“Fjalët e keqdashësit janë si qymyri. Po s’të dogjën, të nxijnë!

“Fjalët e keqdashësit janë si qymyri. Po s’të dogjën, të nxijnë!

200
0
SHPËRNDAJE

Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare.

Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes, por edhe një poliglot që dinte plot tetë gjuhë të huaja.

Thëniet më të bukura të tij…

  1. Fjalët e keqdashësit janë si qymyri. Po s’të dogjën, të nxijnë!
  2. Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
  3. Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotësohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.
  4. Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve.
  5. Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
  6. Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes.

Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

  1. Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
  2. S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët, se të këqinjtë.
  3. Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
  4. Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
  5. Duhen shumë mend, që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
  6. Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
  7. Më i forti i njerëzve është ai, që është i zoti të përmbajë vetveten.
  8. Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
  9. Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
  10. Mos i thuaj gruas fjalën, që s’mund ta thuash në rrugë.
  11. Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
  12. Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
  13. Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i duan ata që i duan, por ata që i përbuzin.
  14. Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
  15. Për dashurinë, s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve, që fshihen me dorën e së dashurës.
  16. Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
  17. Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
  18. Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
  19. Delen që ndahet nga tufa, e ha ujku.
  20. Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.
  21. Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
  22. Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
  23. Vetmia është më e mirë se shoku i keq.
  24. Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
  25. Pleqëria nuk është jetë.
  26. Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
  27. Xhelozia është humnera e dashurisë.
  28. Mos iu afro atij që nuk të pret mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.
  29. Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.
  30. Mos ki besim në njeriun që s’ka besim në ty.
  31. Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
  32. Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesisht është morali.
  33. Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s’mund të ndryshojë.
  34. Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
  35. Syri është një dritare e shpirtit.