DINASTIA PELLAZGE QE NDERTOI ROMEN E FAMSHME

DINASTIA PELLAZGE QE NDERTOI ROMEN E FAMSHME

1446
0
SHPËRNDAJE
Sipas tradites Roma u themelua nga kolone te ardhur nga Alba Longa, nje qytetez ne faqet e kodrave Albani, qe kishte dalje nga liqeni Alban e fshatrat rreth saj. Mbreterit e Romes pranonin te ishin perfaqesues apo misherim i Gioves ( Zeusit pellazg ), zotit te qiellit, te bubullimes e te drurit te shenjte te qershise – llogjike sepse supozimi qe mbreterit e Albes, nga te cilet krijuesit e Romes pretendonin prejardhjen , kishin bere te njejtin pohim perpara tyre. Dinastia albane mbante emrin e Silvi ( banore te pyllit ) dhe nuk ishte e rastesishme qe, ne vizionet e lavdive te shkuara te Romes te treguara nga Enea nga pertejvarri, Virgjili, historiani i antikitetit ( dhe poeti ), te kete paraqitur hierarkine e Silveve, te kurorezuar me degezat e qershise. Kurora e qershise ishte elementi kryesor i shenjte mbi kokat e mbreterve te Alba Longes ne ceremonite zyrtare qe organizoheshin tek mbledhjet solemne vjetore te asamblese, si dhe ne ato te Romes, pasardhesve te tyre ; ne te dy rastet simbolika indikohej nga mbreti si perfaqsuesi njerezor i Zotit te Qershise. Nga doreshkrimet romake rezulton qe nje nga mbreterit e Albes, i quajtur Romolo, Remolo ose Amulio Silvio, u proklamua Zot, i barabarte apo superior ndaj Gioves.
Per te mbeshtetur nje pretendim te tille e per te frikesuar nenshtetasit e tij, ndertoi disa makineri qe imitonin zhurmen e bubullimes dhe shkelqimet e rrufeve. Liqeni Alban i fryre nga shirat ( sipas rrefimeve te nje historiani antik ) gjate nje stuhie te tmerrshme, permbyti qytetin e bashke me te , mbreterine Albane. Kur ujerat e liqenit bien dhe era nuk fryn, mund te shikohen akoma rrenojat e pallatit mbreteror ne fund te liqenit te kthellet. Mbreterit e Romes kerkonin te imitonin Gioven e paraardhesve te Albes, Giove Lacialin, qe dominonte qytetin nga maja e kodrave Albani. Flitej qe Latini, paraardhesi legjendar i tyre, te ishte transformuar ne Giove Lacialin pasi u zhduk nga toka ne menyre misterioze, karakteristike e mbreterve antike te Lacios. Santuari i Zotit ( Gioves ) mbi majen e kodres ishte qendra religjioze e Lidhjes Latine, siç qè Alba kryeqyteti politik deri ne momentin kur Roma arriti ti marre pushtetin rivales antike. Por Giove nuk mbreteronte i vetem mbi majat e maleve ( kodrave ) te shenjta : afer tij ndodhej bashkeshortja Giunone, e hyjnizuar nen emrin e Moneta ( analogjia me figurat pellazge te Zeusit e Eres eshte e qarte ).
Ne nje dite te caktuar te vitit Romaket festonin martesen e Gioves me Giunonen, ashtu si Pellazget me pare ato te Zeusit dhe Eres. Ndersa mbi te perbashketen me drurin e qershise : nje burim uji rridhte buze trungut te qershise se madhe te Dodones, ku nga mermerimat e valeve te ujit, orakullet pellazge merrnin mesazhet e tyre. Pellazget besonin qe, duke pire ujin e disa burimeve apo puseve te shenjte, zoteroheshin virtyte profetike. Konvergjencat e mitologjise religjioze, legjendat qe i kane shoqeruar ata ne kohe, sugjerojne qe origjinaliteti etnik i ketyre popujve, te jete i njejti, edhe pse historite e tyre ne ate epoke te larget, i kane kapercyer tashme kufijte e legjendes.
Source : Francis Drake