Largimet nga Shqipëria/ Fotot e rralla të fëmijëve shqiptarë në ambasadën gjermane

Largimet nga Shqipëria/ Fotot e rralla të fëmijëve shqiptarë në ambasadën gjermane

115
0
SHPËRNDAJE

Më 2 korrik 1990, mijëra persona hynë brenda ambasadave duke i dhënë një goditje të fortë regjimit komunist në fuqi.

Analisti i çështje politike Afrim Krasniqi ka publikuar të dhëna të sakta se sa ishte numri i shqiptarëve që hynë në dyert e ambasadave, kryesisht në atë gjermane.

Reagimi i plotë i zt. Krasniqi në Facebook:

2 korrik 1990! Eshte date simbol per ditet kur rreth 5 mije qytetare hynë në ambasadat e huaja ne Tirane, kryesisht, ne ambasadën gjermane dhe me këtë akt, i dhanë një goditje të rëndësishme politike regjimit ne fuqi. Me siguri sot do te këtë shume foto dramatike ne rrjetet sociale, – një homazh qe ata e meritojnë.

Me siguri, politikanet nuk do e kujtojnë shumë, sepse pothuajse te gjithe, majtas e djathtas, ato dite direkt apo indirekt kane qene ne anën e regjimit, kundër aktit qytetar te ambasadave. Ata qe kishin provuar me pare, (rasti Popaj në ambasadën italiane) dhe sidomos rreth 112 te rinj qe tentuan kufirin, paten fund tragjik!

Ka pak, shume pak botime e referime serioze, dhe per ironi, dominuese jane kujtimet e pales perballe, – shefi i policise, shefi i sigurimit, shefi i shtetit komunist, – te cilet tregojne sesi ngjarjet u organizuan nga Perendimi dhe sesi ata vete ia njohin vetes meritën e hapjes!

ISP po publikon të dhënat zyrtare të regjimit (referimi ne Byrone Politike 1990) mbi ngjarjet ne ambasada, te dhena te siguruara nga Arkivi i Shtetit. Pa koment, por me respekt e nderim!

Vlen te theksohet, se per here te pare ne 25 vjet, ishte ambasada gjermane dhe jo shteti shqiptar, qe organizoi aktivitete shkencore, zyrtare dhe kulturore ne perkujtim te korrikut 1990, ku pata nderin te isha nje nga referuesit.

E beri per 25 vjetor, me nismen e mabasadorit Hofman, ne te njejtin mjedis te ambasades ku si me 1990 nuk pati politikane dhe as zyrtare shteteror, por pati shume protagoniste e njerez qe dijne te cmojne vlerat, edhe kur anti-vlerat perpiqen te na zene frymen. Muaj me pas Ilir Demalia, protagonist i atyre diteve publikoi librin e pare me deshmi nga brenda korrikut te ambasadave.

 

13511993_10209918148488265_18545586077331289_n13521942_10209918179169032_6393355376897834335_n13524342_10209918149008278_7484455417824598173_n13533302_10209918148008253_1714358928811245601_n

 

/Ora News/

2016-07-01_21-20-16