Nëna Perëndeshë dheTumba Mazhari në Shkup !

Nëna Perëndeshë dheTumba Mazhari në Shkup !

804
0
SHPËRNDAJE

nga Fahri Xharra

Desha të di më shumë për bashkëkombësit e mi të cilët (me apo) pa fajin tonë janë aty ku ishin edhe të parët e tyre, por në një shtet tjetër të quajtur Maqedoni; po ata bashkëkombës tanët që aspak nuk i pengon që janë qytetar të rendit të dytë: po ata bashkëkombës të peonëve, maqedonëve dhe dardanëve.

Ata flenë, por nëntoka e tyre deri dikur e fjetur tani po zbërthehet dhe po e merr një ngjyrim tjetër historiografik, arkeologjik dhe mashtrues për ata që flenë dhe koten në të kaluarën 300-400 vjeçare, e cila, për lashtësinë e atij vendi, s’është hiç më e madhe se sa thnegla në krahasim me shqiponjën.tumba1

Ne dimë vetëm për Kongresin e Alfabetit të Manastirit, 1908. Dimë diçka edhe për Çlirimin e Shkupit 1912, por shumë pak e njohim kohën e Dervish Carës.


E sotmja ka të bëjë me një histori 7000-vjeçare pr.KR, së cilës, pak apo shumë, pak ia kemi ndier emrin – Tumba Maxhari, i thonë sllavët. Pse Maxhari dhe lypin afërsi me hungarezët (magjarët) vetëm për të humbur gjurmët shqiptare. Por s’ka rëndësi, Tumbat e Mazharit janë aty në Shkup, sot mbishkrimet zyrtare flasin sllavisht, por nuk i dihet?
“Lokaliteti më i njohur arkeologjik dhe njëkohësisht edhe më i vjetri në Maqedoni dhe Ballkan është vendbanimi i kohë së neolitit- Tumba Maxhari. Një vend i rëndësishëm i lashtësisë mes dy vendbanimeve, asaj Madzari 2 dhe Čento, 700 metra larg Autoudhës Shkup- Kumanovë, në anën e majtë të saj. Gjurmimet arkeologjike kanë treguar se aty gjenden mbetjet e një vendbanimi në tri shtresa, me të cilin degëzohen tri horizonte të ndryshme të jetës në kohën e Neolitit të mesëm. tumba2Ky vendbanim i dikurshëm nga shtëpitë katrore nga dheu, dhe druri dhe kulmet me kashtë, janë gjetur vatra zjarri, enë qeramike, xhara, skulptura të deshve dhe mëzëve, të dhive dhe centaurëve. Më e njohura është statuja e Nënës së Madhe apo Nëna Perëndeshë.
Sipas arkeologëve sllavo-maqedonas, ky vend e kishte arritur majën e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të saj rreth 5800- 5200 vjet prKr. (Tumba Madžari was an economic and first of all a cultural centre in the micro-cosmos of the Neolithic man of this region.)
Janë shkruar edhe libra për këtë vendbanim me vlerë, por askund nuk përmenden shqiptarët.

(Shembull, Libri “Macedonia” nga Thammy Evans, Rudolf Abraham)tumba3

Vendbanimi i neolitit u zbulua në vitet 1961-1962 gjatë punëve gërryese për ndërtimin e autostradës; kurse në vitin 1978 filluan gërmimet arkeologjike nga Museum of Macedonia të udhëhequr nga Vojisllav Sanev.

Literatura për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për të vërtetën tonë:
– http://www.zmurh.hr/2012/04/13/tumba-madzari
-http://mazedonien-forum.forumprofi.de/mazedonien-forum-f37/neolithic-settlement-tumba-madzari-in-skopje-t76.html
-http://macedoniadaily.blogspot.com/2007/03/tumba-madzari-waiting-to-become-neolith.html
– http://www.atlas.com.mk/incoming/en/5Cultural1.aspx http://haemus.org.mk/tumba-madzari/
– http://america.pink/tumba-madzari_4541022.html
http://www.macedoniatravel.com/Macedonia/about-macedonia/major-cities/skopje

Nëna e Madhe Perëndeshë

Sa me krenari sllavët e Maqedonisë shkruajnë nëpër botë: ”Maqedonia është toka e Nënës së Madhe Perëndeshë (Magna Mater). Nëna e tokës, Perëndesha e Pjellshmërisë, Nëna e Lindjeve, Gaia”

Por a themi edhe ne shqiptarët të njëjtën?
Kulti i Nënës së Madhe si duket është më i vjetri se të gjitha religjionet. Skulpturat më të vjetra të Neolitit për Nëne e Madhe datojnë 6500-3500 vjet prKr. Ishte kjo koha e matriarkatit në të gjithë Mesdheun, ashtu edhe në Lindje e lidhur me parimet e pjellshmërisë, lindjes dhe krijimit. Në atë kohë të Neolitit (gur-riut), Nëna e Madhe do të bëhet lidhëse e shpirtit me njeriun e Neolitit në Maqedoni, e cila ka lënë gjurmë të mëdha në këto toka. Sot jemi dëshmitarë të një shënimi të madh që e kemi trashëguar nga koha e matriarkatit për kulturën, besimet indigjene, të cilat janë ruajtur në Maqedoni.
E shihni se sa të vjetër që jemi ne shqiptarët? Kisha dashur ta di se ku ishin në atë kohë sllavët e me ta edhe turqit?
Kronologjia e Neolitit Maqedon ndahet në tri faza (i hershmi, i mesmi, dhe i vonshmi) në bashkërenditje me periodizimin e Neolitit në Evropën Juglindore. Kjo kronologji është e përgjithësuar dhe e parë në mënyrë makroskopike nga vjetërsia e poçerisë dhe të njëjtën kohë me kulturat paralele.
Maqedonia ishte një udhëkryq i madh i shumë rrugëve dhe shumë civilizimeve. Ndikimet e ndryshme këtu hasnin ne rezistencë, këtu thyheshin dhe këtu shkatërroheshin.

Po mirë, edhe një herë, sa e gjejmë veten ne shqiptarët në këtë thellësi kohore të lashtësisë?

Zonja Fatbardha Demi pyetet: Një trashëgimi kaq e pasur e Lashtësisë evropiane, sepse gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore, nuk mund t’i mbanin vetëm shpatullat disashekullore të Greqisë, që fillon me shek VI pk me botimin e poemave të Homerit. Nga shtjellimi i fakteve, autori pohon se “Gabimi më i madh i kryer ka qenë sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, megjithëse nga Homeri helenët nuk janë cituar kurrë si Popull apo si Komb. Ky është thelbi i punimit prej 798 faqesh duke shfrytëzuar 338 autorë dhe të dhëna nga shumë fusha të tjera shkencore, të paraqitura nga historiani Arif Mati. tumba4tumba6

Fahri Xharra, Gjakovë