Ja kush kërkoi të vriste Sali Berishën

Ja kush kërkoi të vriste Sali Berishën

351
0
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja ka folur për ngjarjet e 1997-ës dhe rolin e “Forumit për Demokracinë” në ato momente të krizës së rëndë.

Duke folur në News 24, për akuzat që bëhen ndaj tij se ka kërkuar eliminimin fizik të ish-presidentit Sali Berisha, Lubonja theksoi se diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe se ata që deklarojnë diçka të tillë flasin pa fakte.

Sipas analistit, ai kërkuar eliminimin e Berishës nga politika, si përgjegjësin kryesorë të krizës ku ishte futur vendi.

Lubonja ka treguar edhe një moment kur një ish i përndjekur politik i kishte kërkuar Forumit që të vriste Berishën.

“Ne na erdhi edhe dikush dhe na tha e vras unë Berishën, por unë iu përgjigja se nuk jemi këtu për të vrarë njeri. Nuk ka rëndësi emri, ishte një ish i përndjekur. Ishte nga ata trimat dhe tani ka vdekur. E vranë kundërshtarët e tij”, u shpreh Lubonja.