Iljaz Pashë Dibra (Iljaz Qoku) KRYETAR i Pare i Lidhjes se Prizrenit.

Iljaz Pashë Dibra (Iljaz Qoku) KRYETAR i Pare i Lidhjes se Prizrenit.

313
0
SHPËRNDAJE

Lindi në Kllobisht të Dibrës. U bë i njohur me pjesëmarrjen e tij më 1844 në luftën e Gjoricës (Dibër) kundër Hajredin Pashës, i cili kërkonte të zbatonte reformat e Tanzimatit në verilindje të Shqipërisë.

Më 1861 udhëhoqi forcat dibrane kundër përpjekjeve malazeze për të shtënë në dorë viset shqiptare të Shkodrës. Është një nga nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.\

screenshot_1 Kryesoi, më 10 qershor 1878, Kuvendin e Përgjithshëm që çoi në themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh KRYETAR i saj. Kryesoi Kuvendin e Dibrës ( 1 nëntor 1878 ), që miratoi rezolutën në të cilën kërkohej krijimi i vilajetit autonom shqiptar.

Ai ishte një nga të 14 anëtarët e delegacionit që do t’i paraqiste sulltanit kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Kryesoi edhe Kuvendin e Dytë të Dibrës (20 tetor 1880), në të cilin u paraqit si udhëheqës i moderuar.