ETIMOLOGJI: Burimi i fjalës “TURK”

ETIMOLOGJI: Burimi i fjalës “TURK”

586
0
SHPËRNDAJE
 – Shqipja e rrënjët e saj, të shtrira deri në Egjiptin e lashtë. Çdo të thotë Turk? Ky emër si shumë emra shtetesh të tjerë në Evropë, por edhe më gjerë ashtu si dhe vetë emrat e kontinenteve emërtuar, shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, gjuhë kjo trashëguar nga Pellazgu i Parë.
Dhe kjo është një e vërtetë, një e vërtetë e madhe e fshehur në errësirë të plotë qëllimisht prej shekujsh.
Turk. Për të kuptuar këtë fjalë po ju sjell  shembuj pambarim të cilat vërtetojnë kuptimin e kësaj fjale dhe jo vetëm të saj, por dhe të shumë fjalëve të tjera te gjuhës shqipe edhe më gjerë që do i shohim më poshtë dhe ajo që është më kryesorja, del në pah edhe një herë se gjuha jonë është gjuha “Bazë” e gjithë gjuhëve Indoeuropiane.
çallme
Së pari ju them se Turqit quhen “Turq” për arsyen e vetme sepse mbajnë në kokë jo “Pelesin” e bardhë, P’lisin e Pellazgut traditë e vjetër Iliro-Shqiptare, por një shall mbështjellë “turr” rreth kokës, traditë specifike kjo e popullit turk , pra “Turshall -Turkall”, quajtur Çallmë, (çall – shall) ashtu si “çallma” e malit që i mbulon majat e saj në dimër. Ja dy shembuj të marra nga fjalori Shqip – Shqip ku na tregon se kush quhet “Çallmë” dhe “Festë” “ku rrotull” saj mbështillet turr – shalli.
ÇALLMË f.
1. Rrip i gjatë pëlhure me ngjyrë të bardhë, të zezë ose të gjelbër, që mbështillet disa herë rreth ‘Festes* dhe që e mbajnë në kokë klerikët myslimanë dhe burrat në disa vende. Çallmë e bardhë (e gjelbër, e zezë). Çallmë hoxhe. Çallma e dervishit. Me çallmë në kokë. Vuri (hoqi) çallmën. Lidhi (mbështolli) çallmën. E bëri turrë shaminë, shallin etj.FESTE f.
* Kësulë a kapelë pa strehë, zakonisht prej cohe të kuqe dhe me e ngushtë në majë, e cila mbahet kryesisht nga burrat në disa vende të Lindjes së Afërme dhe të Afrikës. Pra siç e pame më lart është krejtësisht e qartë që turqet quhen ashtu sepse mbajnë shallin lidhur pas kokës “Turr”- shall. “Turkalli”
mali tomorriSjellë këtu disa shembuj të tjerë që rrjedhin nga fjala “Turr”
Turr – turra e druve, turi – surrat, turrashke -akreloni, turist, tore, torno, tornado, turbo, turrbinë, etj.Një shembull tjetër nga Fjalori Shqip – ShqipTURBINË f.
– Rrotë me bisht të fortë e me fletë rreth e rrotull, që vërtitet me anë të forcës së ujit, të avullit ose të gazit dhe që vë në lëvizje gjeneratorin. Turbinë elektrike. Turbinë me ujë (me avull). Turbinat e hidrocentralit, etj.

Të gjithë fjalët e shembujt e mësipërm tregojnë se fjala “Turr” do të thotë mbështjell rrotulloj diçka në formë rrethore dhe që kuptohet qartë se kemi të bëjmë me fjalën “Rrote”, Rrot<=>Turr.

kisha e Benjes 8=1 (9)Por a mundet të themi që fjala “Rrotë” është shqipe?  Kjo fjalë shtrihet e zhvillohet  semantikisht kaq shumë në gjuhën shqipe si në asnjë gjuhë tjetër e i takon asaj për një arsye të vetme sepse kjo fjalë “Rrotë” buron dhe rrjedh direkt nga vet emri i perëndisë më të lashtë  egjiptiane  “Ra” pa e humbur kuptimin e parë të saj gjendet në mesin e qindra e qindra fjalëve të gjuhës shqipe.

Janë rrezet e dritës “Ra” të cilat sjellin tek gjuha shqipe foljen po me të njëjtin kuptim: Ra,  unë rash, ti re, ai ra; ata/ato ranë si rrezet e dritës anë e m’bi anë, kësaj bote të paanë, e jeta filloj për shkak të saj, dritës, rrezeve-rrënjë – energji.

Rrota është një nga shpikjet më të para të njerëzimit, por jo më parë se vetë gjallesa njeri, pra kjo rrotë u bë, u krijua po nga “Dora” e tij dhe e quajti kështu sepse kishte dhe ka formën e mbështjelle “Turr” te “Dorës” ashtu si lidhja “plis” pështjellim i vet perëndisë “Ra”formës dhe rrezeve të tij të arta. Vetë Durrësi u quajt kështu sepse është i ndërtuar në terren gjysëm rrethor ashtu si dhe dora gjysëm e hapur.

“Dyrrah”
Durresi - mili butka etimologjiShembujt janë të pafund, por unë do ju sjell akoma dhe një fjalë specifike e veçantë e shqeto shqip, fjalën “Duro”.
Njeriu mbështillet, bëhet i fortë si dora e bërë “turr”e durr-on dhimbjen shpirtërore por dhe atë fizike ai mbështjell fort gjymtyrët “rrotull” tij ashtu si dora mbështjell gishtërinjtë e saj e ben “Durim” dhimbjet mbi trupin e tij,

Në gjuhën e bukur shqipe, karroca quhet “Karrocë” sepse, “Ka – rrotë” = Ka/rrocë, pra kemi të bëjmë me fjalën njërrokshe e njëkohësisht me foljen shqipe, “ka + rrotë” dhe ndërkohë gërma “K” shoqëruar me zanore lexohet “Q” e na kthen fjalën “Karro/cë”= “Qerre”.
Në gjuhën e vjetër shqipe apo thënë më mirë në atë Gege, kemi një fjalë tepër domethënëse për sa i përket fjalës ‘Rrotë” e kjo fjalë është fjala “Rrok”, që do të thotë e përqafoj e “Rrok” për qafe ose e “Rrok” për beli duke bashkuar të dy krahët në formë rrote, (rrethore).

Por “qerja” apo “karroca” ndryshe quhet dhe “Rrabë”. E për tu shpjeguar fjalën rrabë mjafton të sjellim si fillim fjalën, “Rob” rob lufte, robëri, pra i pushtuar ashtu siç pushtojmë dikë e rrok për qafe e pushton për mesi,  pa haruar fjalë “rrobe”, rrobat që veshim pështjellim përreth trupit tonë -njerëzor. Fjala “Rrabë” lexuar në anagramë na sjell fjalën tjetër “Bark” ashtu si “Barku” i njeriut në formë të “harkuar” apo femra kur është me “Barrë” dhe e m’bart me vete “baret”, ‘bares”, pa harruar mjetin lundrues “Barka = Ka bark” ku (b = v) Barkë = varkë pra diçka e harkuar me “bark”, etj.

E pra Dielli në gjuhën pellazge quhej “Ra” rreze, Ar = drite, akoma dhe sot në gjuhën e përditshme shqipe themi, “Ra ditë”, u zb’AR’dh” e shumë shembuj të tjerë.

Eshtë serish gjuha e lashtë shqipe e cila ka në fjalorin e saj:

TURRË II f.
1. Shami a peshqir, që e përdredhin mirë, e lidhin nyjë nga njëra anë dhe e përdorin për të goditur me të në disa lodra, (kapuçash, filxhanash, unazash); loja që bëhet me këtë shami a peshqir. E bëri turrë shaminë. E qëlloi me turrë. I dredh flokët si turrë.
Mjafton ti shtojmë fjalës shqipe: Turr, mbaresen e njohur ‘c’ dhe aty do gjeme: Turrc, turrk, turs, turr, i turbullt i errët-ezmer, si edhe tur, turrem, vërsulem (ydzym) -turçeli … esapi.
Së fundi falënderoj gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, gjuhën  e shqipes – shqipen që na mundësoi ta flasim atë.
Ju faleminderit!   Mili Butka.