LUFTË PËR LIRI, LUFTË PËR ROBËRI POR MBI TË GJITHA LUFTË

LUFTË PËR LIRI, LUFTË PËR ROBËRI POR MBI TË GJITHA LUFTË

245
0
SHPËRNDAJE

Luftë për liri, luftë për robëri por mbi të gjitha luftë. Kjo luftë e ashpër, luftë shumë e rrept qe mori me veti shumë jetë, disa u berën dëshmor, disa ranë me kohë tradhtar, por mbi të gjitha Shqipëria jeton, jeton mbi gjakun e idealisteve dhe duke vrarë e gjithë tradhtin.

 

E shkruar nga Rudi Berisha

 

Prishtinë, 11 korrik- Çdo ditë shkoj për tek varrezat e martirëve, dëshmorëve, heronjëve, i vizitoj dhe mbushem me dashuri për vendin, atdheun dhe me dhurojnë një energji pozitive të dua më shumë popullin shqiptar.

Bukur gjatë shkruaj për gjakun e Ish-luftëtarve për liri të atdheut, nuk shkruaj qe të jem zë i mundshm në skenën shqiptare, shkruaj qe e kam për obligim të shkruaj, për gjakun e tyre, vetflijimet e tyre dhe shkruaj, qe të ju tregojmë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm se jemi ne shqipet e këtyre anëve, jemi popull me i vjetër dhe autokton në këto toka.

Jeta e atyre që kanë vdekur për liri, ata u ringjallën në çdo zemër të popullit shqiptar, ata mbetën faqe e shkruar në vargje, e kënduar në këngë, ata mbetën vula e përgjakur e shkruar me pika gjaku në histori, ata janë historia, ata janë liria jonë, ata janë martirët, dëshmorët dhe heronjët e pavarësisë së atdheut, tokës së Shqipërisë.

Ne i këndojmë atyre qe nuk janë ne mesin tonë, kjo është shumë e drejtë, e di nuk ju shkruajmë sa duhet, nuk kemi mundësi të shkruajmë ate qe ata meritojnë, ne jemi me të vegjël se ata, por ne do e ruajmë dritën e tyre në vargje, këng dhe histori.

Ne harruam dhe i nëpërkembëm shumë trima, Ish-Luftëtar të pushkës dhe të penës qe vërtetë meritojnë të gradohen dhe të jen në skenën shqiptare, duke çmuar veprat e tyre të lavdishme, kontributin e tyre meritor për liri të atdheut, për shtetin e Dardanisë ( Kosovës), tokën e Shqipërisë.

Një pjesë e politikës shqiptare sot, ka një përshtypje se me këta politikan ka filluar gjithëçka, jo ky është mendim i gabuar, trimat e idealit, kombëtarët e kohërave kanë qen pasues të luftës për liri, kanë qen rrugëtar dhe luftëtar të pa epur qe të çlirohen tokat dhe të ribashkohen tokat më nënën Shqipëri.

Asgjë nuk ka filluar me ne, çdo gjë e gjetem gjatë rrugës, ne vazhduam rrugën për të realizuar amanetin dhe obligimin tonë, për të çliruar popullin, çdo kush dha nga vetja, çdo kush dha atë qe kishte mundësi, çdo shqiptar dha obligimin e tij për atdhe, për liri.

Grupi i parë kontribuoi për të ndaluar lirinë tonë, për t’i qitë në prit trimat tonë, për të dobësuar idealin dhe për të vrarë trimat e patriotët e kohës që me djersë, gjak dhe trup e shpirt po luftonin për çlirim, ribashkim dhe liri të Shqipërisë.

Grupi i dytë luftoi me trup e gjoks, me forcë dhe dashuri, me shpirtin e tij qe atdheu të çlirohet nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Ky grup është meritor për atdhe, ky grup është kurora dhe bardhësia qe duhet ndjekur brezat qe sot janë, dhe brezat qe do vinë.

Ky grup është vet liria, është shëmbulli me i mirë i kohës tonë, jemi ne me fat qe jetuam në kohën e Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, Fehmi Lladrovcit, Shkëlzen e Luan Haradinaj e shumë trimave, doshmor të lirisë se atdhuet.

Në kohë e gjithë populli shqiptar e dhanë kontributin e tyre. Historia është ajo qe i ndan kontributëdhënsit. Në histori të gjithë do hyn, disa hyn më faqe te bardhë, disa hyn në faqe të zezë, kështu qe historia ka vend për të gjithë.

Ata qe do jenë faqe e bardhë e historisë janë:  martirët, dëshmorët, heronjët qe i dhanë jetën vëndlindjes ku u rritën, i dhanë jetën atdheut ku hangrën bukën të gatuar nga duartë e nënëlokës, e dhanë jetën për liri të mëmëdheut nën betimin për çlirimin e të gjitha tokave shqiptare dhe për ribashkimin e Shqipërisë.

Pjesa tjetër hyn në faqe të historisë të errët, hynë të mbushur me varrin e mallkuar nga dhimbjet e shqiptarëve, nga padrejtësia dhe rrugës se gabuar qe kanë ndejkur nëpër kohë. Historia do shkruaj për këta të paditur dhe njerëz të ligjë, historia do i shkruaj në faqet e zeza dhe me emrin e ‘’ epitetin’’ si tradhtar kombëtar.

Të gjithë nëpër kohë kanë dhanë kontribut, ca për mirë, ca për keq, të gjithë kanë qen në shërbim të Shqipërisë, në shërbim për të çliruar Shqipërinë, në shpërbim për të ndaluar qe mos të çlirohej Shqipëria.

Luftë për liri, luftë për robëri por mbi të gjitha luftë. Kjo luftë e ashpër, luftë shumë e rrept qe mori me veti shumë jetë, disa u berën dëshmor, disa ranë me kohë tradhtar, por mbi të gjitha Shqipëria jeton, jeton mbi gjakun e idealisteve dhe duke vrarë e gjithë tradhtin.

Shqipëria është me e madhe se njerëzimi qe sot jeton, Shqipëria është me jetë të gjatë se sa populli i saj qe sot jeton, Shqipëria ju ka bërë ballë shumë korbave  të zi, shumë armiqve të ardhur nga larg,  Shqipëria dje, sot dhe nesër do jetë përjetë vetëm e Shqiptarëve.

 

Rroftë populli shqiptar. Rroftë Shqipëria Natyrale

 

Rudi Berisha

Dardani, 11 korrik 2018