FOTOT/ The Sun: Ndërroni Korfuzin me Dhërmiun për pushime, s’do mend, është...

FOTOT/ The Sun: Ndërroni Korfuzin me Dhërmiun për pushime, s’do mend, është më lirë

723
0
SHPËRNDAJE

Tabloidi britanik “The Sun” liston Shqipërinë si një destinacion ideal për të zëvendësuar vendet e pushimeve më tradicionale.

Gazeta ka dhënë pesë alternativa destinacionesh, po aq të mira sa ato origjinale dhe më lira, çka do t’i bënte britanikët të kursenin dhe të argëtoheshin më tepër.

Në vend të parë, “The Sun” propozon të ndërrojnë Korfuzin me Dhërmiun dhe çmimi është arsyeja kryesore.

“Bregdeti jonian shqiptar është fiks përtej atij të ishullit grek të Korfuzit, madje mund ta shikoni Shqipërinë nga përtej bregut të ishullit. Plazhet e Shqipërisë janë po aq paqësore dhe piktoreske”, shkruan gazeta me një tirazh prej rreth 1.5 milionë kopjesh të shitura në ditë.

“Një avantazh është fakti se Shqipëria është shumë më e lirë se sa fqinji shumë i dashur por i tejmbushur me turistë.

Një kriko në Shqipëri kushton 58 penny, krahasuar me 1.8 paund në Korfuz, ndaj nuk do mend”.

Gazeta shton se një dhomë në Shtator me mëngjesin e përfshirë në Dhërmi kushton vetëm 35 paund nata.

Ndër destinacionet e tjera që “The Sun” propozon të zëvendësohen janë: Liqeni Bled në Slloveni në vend të Liqenit Como në Itali, ishulli grek Naxos në vend të Santorinit, Trieste në vend të Venecias dhe qyteti i lashtë bullgar Plovdiv në vend të qytetit të lashtë në Athinë.