njё artikull, pasi jeta e saj ёshtё e mbushur me shumё ngjarje, disa prej tyre tё bukura, por dhe tё tjera tё dhimbshme e me vuajtje, ёshtё jetё e pёrjetuar nё mёnyrё intensive nё halle dhe nё gёzime, por dhe me tё papritura e mistere, ёshtё njё jetё e thjeshtë, por me shumё aspekte tё veçanta e interesante. Më 15 prill 2015, nё festimin e 92-vjetorit tё lindjes, vёllezёrit, nipat e mbesat, madje dhe stёrnipat e stёrmbesat, tё afёrmit, miqtё, shoqet, shokёt dhe bashkëfshatarët e saj, unanimisht i shprehën mirёnjohjen, nderimin, respektin dhe urimin e pёrbashkёt: Jetë tё gjatё dhe plot mirёsi familjarisht.

tiranaobserver.al