FOTOT e rralla: Durrësi në vitin 1914

FOTOT e rralla: Durrësi në vitin 1914

447
0
SHPËRNDAJE

Të gjitha pajmet e rralla i përkasin 6-mujorit të parë të vitit 1914 ku spikasin edhe ato të dom Nikollë Kaçorrit dhe funerali i kolonelit Tomson, si dhe fotot e trazirave të asaj periudhe.

Diplomati dhe politikani italian, Antonino Paternò-Kastelo, Markezi i gjashtë i San Xhulianos (Antonino Paternò-Castello, Marchese di San Giuliano, 1852-1914), lindi në Katania të Siçilisë. Studioi për drejtësi dhe u zgjodh deputet në parlamentin italian. Nga dhjetori 1905 deri në shkurt 1906 ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë. Në periudhën 1906-1910 ishte Ambasador në Francë dhe në Britaninë e Madhe, kurse në prill të vitit 1910 u kthye në Romë. Nga kjo kohë deri në vdekjen e tij, në tetor të vitit 1914, ishte përsëri Ministri i Punëve të Jashtme.

Markezi i San Xhulianos kishte një interes të theksuar për Shqipërinë, – kuptohet në mbështetjen e interesave italiane në vend,-  dhe mbështeti fuqimisht pavarësinë e vendit në vitin 1912. Mirëpriti Princ Vidin si Mbret i Shqipërisë dhe vëzhgoi nga afër ngjarjet e turbullta të pranverës së vitit 1914. Markezi ishte edhe mbledhës i pasionuar i fotografive dhe kartolinave. Shumica e fotografive të këtij koleksioni janë kartolina që ai ia dërgoi njërën pas tjetrës nuses së të birit të vdekur, Maria Paternò-Castello, Marchesa di Capizzi (1881-1936), e cila për fat i ruajti.

Në fund të viteve ‘70 koleksioni u zbulua në tregun e pleshtave të Palermos dhe u ble nga diplomati italian Ferdinando Saleo (l. 1936). Ky koleksion u botua nga profesori Giuseppe Giarrizzo (l. 1927) i Universitetit të Katanias në vëllimin “Diario fotografico del Marchese di San Giuliano”, Palermo 1984, dhe nga vetë Saleo në librin “Albania: un regno per sei mesi”, Palermo 2000 (Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë 2000). Ky koleksion përbën një dokumentacion të pakrahasueshëm për Shqipërinë gjatë sundimit të shkurtër të Princ Vidit.

durresi durresi1 durresi2 durresi3 durresi4 durresi5 durresi6 durresi7 durresi8 durresi9 durresi10 durresi12 durresi13