ALFABETI THRAK

ALFABETI THRAK

504
0
SHPËRNDAJE

Germat, me të cilat është shkruar gjuha thrake përëbjnë alfabetin ethrak, që ka qenë përdorur për ta shkruar atë, të paktën gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur ruhen mbishkrimet, por sigurisht edhe më parë dhe më pas. Këto germa nuk mund të jenë germa greke, sepse grekët në kohën, që janë shkruar mbishkrimet thrake, gjatë shekujve VI-V p.e.s., sipas të gjitha dokumenteve arkeologjike dhe shkrimore, nuk kishin ardhur ende në rajonin e Egjeut.

Grekët kanë ardhur në Ballkan si barinj dhe pa asnjë nivel kulturor, gjatë shekullit të 5 p.e.s. Ata nuk dihet se nga kanë ardhur dhe në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturorë dhe asnjë të tillë nuk sollën. Dokumentet kulturore të para greke në Ballkan dhe rajonin e Egjeut fillojnë të shfaqen gjatë shekullit të pestë p.e.s. në Trojë, ishullin e Lemnit etj. Por këto nuk janë dokumente shkrimore. Fiset greke, kur erdhën nuk kishin as emër.

Alfabeti i përdorur në mbishkrimin Ezerovo është një formë e alfabetit të njohur pellazg, i përhapur dhe i përdorur gjerësisht në të gjithë rajonin e Mesdheut. Ai më pas u kopjua nga grekët dhe latinët dhe ruhet sot në atë që quhet “alfabeti latin”.

Këto germa, çfaqen për herë të parë në Qytetërimin Pellazg VinkëTurdas gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Më pas alfabeti u trashëguan nga popujt e mëvonshëm, që lindën nga pellazgët, siç janë : ilirët, epirotët, thrakët, dakët, maqedonët etj. në Ballkan, frigët, lidët, likët, jonët etj. në Anadoll dhe etruskët në Itali. Alfabeti thrak ka qenë sigurisht i plotë, por sot, duke gjykuar nga mbishkrimet e njoura ruhen vetëm këto germa:

Α, Ε, Ι, Λ, Μ, Ν, Ο, Π, Ρ, Σ, Τ, Η, Ζ, Υ. Sigurisht, që ky nuk është alfabeti i plotë thrak, por duket qartë, që ai ka qenë i plotë. Por, si fenomen i njohur ne gjuhësi, me kalimin e mijëra viteve shumë shkronja dhe fjalë nuk kanë mbijetuar, pra janë zhdukur, për tu zëvendesuar me fjalë të reja, po ky fenomen ka ndodhur edhe në format e ndryshme gramatikore. Kjo vlen edhe në formimin e fjalisë. Përshtatja e mbishkrimit me ndihmën e gjuhës shqipe, tregon se gjuha thrake ka qenë një dialekt i gjuhës më të lashtë, pellazge dhe shumë e afërt me gjuhën e sotme shqipe, por ashtu si dhe gjuha ilire dhe gjuhët e tjera të lashta të Ballkanit dhe Anadollit.

Profesorei bullgar V. Georgiev shkruan (1977): “Gjuha thrake dhe pellazge është folur në Europën jugë-lindore (Ballkan) jo vetëm gjatë antikitetit, por edhe gjatë neolitit- 7 mijë vjet p.e.s.“. Ky përfundim i Georgevit vërtetohet plotësisht nga studimiet tona, sepse në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas kemi gjetur fjalët e para të gjuhës pellazge, të shkruara në rrasa balte: VIJV = UJI dhe DOR = DORA Nga gjuha thrake ashtu si gjuha ilire deri vonë, mendohej, që nuk është lënë asgjë e shkruar, gjë që e pohojnë edhe studiuesit shqiptar si E. Çabej etj. por dokumente flasin të kundërtën.

Diodori i Sicilisë, që ka jetuar gjatë shekullit të parë p.e.s., shkruan se thrakasit Orfeu dhe Linosi kanë përdorur alfabetin më të vjetër. Ai shkruan njëkohësisht se nuk kanë qenë të parët grekët, por pellazgët, që kanë përdorur germat e Kadmit (fenikase), prandaj këto germa quhen pellazge (Historical Library of Deodorus the Silician, W.Mc Dowell, London, 1814, p. 208). Mbi alfabetin pellazg kanë shkruar edhe shumë studiues të lashtë ose të kohrave më të vona, të përmbledhura në studimin tonë mbi alfabetin, që do ta botojmë më vonë. Studiuesit bullgarë kanë ndërmarrë shumë studime me vlerë të madhe mbi gjuhë thrake dhe kanë nxjerrë shumë të dhëna mbi ndërtimin e saj, gramatikën etj. Ata kanë studiuar edhe gjeografinë e lashtë të Thrakës nga kanë nxjerrë shumë emra njerzish, emërtime vendesh, lumejsh etj. Por ata nuk kanë arritur të japin plotësisht ç’përfaqëson gjuha thrake, nga ka ardhur kjo gjuhë dhe sidomos në se ka ndonjë degë gjuhësore, që lulëzon edhe sot dhe ka lidhje me gjuhën thrake. Studiuesit shqiptar të institucioneve shtetërore e kanë lënë në mëshirë të fatit gjuhën thrake dhe të gjitha gjuhët e lashta të Ballkanit apo Anadollit. Ata kanë pritur ti zgjidhin të huajtë çeshtjet e koklavitura dhe pastaj përfundimet ti marrin të gatëshme.

Pse të lodhen, shteti i paguan edhe pa punuar, duke pritur !! Kur studiues të tjerë, jashtë suazave të tyre administrative, japin fakte për lidhje gjenetike të gjuhës shqipe me gjuhët e lashta pellazge, ilire, hitite, thrake etj., ata i hidhen në fyt, duke i quajtur “diletantë” dhe “patriotë të rremë”, siç veproi M.Korkuti, paçka se disa prej tyre janë persona të njohur në shkencë dhe shoqëri, kanë mbrojtur studimet shkencore brenda dhe jashtë shtetit dhe kanë botuar studime, që janë vlerësuar nga oponencat. Nga të dhënat e autorëve të përmendur më sipër, nga studimi i mbishkrimeve thrake si dhe nga burime nga gjuhët e lashta, kemi ndërtuar këtë fjalor të parë, të shkurtër thrakisht-shqip. fjalori-thrako1fjalori-thrako2fjalori-thrako3

Në gjuhën thrake ka edhe shumë fjalë të tjera, që ende duhen studiuar, sepse shumë prej tyre gjatë historisë kanë dalë jasht përdorimit ose kanë pësuar edhe ndryshime të mëdha. Gjuha thrake ende ruan ne gjirin e saj shumë fjalë thrake, që fatëkeqësisht në gjuhën shqipe nuk përdoren.

Gjuha thrake ka ngjashmëri të madhe me gjuhën shqipe dhe përbën një dialekt të lashtë të saj, që tregon se e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge, nga e cila rrjedh edhe gjuha shqipe. Prandaj është e domosdoshme, që gjuhës thrake ti kushtohet vëmendje nga Instituti i Gjuhësisë në studimin e saj të gjithanshëm.