Gani Nikollari, veteran i LANÇ, mësuesi i parë i shkollës shqipe të...

Gani Nikollari, veteran i LANÇ, mësuesi i parë i shkollës shqipe të Seniçanit

1523
0
SHPËRNDAJE

Seniçani është një fshat në jug-lindje të Dëshnicës. Ai është i përmendur në historinë e rrethit të Përmet, për qëndrimin e tij e luftërat kundër pushtuesve të huaj. Aty në Seniçan me 13.3.1915 lindi Gani Sulejman Nikollari, në një familje me tradita të hershme Atdhetare. Shtëpia e Nikollarëve, në Seniçan ka qenë një vatër e shquar e lëvizjeve për liri e pavarësi kombëtare. Babai i tij, Sulejmani, ishte shkolluar në fushën ushtarake në akademitë e Turqisë e Italisë, kishte qenë pjesëtar i shoqatave patriotike të Gjirokastrës e Korçës, si oficer i lartë dhe Komandant i Frontit të Jugut: Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, në luftën kundër okupatorëve që shkelen viset e Shqipërisë në vitet l9l2, l9l4, l9l6, l920 etj, ka dhenë një kontribut të madh. Sulejmani përkrahu dhe u vu në mbrojtje të Kongresit të Lushnjës dhe Qeverisë së Fan Nolit, në Janar l920. Katër fëmijët e Sulejmanait dhe Minesë, u mbrujtën e edukuan me këto tradita të tyre. Lidhjet miqësore me familjet patriotë të Riza Velçishti, Sami Gremi Velçishti, Iljaz Sevrani, Shaban Bejko Sevrani, Vexhi Gremi Velçishti, Qemal Hoxha në Mezhgoran e Kamber Gosnishtit ishin faktorë të tjerë.
Këto tradita të shquara të familjes Nikollari në Seniçan, do të ngriheshin me lart, e do të shkëlqenin me gjithë forcën e tyre gjatë LANÇ. S’iu dha mundësia për të vazhduar shkollën më lart, për shkak të qëndrimit të babait të tij kundër regjimit. Në vitin l939, thirret për të kryer shërbimin ushtarak, meqe ishte me shkollë, e fizik-trup i hedhur, i shkathët e inteligjent, kundër dëshirës së tij, dërgohet në Itali, për një shkolle ushtarake dyvjeçare, të cilën pas 7 muajsh e braktis e kthehet në Tiranë. Për këtë pas shumë përpjekjesh i shpëton ndjekjes penale. Në këtë kohe në Tiranë e ndihmon Fejzo Gostnishti i cili kishte dhe një dyqan, ai e ka strehuar, mbrojtur e ndihmuar Ganiun. Okupimin fashist e pret me urrejtje, duke qëndruar në fshat i kundërvihet atij me pushkë dhe përfshihet në LANÇ.
Shtëpia e Nikollareve në Seniçan ka qenë një vatër e shquar atdhetare, qe ka luftuar brez pas brezi për lirinë e Shqipërisë. Familja e tyre qe në fillim u lidh dhe u bë një nga bazat e rëndësishme të LANÇ. Ganiu, megjithëse fizikisht me shëndet jo të mirë, dhe barrën e madhe të familjes që kishte tashmë, pas humbjes-vdekjes papritur të vëllait të tij Hakiut, në moshë të re, iu përkushtua me vendosmëri LANÇ. Ai familjarisht, bashkë me Shegën e Muharremin, dhe të shoqen Dekon, u vunë totalisht në shërbim të LANÇ. Me 14 Nëntor 1943, Ganiu zgjidhet Sekretar i Këshillit Antifashist NÇ. të Seniçanit, dhe ishte pjesëtar i Grupit Edukativ dhe i Çetës Territoriale të fshatit, dhe anëtar i Këshillit Krahinor bashkë me Xhafer Cankollarin, me qendër në Zhepovë. Për herë të parë më l942, vijnë në Seniçan, në shtëpinë e Ganiut dhe të Muharremit, antifashistët, drejtuesit e organizatore të Lëvizjes N. Çlirimtare: Mustafa Matohiti, Skënder Malindi e Iljaz Sevrani të Grupit të Skraparit, Lumo Pavari, Kame Ali, Qemal Hoxha, Shaban Idrizi, Bexhet Mema etj. Ganiu merr takimin e pare me ata, njëkohësisht dhe detyrat për t’u vënë në shërbim të luftës. Merr takim dhe mban lidhje me Dr. Musa Ohrin, Neim Gurin, Qemal Hozha, Muharrem Kuqarin etj.
Më 21 Mars l943, bashkë me Kame Ali, Demir Demçellari, Gani Nikollari, Mehmet Demçellarin, Xhafer Cangollarin, Aliko Alikollari e Hiqmet Duçkallarin, morën pjesë në mbledhjen Suke-Goricë që organizoi Heroi i Popullit Mustafa Matohiti, për bashkimin dhe hedhjen e popullit të Dëshnicës në LANÇ, kundër okupatorëve fashistë. Populli i Seniçanit e përkrahu plotësisht atë.
Me 27 Nëntor l943, vjen në Seniçan Shefqet Peci në krye të grupit I-rë partizan, shoku dhe miku i Sulejman Nikollarit, babait të Ganiut. Ai edhi në shtëpinë e tij, dhe pasi e përgëzoj dhe përshëndeti Ganiun dhe familjen, për rrugën që kishin zgjedhur me LANÇ, në mbledhjen e popullit ju thotë atyre: Në qoftë së do të jetonte Sulejaman Nikollari, do të ishte bashkë me mua në LANÇ.
Në aksionin e luftës e 2 Korrikut l943 kundër garnizonit fashist italian, Ganiu organizoi mbështetjen e Grupit të Skraparit e njësive të tjera partizane, ku drejtuesit e tij Skënder Malindi e Iljaz Sëvrani, u strehuan, qëndruan e vepruan në shtëpinë e tij.
Në shtëpinë e familjen e Ganiut, u strehuan e zhvilluan aktivitetin e tyre, partizanë dhe udhëheqës të LANV, si: Mustafa Matohiti, Haki Toska, Shefqet Peçi, Meleq Gosnishti, Myslym Keta, Adnan Qatipi, Xhorxhi Zera, Hajtro Haxhia, Rustem Haxhia, Bexhet Mema, Shaban Idrizi, Skënder Malindi, Iljaz Sevrani, Niazi Cepani, Rakip Hazhia, Xhako Kajca, Qemal Hoxha, Kame Ali, Lumo Pavari, Feti Bubesi, Nëim Guri, Myrteza Xhani, Et-hem Xhani, Syrja Tahiri, Fadil Kame, Muhamet Merkuri, Muharrem Caculi, Et-hem Sëlfo, Muharrem Manë, Kudret Caushi, Islam Gremi , Rexhep Didini, Syrja Sakollari etj. Aty në shtëpinë e tyre qendruan, u strehuan e u mjekuan nga vetë familja, partizanët e plagosur Birçe Sinemati (Gëzim Kuçi), Arif Kajca etj, për 45 ditë, i ushqyen dhe i mbrojtën nga forcat armike.
Mësuesi e Sekretari i Këshillit N.Çl. bashkë me kryetarin Vesel Jaupllari, e anëtaret e tij: Demirin, Hazizin, e Xhaferin, Ganiu ishte promotori i atij Këshilli. Ditë e natë në krye të punës së përditshme, për mbledhje ndihmash, për strehimin e ushqimin e partizanëve, atë e gjeje çdo natë në shtëpitë e fshatareve, dhe për marrjen e masave të forta sigurie për forcat partizanë, dhe në mbledhjen e Këshillit Krahinor, në Komandën e Vendit, shkontë e bashkëpunoftë me shokët e luftës e këshillave N.Çl. të fshatrave për qark: Sevran, Fratar, Mertinj, Kuqar, Velçisht, etj. Në këto veprime ai kishte në krah aktivistët e shquar dhe korrierët e palodhur: Dule Manrllari, Kame Muratllari, Hiqmet Ducvkallari, Adem Cankollari, Sheme Nikollari, Shaqo Duckallari, Fejzo Nikollari, Sali Nikollari, Bardhyl Gremi, Nuri Jaupllari Sabri Jaupllari, Gani Duckallari, Hysen Alikollari, Ali Muratllari etj.
Ganiu pasi kthehet nga Konferenca e dytë e Arsimit për Qarkun e Gjirokastrës qe u zhvillua me 29 Gusht deri 2 Shtator l944, ku ai mori pjesë në të, vepron shpejt dhe sëbashku me bashkëfshatarët, përgatisin hapjen e shkollës së parë shqipe në Seniçan. Ngjarja e madhe në historinë shekullore të Seniçanit, për mësim e dituri. Më l1 Shtator l944 u hap shkolla e parë në Seniçan, Gani Nikollari për hapjen e shkollës vuri në dispozicion shtëpinë e tij që quhej hauri, dhe Ganiu ishtë mësuesi i pare i shkollës shqipe të Seniçanit. Në zjarrin e luftës kur akoma atdheu nuk ishte çliruar, ai hapi shkollën e pare Shqipe në Seniçan.
Hauri
HAURI, ka qenë shtëpi qe i thoshin i miri i HAURIT. Atje bëheshin, gosti, dreka e darka për lindje, fejesa e martesa. Sipas të thënave të të parëve tonë, kur është ndërtuar shtëpia jonë që quhet HAURI, në katin e dytë, atje e ka bekuar dhe ka venë doren në mur të HAURIT, një klerik i madhe Fetar, me forcatë medha Hyjnore, prandaj kjo shtëpi quhet edhe I MIRI i HAURIT. Kjo Shtëpi-Hauri, e Gani e Muharrem Nikollarit, ka qenë një vend me të vërtetë pelegrinazhi, që e ruajti këtë në mbi 300 vjet, deri në shtator 1944. Në atë kohë sipas urdhrit të Qeverisë Demokratike, në të gjithë fshatrat qytetet dhe zonat e çliruar në kug të vendit, duhet të ngriheshin e të fillonin shkollat, ku do të mësonin brezi i ri.
Bashkë me nxënësit, që shkonin në shkollë, në mënyre paralele, u ngrit dhe kursi kundër analfabetizmit, për të mësuar shkrim e këmdim, edhe djemtë, nuset, gratë, burrat që ishin analfabetë. Ketë kurs, e drejtoi me shume vullnet e këmbëngulje mësuesi i palodhur Gani Nikollari. Në shkollë hynë për të mësuar jo vetëm nxënës të moshës shkollore, por edhe djem e vajza, që gjysma ishin mbi 13-15 vjeç, anëtarë të organizatës së Rinisë Antifashistë, dhe aktivistë të LANÇ. Aty Ganiu u mëson shkronjat e para, u dha dritë e jetë, i mësoi, e edukoi si mësues e prind, me shpirtin e dashurisë për popullin e atdheun. Mjaft prej tyre mbaruan shkollat e larta, për mësues, ekonomistë, oficere etj, të cilët nuk e harrojnë kurrë mësuesin e tyre të dashur. Ganiu bashkëpunonte edhe me mësuesit e tjerë të njohur si Sami Elezi, Sotir Andoni, Halil Selenoca, Barjam Zoto, Islam Gremi Velcishti, Sami Cafka, Sami Cucin etj. Në vitin l947, populli Seniçanit do të ndërtonin me forcat e tyre, godinën e re të shkollës fillore të fshatit.
Ganiu vazhdonte të ishtë Sekretar i Këshillit Popullor të fshatit, detyre në të cilën populli e zgjodhi për shumë vjet, deri në vitin l960, kur ai u vendos familjarisht në fermen e Piskovës si llogaritar.
Ai ishte veteran i LANÇ dhe aktivist i pa lodhur. Edhe në pension punoi për edukimin atdhetar të brezit të ri. Ruajti të pastra idealet për të cilat luftoi e punoi. Në vazhdim të dashurisë për arsim, kulture e dije, i la shoqërisë l2 djem e vajza, nipër e mbesa, që vazhdojnë të jenë mësues në shkolla dhe sot.
Gani Nikollari ndërroi jetë me 20. 5. 1997, emri, vepra dhe kujtimi e tij, do të rrojnë, do të nderohen e kujtohen, me respekt nga brezat e ardhshëm.
Shenim: Ky shkrim për herë të parë, është botuar në Gazetën Kushtrim Brezash Nr . 29 datë 23.7. 2004 dhe në Gazetën e Shoqatës Atdhetare Kulturore PËRMETI-Nr. 26 Korrik 2004, me këta autorë: APOSTOL KOTANI, MUSA MANË, SKENDER MALINDI, HAJRO HAXHIA, SYRJA TAHIRI, ZAIM DEMCELLARI, KOZMA THANO, AHMET JAUPLLARI, MUHARREM NIKOLLARI

tiranaobserver.al