Priftërinj ushtarakë italianë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Priftërinj ushtarakë italianë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

650
0
SHPËRNDAJE

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në përbërje të Forcave të Armatosura të ushtrisë italiane, ishin të radhitur edhe priftërinjtë ushtarakë. Në Shqipërinë e sotme duket e çuditshme, se si mundet të kishte priftërinj ushtarakë që shoqërojnë ushtrinë pushtuese. Ata shihen si shërbëtorë të Zotit, si misionarë paqeje, si udhëheqës apo barinj shpirtërorë të popujve (?!). Por ushtria italiane kishte një traditë të hershme të pranisë së priftërinjve në radhët e saj. Kjo traditë kishte lindur që nga koha e Charlemagne (shekulli VII-VIII), si një nevojë për të siguruar ndihmën shpirtërore të ushtrisë së krishterë. Që nga ajo kohë u bë e zakonshme prania e priftërinjve së bashku me luftëtarët. Në krye të trupit të priftërinjve dhe dhjakët ishte një major kapelan (ose famullitar), i cili fillimisht ishte i varur nga peshkopi lokal dhe me kalimin e kohës klerikët ushtarakë u bënë gjithnjë e më autonomë, si, p.sh., në Spanjë (1571), Austri (1720) dhe në Piemonte (Itali) më 1733.

Në Itali, pas ndërhyrjen që bëri Vatikani, klerikët ushtarakë, për shkak të marrëdhënieve të vështira me Selinë e Shenjtë, u reduktuan në mënyrë progresive deri në zhdukjen e plotë në vitin 1878. Por situata ndryshoi pas marrëveshjes së nënshkruar nga General Luigi Cadorna më 12 prill 1915, në prag të hyrjes së Italisë në Luftën e Parë Botërore. Në atë marrëveshje u vendos caktimi i një prifti në çdo regjiment të trupave të Ushtrisë Mbretërore. Më 1 qershor 1915, një dekret i Kongregatës për Ipeshkvijës themeloi figurën e peshkopit të fushës, duke e vendosur atë në krye të të gjitha kapelanisë ushtarake në Itali. Në vitin 1925 u krijua Ordinariati ushtarak, i cili i kishte caktuar çdo regjimenti të ushtrisë italiane që të kishin në përbërje të tyre një prift (kapelan), që do ti shoqëronte trupat e ushtarëve italianë në çdo vend ku ato dislokoheshin, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Italisë.
Edhe ushtria italiane që erdhi për të pushtuar Shqipërinë më 7 prill 1939 kishte në përbërje të saj shumë klerikë ushtarakë. Priftërinjtë, duke qenë pjesë përbërëse të Forcave të Armatosura të ushtrisë italiane, ishin në strukturë të kësaj ushtrie. Ata mbanin të veshur rrobat ushtarake dhe, sipas pozicionit të tyre në hierarkinë ushtarake, kishin grada të nivele të ndryshme. Priftërinjtë kryenin shërbesa fetare (mesha), organizonin festa fetare, bekonin ushtarët dhe armët e ushtrisë fashiste italiane, organizonin ceremonitë e varrimit të ushtarëve të vrarë etj. etj.

Edhe ushtria italiane që erdhi për të pushtuar Shqipërinë më 7 prill 1939 kishte në përbërje të saj shumë klerikë ushtarakë. Priftërinjtë, duke qenë pjesë përbërëse të Forcave të Armatosura të ushtrisë italiane, ishin në strukturë të kësaj ushtrie. Ata mbanin të veshur rrobat ushtarake dhe, sipas pozicionit të tyre në hierarkinë ushtarake, kishin grada të nivele të ndryshme. Priftërinjtë kryenin shërbesa fetare (mesha), organizonin festa fetare, bekonin ushtarët dhe armët e ushtrisë fashiste italiane, organizonin ceremonitë e varrimit të ushtarëve të vrarë etj. etj.

Në koleksionin e fotografive që Dr. Pierluigi Zamperin kishte bërë në Shqipërinë e vitit 1941 ndodhen edhe fotot e disa priftërinjve italianë, të cilët ishin të dislokuar në Spitalin Fushor italian “21” (OC-21) në Babjes të Librazhdit. Në atë spital shërbente si prift-oficer kapelani Don Gallea. Duke gjykuar nga veshja (rroba e priftit) Don Gallea duket se i përkiste udhërit katolik të jezuitit. Dr. Zamperini shkruan në pjesën e prapmen të fotografisë që kishte dalë me kapelanin e tij, se Don Gallean ishte një “njeri gjithmonë i qeshur, pavarësisht nga vështirësitë e luftës”.

Në disa foto Don Gallea paraqitet duke kryer shërbesa fetare me ushtarët e dislokuar në luginën e lumit Shkumbin (Foto PLZ 130). Më 5 qershor 1941, në përkujtim të “Festës së Shëndetësisë” Don Gallea zhvilloi me personelin spitalit ushtarak të Babjes një ceremoni fetare në oborrin e Qendrës Spitalore (Foto PLZ-133). Në një grup fotosh Don Gallea paraqitet duke zhvilluar një ceremonie fetare edhe në Qendrën Spitalore në Krastë të Elbasanit (Fotot PLZ , PLZ 122, PLZ 123 dhe PLZ 124).

Veç kapelanit Don Gallea në spitalin e ushtarak italian të Babjes shërbenin edhe priftërinj të tjerë të urdhërit françeskan, siç duken ata edhe në fotot PLZ 107, PLZ 110, PLZ 111, PLZ 113 dhe PLZ 114.

prift