ÇKA SHKRUANIN SERBËT PËR NE, ÇKA SHKRUAJMË NE PËR VETVETËN ?

ÇKA SHKRUANIN SERBËT PËR NE, ÇKA SHKRUAJMË NE PËR VETVETËN ?

391
0
SHPËRNDAJE

Nga Fahri Xharra

Sipas Samarxhiqit ( 1989) ,në fund të shekullit XIX –të në Kosovë ishin rreth 30-40 përqind të “Arbanasve “ me origjinë sllave ; kurse Mladenoviqi (1989) e rritë numrin në dy të tretat e banorëve shqiptarë të Kosovës që ishin me origjinë serbe, kurse studjuesi Veselin Gjuretiq (1992) ,e përmbyllë numrin e shqiptarëve me prejardhje serbe në 80%. E shihni që ata përveç kishës së Martinoviqit ,dalin edhe me ” shenjtërime” tjera.

Edhe udhëpërshkruesi Gopçeviq e kishte zhvilluar tezën e Shqiptarëve si Serbë të albanizuar si dhe praninë e “Kripto-serbëve” apo “serbëve të mëshefur”(Përvetësim i pa skrupullt i një kombi të tërë). Ai thot se kombësia arbanase nuk egziston , sepse “ Arbanasit” në të vërtetë janë “Shkipetarët” ,sepse Arbanas mundet me qenë edhe serbi edhe turku edhe greku.
Kufiri etnografik me Shqipërinë ishte largë nga Sanxhaku.Ai (kufiri) as në shek.XVI nuk mbërrinte deri të Drini i Bardhë.

Dukagjini nuk ishte në përbërje të Shqipërisë. Tek në shekullin XVII ,kufiri lëvizi këndej por pa e kaluar Drinin. Në Lumë dhe në nahijën e Gjakovës ,banorët ishin serbë dhe flitshin serbisht.( ?)

… Ardhja e Arnautëve në Sanxhak (rreth vitit 1700) nuk ndikoj në numrin e shqiptarëve në Shqipëri sepse teprica e popullit të saj i gjeti kushtet më të mira për jetën në Sanxhak. Pse erdhën ata aty? Sepse popullata serbe e vendit ishte në luftë me turqit” ( po aty).
“ Arnautët ishin gjithmonë përfaqësuesit e denjë të çrregullimeve dhe të mos përgjegjësisë ndaj shtetit, Të tillë i njhnin edhe të krishterët( Europa,f.xh.) e edhe Turqit.

Gjatë historisë,në të kaluarën dhe të tashmen për banorët e Makedonisë , Sërbisë së vjetër dhe në Sanxhak,Shqiptari ishte sinonim i dhunuesit dhe i dhunës dhe i rrëmbimit. Ata ishin të tillë edhe në kohë të luftës e edhe në kohë të paqës.”


Jovan N. Tomić O Arnautima u staroj Srbiji i Sandžaku,1913).

Trillimet serbe nuk kishin të ndalur. Ato nuk ndalen edhe sot. Kur i lexojmë këto fjalë ,vetë themi: Sa të poshtër paskan qenë këta serbët, dreqi e past marr! Shajmë në FB dhe asgjë më tepër.

Dhe prap vazhdon jeta e jonë thuajse asgjë nuk po ngjet.
Si u “albanizuan “dhe u “islamizuan “ serbet ortodoks në vitet 1737 ? A nuk ju duke kjo një pyetje që i kalon të gjitha normat e një shkrimi historik apo dokument diplomatik, e shkruar po në atë libër ?

Dhe këto pyetje bota i ka pranuar ,e ne kemi heshtur dhe heshtim edhe sot. “U mundova thotë Jovan N. Tomiqi në librin tim që me fakte dhe argumente të tregoj se si erdhi deri te albanizimi dhe muhamedanizimi i serbeve , këndej kufirit me Shqipërinë.”

“Në Sanxhak nuk ka pasur kurr Shqiptarë -propagojnë serbët,,as me ardhjen e turkut ,as në shekullin XVI ,as në ate të XVII. Në shekujt e përmendur banorët e atyhit ,përveç një numri të vogël turqish ishin kryesisht Serbët,serbët e fesë muhamedane dhe më shumë të asaj ortodokse. Por gjuha e tyre si e muslimanëve si e ortodoksëve ishte serbishtja- ja këto janë trillime serbe me të cilat e mashtruan botën.

Ja se çka shkruajnë shqiptarët për veti :

Hoxhallarët dhe “intelektualet’ e kohëve të fundit i mbushnin faqet e gazetave, minutat televizive me : “Ne duhet t`i falënderohemi turkut që jemi musliman ,që jemi shqiptarë se për ndryshe ” ishim ” serbë. Ç`farë mjegulle e errësuar nën qiellin tonë arbëror!

Ju kujtohet “Akademiku “ Hasan Kaleshi ?
Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire (KALESHİ,Hasan, “

Türkler’in Balkanlar’a Girişi ve İslâmlaştırılma Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, sayı:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaası, İstanbul, 1981,177-194.

“Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, i autorit Hasan Kaleshi. Sipas informacione që kam, shkrimi pritet të botohet në numrin e ardhshëm të revistës “Përpjekja” në Tiranë dhe në revistën “Edukata Islame” në Prishtinë Duhet theksuar se shkrimi në fjalë * JA SE SI TURQIA E SHQIPTARIZOI KOSOVËN * është përkthyer nga gjuha turke dhe një shkrim me të njëjtat teza ekziston edhe në gjuhën gjermane, i cili është cituar shumë herë nga O. J. Schmit, N. Clayer, N. Malcolm, P. Bartl e shumë studiues të tjerë. https://orientalizmi.wordpress.com/tag/hasan-kaleshi/ . “Në kohën që po finalizohej pushtimi turk i Ballkanit, populli shqiptar ndodhej para sprovës më të rëndë historike, pra rrezikonte të asimilohej i tëri.” shkruan Kaleshi ( 1952)
Shqiptari tjetër Fatlum Sadiku shkruan nga Turqia “Para se me u masovizu xhamijat ne Ballkan, kurrkush nuk e ka ndi emrin SHQIPTAR. Islamizimi i albanofoneve serbe, greke, arbneshe, vllehe, llatine e te lloj-lloj kotille tjeter kishtare, e prodhoi etninë shqiptare, emertim qe s’pari n’histori gjendet i permendun, n’vitin 1703.

Tek mbas ketij procesi, u perhap identiteti i perterire etnik i nje pjese te ilireve/arberve te shkaperderdhun, qe quhet shqiptar. Ata qe s’e moren kete fe, qe s’ju nenshtruan procesit etnifikues te shqiptarizimit, mbeten Arvanitas (dhe ma vone e themelune Greqine), Serbe (si Gjergji i Zi – Karagjoergjeviqi, qe e themeloi kombin-shtet serb), Malazeze (Mark Millani qe ndihmoi ne krijimin e Malit t’Zi), Vllaho-Rumune (si familja Gjika e Elenes, apo Dinastia Lupi qe e themelun Rumanine), llatino-kroate (Janjeva), arbereshe (Krispi, Gramshi etj) qe u bene nder kontributoret kryesore te themelimit te Italise etj.
E dini se kur erdhëm ne Kosovë , sipas hoxhallarëve dhe mejtepeve ?