Pasha Diell , Tokë e Qiell !

Pasha Diell , Tokë e Qiell !

359
0
SHPËRNDAJE

Jo shumë larg në kohë ( për historinë e Gjithësisë ) shqiptarët e para dy mijë vjetëve betoheshin : “Pasha Diell, Tokë e Qiell “, sepse ata e dinin se krijuesi i tyre ishin mu këto të trijat . Njëra pa tjetrën nuk bënë e ata si fryt i të nxehtit , ajrit dhe ujit e kishin përçuar mesazhin e vjetër të ardhur mijëra vjet përpara se kur “ lindi Diell e Hënë lindi edhe pellazgu” ( Dhimiter Pilika , Aristidh Kola ).
Kohërat ndryshuan e ne i përhapëm “lëvizjet “ e reja dhe e humbëm rrugën tonë në këtë Tokë (që rrotullohet rreth vetes dhe rreth Diellit për “hatër t`tonin ), e cila po na hakmerret . Hakmarrje; “pse ndoshta jemi nismëtar njerëzor të kësaj bote, apo nuk e kemi përfillur porosinë e Diellit , Tokës dhe Qiellit .
Shqiptarët ( trashëgimtarët e vetëm në këtë botë me gjuhë e me shpirt të pellazgëve ) po vazhdojmë luftën kundër vetvetes . Të pa dijshëm ? Po . Të mbetur mbrapa botës sotme? Po.
Të ndikuar e të verbuar nga armiqtë ? Po .
Sikur të heqim dorë nga shqiptarët e Maqedonisë do të bënim një krim kombëtar. Sikur t`i mos përfillnim si pjesë e jona, po ashtu krim kombëtar. Sikur t`i lëtar. Sikur t`i lenim në rrymat turke dhe sllave të shuarjes së vetvetes , kishte për të qenë katastrofë kombëtare.
Unë jo . Unë nuk heq duar nga ta edhe pse ata më shajnë ata më kërcënojnë. E di që janë të mashtruar. E di që pinjollët e mashtrimit të bashkë atdhetarëve të vet kënaqen me një grusht parash dhe një post privilegjesh , por këta të fundit nuk janë njerëz. Koha do t`i shlyen nga harta humane , e ne do t`i shlyejmë nga harta kombëtare.

O pasha Diell, Tokë e Qiell , natyra do të na hakmerret , sepse zoti i turqve dhe ai i sllavëve po e bëjnë punën e tyre dhe nga lartë presin gllabëruesit tjerë . Ne flemë dhe shtyhemi me andrallat mashtruese të disa shekujve të kaluar që peshojnë dhe rëndojnë ende mbi ne.
Lufta shqiptare kundër shqiptare vazhdon , e shqiptarët e Maqedonisë as që e kuptojnë..
Të mjerët jo që janë vetëm , sepse edhe ne të viseve tjera shqiptare e mendojmë të njëjtën. Rrushi e sheh rrushin dhe kalbet . Apo jo ?
Të dua shqiptari ashtu ku je ,por jo ashtu si je !

Fahri Xharra,09.08.16.
Gjakovë