Dibër e të qofsha falë!

Dibër e të qofsha falë!

1636
0
SHPËRNDAJE

Historia e Dibrës është shumë e lashtë. Emri i kësaj krahine do të përmendet që nga shekulli I V para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboini dhe Plini. Këta autorë të mëdhenj të lashtësisë përmendin në librat e tyre fisin e doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolemeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tij planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij i quan Doberët.

Të dhënat arkeologjike që janë kryer në këtë zonë konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh emri i sotëm Dibër.

Qyteti i Dibrës ka qenë shumë i njohur në fushën tregtare dhe ka qenë në të kaluarën qendër artizanati. Ajo ka pasur një shtrirje gjeografike favorizuese sepse ishte udhëkryqi kryesor ku kalonte rruga Egnatia. Në vitin 1502 njihet si një qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40-të të shekullit XIX kishte 8400 banorë, 250 dyqane dhe ishte një nga qendrat ekonomike më të rëndësishme.

Në vitin 1909 në Dibër u mbajt Kongresi i Dibrës, kongres që u organizua nga xhonturqit dhe nuk i solli ndonjë shërbim të madh lëvizjes kombëtare. Por solli një rezultat për tu lëvduar. Për herë të parë gjuha shqipe jepej në shkolla në mënyrë të ligjshme brenda Perandorisë Osmane.

Mbas turbullirave dhe luftrave ballkanike ky vend do humbiste rëndësinë e vet sepse Dibra mbeti një qytet pa fshatra, të cilat i kaluan Maqedonisë. Një padrejtësi e madhe për truallin shqiptar, sepse Shqipëria u kthye në një plaçkë tregu i fuqive të mëdha.

Kryeqendra e krahinës pësoi degradim ekonomik dhe kulturor.

Dibra etnike shtrihej nga bjeshkët e Nalta të Sharrit, ku buron Vardari dhe ulet paralelisht me Drinin e Zi deri sa te takohet nje perpendikulare që zbret nga malet e Jabllanicës, duke bërë një ngjitje drejt veriut. Dibra nga ana topografike mbyllet nga pesë qafa ose porta duke i dhënë kësaj treve trajtat e nje kalaje natyrale: Qafe-Buall, Qafe Murrë, Guri i Kuq në Lurë, Portat e Korabit, në Duf të Rekës, ne Bizhurë te Manastirit dhe mbyllet ne Qafë Studen.

Dibranët shquhen ndër shekuj për trimëri të madhe. Nga 24 beteja që zhvilloi Skënderbeu 19 i zhvilloi në Dibër. Dibranët ishin aleatët e mëdhenj të Skënderbeut.

Por trimëria e kësaj krahine është dukur në të gjitha betejat më të rëndësishme që kanë zhvilluar dibranët në peripecitë e mëdha të pushtimit të trojeve tona.

Nga kjo krahinë kanë dalë shumë patriotë por me emër janë dinastia e Gropajve, një familje e madhe fisnike e krahinës së Dibrës.