Unë të kam jetuar ty!

Unë të kam jetuar ty!

211
0
SHPËRNDAJE

Po qeshja duke i treguar mikeshës sime se si  në mëngjes ti më sillje një filxhan të madh kafe duke e emëruar si thesin tim të magjive! Ajo heshti, mjaft më, ngele duke bëlbëzuar emrin e tij, mu hakërrye prerazi, mjaft më balonave, ule mendjen dhe merre përdore e tregoi nga lind dielli, mos u kthe më…

Dhe nuk më la kohë të përgjigjesha, më dha një shuplakë tjetër ajo, atë që kish kohë që ma ruante si të fundit! Lotë nuk kisha por arrita të cirrja një fjalë të dobët, unë të kisha jetuar ty! Ti kishe qënë ajo botë ku isha arratisur pa një biletë, pa nje fluturim e pakohë!

Unë të kam jetuar ty, dhembje e imja sot, dje ishim dashuria e një shpirti të palodhur, sot ende kërkohemi në një kujtim e në fjalë të fashitura mureve të kohës! Sa më mungon kur të kujtoj, ende të pathëna mbeten edhe njëherë premtimet e një dere lënë hapur…

Unë të kam jetuar ty, e shkuar ende e pafshirë e lipsur të më përndjekësh në cdo fjalë që zemra djeg kur e thotë, në cdo mungesë netëve të ftohta ku mendoja se të kisha gjetur, pa dashur të flak tutje si një kuti të vjetër mbushur me copëza letre të dhimbshme!

Më  mungon vetja kur të jetoja ty!

Më vret pak nga pak dhe njëherë pafuqia për të shtrënguar dorën në një udhëtim me ty! A dorëzohet jeta duke e humbur veten shtigjeve të një shpirti që godet kraharorin nën zhurmën e egoizmit?!

Unë të kam jetuar ty!

Si zgjim në mëngjes, si filxhan kafeje magji bërëse, si drekën e preferuar, si telefonatën që të dridh zemrën në një emër në ekran, të kam jetuar ty si të ishe jeta ime!

…vetëm një moment dua të shohësh tek unë se si dukem pa jetën tënde.

Të shohësh tek unë atë që ti shihje tek vetja kur unë të jetoja ty!

– Des’antila