Kur populli “vëlla” varte shqiptarët në litar (ALBUM)

Kur populli “vëlla” varte shqiptarët në litar (ALBUM)

1326
0
SHPËRNDAJE

Akademiku e albanaologu i njohur me origjinë kanadeze, Rober Elsie, i cili po bën të pamatshme për historinë dhe kulturën shqiptare, ka publikuar dhjetëra fotografi të bëra nga gazetari, publicisti dhe shkencëtari gjerman, Ernst Jek (1875-1959), i cili në vitin 1910 kishte bërë një udhëtim nëpër Shqipërinë e atëhershme. I ftuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke, meqë ishte mbështetës i trupave turke në luftë kundër kryengritësve shqiptarë, gjatë ekspeditës ushtarake shkoi në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Shkodër…

Po i publikojmë në vazhdim 54 fotografi të marra nga faqja e albanologut Robert Elsie.

Ernst Jek (1875-1959) ishte gazetar, publicist dhe shkencëtar gjerman, i cili lindi në Urah (Urach) të Gjermanisë jugperëndimore. Qëndrimi në Turqi në periudhën 1908-1909, gjatë dhe pak kohë pas revolucionit xhonturk, i bëri shumë përshtypje dhe Jeku u bë mbështetës i fortë i Turqisë dhe i marrëdhënieve gjermano-turke. Në verë të vitit 1910 ishte në Kosovë dhe në Shqipëri, i ftuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ku mbështeti trupat turke në luftë kundër kryengritësve shqiptarë. Gjatë ekspeditës ushtarake shkoi në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Shkodër. Nga Shkodra u kthye me forcat ndëshkimore nën komandën e Shefqet Turgut Pashës nëpërmjet Mirditës dhe Gostivarit për në Shkup. Me forcat ushtarake turke ishte edhe gjatë luftës italo-turke (1911-1912). Në vitin 1912 Jeku themeloi shoqatën gjermano-turke dhe në vitin 1914 ishte ligjërues i historisë turke në Universitetin e Berlinit. Pas Luftës së Parë Botërore përkrahu demokracinë liberale parlamentare në Gjermani si dhe anëtarësimin e Gjermanisë në Lidhjen e Kombeve. Në vitin 1920 bashkëthemeloi Universitetin Gjerman për Politikë (Deutschen Hochschule für Politik) në Berlin. Me ardhjen në pushtet të nazistëve në vitin 1933, Jeku iku në Londër ku punoi për New Commonwealth Institute dhe në vitin 1940 u emërua profesor në Universitetin Columbia në Nju Jork, ku dhe vdiq. Arkivi i tij, duke përfshirë fotografitë e Shqipërisë, ndodhet në bibliotekën e Universitetit Columbia. Ndër botimet e Ernst Jekut është libri Im türkischen Kriegslager durch Albanien: Bekenntnisse zur deutsch-türkischen Freundschaft (Nëpër Shqipëri me ushtrinë turke: dëshmi e miqësisë gjermano-turke), Hajlbron 1911, nga i cili është marrë ky koleksion fotografish. Fotografi të tjera të Ernst Jekut prezantohet këtu me lejen e Bibliotekës së Librave të Rralla dhe të Dorëshkrimeve të Universitetit Columbia në Nju Jork.

Në foto bien në sy kudo malësorët shqiptarë gjatë kryengritjeve antiosmane, si në malet e veriut të Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë.

Bën përshtypje vetëm një foto në Fushë Kosovë, ku populli ka dalë për të përshëndetur me dashuri të madhe Sulltanin.

Dy burra në Dibër shfaqen të varur me litar nga një gjykatë ushtarake turke.

Bien në sy burrat e Mirditës që po luten në kishë me armët në dorë.

Në një tjetër foto duken disa burra me qeleshe duke ecur bashke me një karvan turk.

Ata janë zënë rob dhe janë detyruar që t’u tregojnë udhën pushtuesve. /koha.net/

auto_21498138284 auto_31498138285 auto_41498138286 auto_51498138287 auto_61498138288 auto_71498138289 auto_81498138290 auto_91498138291 auto_101498138291 auto_111498138292 auto_121498138294 auto_131498138294 auto_141498138295 auto_161498138296 auto_171498138297 auto_181498138298 auto_191498138299 auto_201498138300 auto_211498138301 auto_221498138302 auto_231498138304 auto_421498138337

auto_241498138306 auto_251498138309 auto_261498138312 auto_271498138315 auto_281498138318 auto_291498138321 auto_301498138324 auto_311498138326 auto_321498138327 auto_331498138328 auto_341498138329 auto_351498138330 auto_361498138331 auto_371498138332 auto_381498138333 auto_391498138334 auto_401498138335 auto_411498138336 auto_431498138338 auto_441498138338 auto_451498138339 auto_461498138340 auto_471498138341 auto_481498138342 auto_491498138343 auto_501498138344 auto_511498138345 auto_521498138345 auto_531498138346 auto_541498138348