Shqiptarët janë të vjetër sa stalaktitet e shpellave dhe të maleve të...

Shqiptarët janë të vjetër sa stalaktitet e shpellave dhe të maleve të veta

163
0
SHPËRNDAJE

nga Fahri Xharra

 

Përputhja e trojeve që flisnin dikur e që edhe sot flasin shqip me kufijtë etnikë të ilirëve të jugut e të epirotëve të lashtë brenda e jashtë Shqipërisë, mund të shpjegohet vetëm me autoktoninë e shqiptarëve në këto troje.

“Porse, si të thuash, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë, banesë e përmallshme  e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.”

Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Evropë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrënjëve  të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundërshtueshëm i tokave të  veta. (At Gjergj Fishta, Konferenca e paqes ne Versaj ,1939).
E shihni ju që llomotisni  për interesa antishqiptare se çka flisnin burrat shqiptar në logjet ndërkombëtare ? : Përderisa Pangallos thotë: ” Shumë krenar që jam arvanitas. Aleksandri i Madh shqiptar “ (http://kma-news.com/2018/05/pangallos-shume-krenar-qe-jam-arvanitas-nese-greket-kane-kusherinj-ata-jane-shqiptaret/ ) kryeministri Rama shprehet : Të godasësh fenë islame dhe të mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë”.

Zoti Pangallos , po aty thotë :  “Zoti Erdogan, po thotë….unë e dëgjoj zotin Erdogan është pak i lodhshëm se flet shumë dhe thotë shpesh gjëra pa i menduar. Ai thotë ndonjëherë se njerëzit që jetonin në Perandorinë Osmane ishin subjekte të Sulltanit dhe jetonin të lumtur sepse gjithkush tolerohej. Fjala tolerim e ka një kuptim, sepse nëse ishe turk, ti ishe një lider, ishe pasha, ishe…, por kur nuk e pranoje sistemin nuk toleroheshe. Në rastin më të keq të ikte koka, ose në rastin më të mirë të ikte pasuria, të merrnin fëmijët.”   Ndërsa antikombëtari  Milazim Krasniqi shkruan :” Në këtë sfond mjaft pesimist, presionet e deritashme ndaj fesë islame dhe ndaj ndjenjave të shqiptarëve muslimanë në Kosovë, pas vitit 2008 planifikohen me instruksionet e Perëndimit, ndërsa zbatohen nga institucionet e vendit. Nga shqiptarët muslimanë këto presione po përjetohen si një lloj nogdauni. Pyetja jonë hutuese është: kush po na godet kështu, ata që na ka ndihmuar të çlirohemi e të arijmë pavarësinë e vendit dhe ata që i kemi zgjedhur të përfaqësojnë interesat dhe idealet tona?! Përderi sa reagimi dhe rezistenca ndaj veprimeve të Serbisë ishte instiktive, si duhet të sillemi ndaj sponsorëve të çlirimit e të pavarësisë sonë dhe të përfaqësuesve tanë, kur ata po na i fyejnë sistematikisht ndjenjat tona më sublime fetare? Është situatë absurde, sepse nuk ke as ku ankohesh, pasi nuk ke aleatë të tjerë dhe nuk ke përfaqësues të tjerë! “ (http://ihsb.al/publicistike/politike/kosova-e-ka-fituar-luften-me-pansllavizmin-beteja-e-saj-e-radhes-eshte-me-neokolonializmin/)

Përputhja e trojeve shqipfolëse të sotme me kufijtë etnikë të ilirëve dhe epirotëve të lashtë, brenda dhe jashtë Shqipërisë etnike mund të  shpjegohet vetëm me autoktoninë e shqiptarëve në këto troje.

Në vitin 1958 njëfarë Ivan Popoviçi (Slaven und Albaner in Albanien  und Montenegro) “zbulon” se duke u mbështetur kryesisht në “argumentime” gjuhësore, i paraqet shqiptarët si popullsi e ardhur në trojet e tyre të sotme në një kohë të papërcaktuar në mesjetë, por sipas tij gjithsesi pas sllavëve.

Pse e gjithë kjo luftë, pse i gjithë ky ngulm gati dyqind vjeçar i fqinjve që të na “gjejnë kohën se kur kemi ardhur “këndejpari” dhe të “nderojnë” edhe me vendin se nga “ishim”? Historia është shkencë ekzakte dhe nuk duron “mrekullira”, se e vërteta qëndron edhe nën tokë e edhe nën ujë, asaj ne duhet t´i japimgjuhën që të flasë.
“Në malet mbi zonën e banuar me sllavë dhe protoromanë, mbeti një popullsi blegtorale që mund të cilësohen si protoshqiptarë”, thoshte Ivan Popoviçi.

Objekti dhe qëllimi i i pikëpamjeve që e kundërshtojnë autoktoninë e shqiptarëve është i qartë (N. Çabej, “Ilirët që mbijetuan”), të gjendet një vend nga dikur jo fort larg në histori, nga shqiptarët të kenë ardhur. Por, kot. “Mrekullitë” nuk i duron shkenca e historisë.

Por ka edhe nga ata, që nuk i bishtnojnë fakteve dhe e thonë atë që duhet thënë, se në burimet historike nuk bëhet fjalë për ndonjë migrim të shqiptarëve. Andaj është e natyrshme që shqipja është folur që nga kohët e lashta në ato vende ku flitet edhe sot, pa i llogaritur vendet e tjera ku iu kanë humbur gjuhën.
Gjuhëtari Radoslav Katiqiç thoshte: “Grupe shqipfolëse ka në Epir, në pjesën perendimore të Maqedonisë dhe në lindje të Malit të Zi. Në Kosovë, popullsia është kryesisht shqiptare. (Katiqiq, Ancien Lanuages of the Balkans) dhe përfundon që kjo zonë e banuar me folës të shqipes gjendet thuajse tërësisht . Brenda territorit të lashtë të Ilirëve. Për këtë arsye ai e sheh normale dhe të natyrshme gjuhën shqipe si pasardhëse moderne të ilirishtes.

Në një blog serb lexova të thuhet se shqiptarët e Kosovës nuk kanë aspak lidhshmëri me ne dhe ata janë ashtu si e thoshte plaku shqiptar në një intervistë televizive: “Ne jemi ilirë’, ky nuk është vendi i serbëve, ne gjithmonë kemi qenë këtu, kjo është e jona, kjo është e jona…” (Albanci sa Kosova naravno nemaju aspolutno nikakve veze sa nama i oni su kako kaze drtavi starac koga su intervjuisali na TV-u “mi smo Iljiri, ovo nee srbska zemlja, mi smo od uvek bili ovde, ovo nasho, sve ovonasho…”

Por të shkojmë edhe më larg në histori. Më 18 gusht, Kisha katolike përkujtoi dy shenjtorë, që derdhën gjakun për Krishtin në trojet shqiptare: e kemi fjalën për Shën Florinë, Shën Laurin, nga qyteti i Ulpianës në tokën e Dardanisë, Kosova e sotme. Shën Niketa, i njohur edhe me emrin “Shën Niketa i Dardanisë” apo “Shën Niketa i Remessiana-s” (kompozoi himnoren e mirënjohur “Te deum, laudeamus” – “Ty Zot të lavdërojmë”.
Të paktën që nga fillimi i shekullit të kaluar, kur britaniku A. E. Burn botoi në Cambridge (1905) monografinë “Niceta of Remessiana”, dihet botërisht se ky shenjtor doli prej botës iliro-shqiptare. Vetë Shën Niketa shkruan me dorën e tij: “Dardanus sum” – jam dardan. Në vështrimin historik, shfaqja e Nënë Terezës si përfaqësuese e një misioni të shenjtë, në hapësirën dhe botën shqiptare jo vetëm nuk ka asgjë të papritur, por vjen si përforcim i një tradite dy mijë vjeçare.

Tradita e takimit të hapësirës shqiptare vazhdoi me shekuj. Në very Shën Sergji e Baku; në jug Shën Gjon Vladimiri deri tek Shën Kozmai tregojnë se bota shqiptare jo vetëm nuk ishte e largët për misionarët e shenjtë, por madje ofronte mjedis zhvillimi e lartësimi. Kjo nuk lidhet vetëm me krishtërimin, por me bashkësinë shqiptare në tërësi. Ruajtja e kodikëve të Shqipërisë në këtë mjedis ku kanë kaluar rrebeshe kohërash dhe ku janë kryqëzuar ndikime mospajtuese, shpreh edhe një herë një vlerë prej vlerave etnodalluese të popullit shqiptar, tolerance ndërfetare të tij, një model tolerance edhe për shqiptarinë e sotme. Të tilla dorëshkrime janë pjesë e identitetit kulturor të popullit, që i ka ruajtur dhe i japin emër Shqipërisë në botë. Prandaj ne përulemi me emocion dhe nderim para tyre.

Nuk jemi ardhacakë në tokat tona. Të kotë e keni ju turq, grekë e serbë dhe ju t`ashtuquajturit shqiptar