Ballë për ballë me antihistorianen Armanda Hysa

Ballë për ballë me antihistorianen Armanda Hysa

1222
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

O zot, e thirra në ndihmë që të kthjellon popullin shqiptar se jemi në zor nga historianët tonë batakçinjt të cilët nuk nuk kursejnë asnjë mënyrë të të shprehurit të tyre kundër popullit shqiptar . Kësaj rradhe e kam në shenjester atropologen shqiptaree cila na befason me atë se çka shkroi këto ditë :” Prejardhja pellazge e shqiptarëve për shembull nuk është mit, por rrenë e pastër “
Nuk ka faj Zonja sepse ka  studjuar sllavistiken, përveç tjerash punon në “:Instituti i Kulures Popullore / Institute of olk Culture, Albanian Academy of Sciences , por  e gjithë kjo që ka në veti I shërben për deformimin e historisë sonë. Të thoshim se nuk di   nuk mundemi ; por lirisht mund të them që e mjera është e porositur në misionin e saj për të katandisur popullin e saj në një histori të pa qenë , po pra sepse ka studjuar sllavistikën.

Jovan Cvijiq, (12. tetorr 1865 – 16. januar 1927), ishte një gjeograf dhe etnolog serb,kryetar i akademisë mbretërore serbe dhe rektor i Universitetit të Beogradit. Në vitin 1905 u themelua Universiteti i Beogradit që ishte vazhdimësi e një Shkolleje të lartë.. Dhe që në ataë kohë kishte lindur nisma për mësimin e gjuhës shqipe nga serbët me një urdheresë administrative që ” të futet mësimi i gjuhës shqipe dhe literaturës së sak dhe t´i besohej vetëm një lektori”. Në historikun e katedrës se Albanologjisë në Beograd lexojmë:” Mësimin duhet ta mbante Zhorzh Meksi, profesor nga Athina, por pa sukses(?). Në vitin 1907, rektori i Universitetit të Beogadit u bë Dr. Jovan Cvijiçi . ( antishqiptari i përbetuar fxh) dhe me atë rast thoshte:”…duhet të fillojnë studimet për etnografinë, gjuhën dhe dialektet e Shqiptarëve si dhe turqve të Ballkanit. Gjuhëtarët tonë (serb fxh) duhet të bëjnë gramatikën e shqipes dhe të mbledhin të gjitha ato që vijnë nga ky popull ”

Pra akademia serbe nuk bëhet aspak shqiptare edhe pse krijon albanolog serb, të cilët në asnjë mënyrë nuk shkruajnë asnjë fjalë të keqe për historinë e tyre  ashtu dhe ashtu të falsifikuar dhe të vjedhur nga ne, Kurse sllavistet tanë na e zhbëjnë historinë dhe gjuhen tonë , secili në menyrë të vet duke I bartur porositë serbe për rrënimin e së vërtetes shqiptare.screenshot_252

“Aktualisht Dr. Armanda Hysa është koordinatore e skuadrës shqiptare në projektin e BE Horizon 2020 ‘INFORM: closing the gap between formal and informal institutions in the Balkans’. Ajo ka botuar mbi 20 artikuj shkencorë mbi temat e përmendura më sipër dhe ka marrë pjesë në më shumë se 50 konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.” Zoti e di se çka del nga  ai studim.

E pyetur : Eshtë një klasë fanatikësh (historianë, shkrimtarë, politikanë etj), që urren çdo lloj trashëgimie kulturore që ndërlidhet me periudhën e Perandorisë Osmane, duke thënë se kjo nuk na duhet tash kur po e synojmë Evropën, ç’shpjegim u jepni këtyre individëve?
Ajo thotë :’ Thelbi i diskursit antiosman qëndron te gjetja e fajtorit për prapambetjen eventuale. Imagjinata e këtyre intelektualëve shkon aq larg sa të flasin broçkulla për zhvillimin e Arbërisë paraosmane.”

“Në Ballkan shkencat humane janë themeluar me një qëllim të përcaktuar mirë që në nisje, t’i shërbejnë kombit përkatës. Ato i janë nënshtruar pra që në fillim ideologjisë nacionaliste e historianët kishin detyrë mes të tjerash, të formulonin tezat mbi të drejtën historike mbi territoret përkatëse
kombëtaren “ – na e thotë zonja Antropologe pa e sqaruar se ku ishin dhe ku janë shqiptarët në këtë shërbim kombëtar .
Lexoni edhe këtë pergjegje të saj :” A e kanë sajuar historianët serbë historinë e Betejës së Fushë Kosovës? Jo, fare nuk mendoj kështu. Por problemet lindin tek shumëllojshmëria e burimeve të përdorura. Tani historianët serbë mbështeten kryesisht në burimet sllave, pak janë përdorur ato osmane, por nuk mund të themi se ata gënjejnë. “ E na ku mbetëm ?

Më të rënden e gjeta në ne shkrimin e të gjitha gazetave dhe portaleve : Armanda Hysa: “Prejardhja pellazge e shqiptarëve për shembull nuk është mit, por rrenë e pastër “

Ia kam  thënë edhe Myzafer Korkutit por ia them edhe Zonjes Armanda: Po me pellazgët ç`pate ?

Për zonjen Akademike e kam këtë letër të Edouard Schneiderit drejtuar vajzës së tij : “Shekulli në të cilin do të jetosh do t’i përkasë si burrit ashtu dhe gruas; nëse dëshiron që hiri i babait tënd në varr të prehet në paqe, vepro si ai që nuk ishte shqiptar; puno sa më shumë që të mundesh, për të ringjallur gjuhën e pasur të paraardhësve tanë të përbashkët, sepse unë gjithashtu, si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë që populluan Evropën, këtë kontinent të madh ishullor, që pa mbi tokë paraardhësit e familjes së madhe dhe inteligjente të hominideve. ( Kostandinopojë, 31 dhjetor 1893, ur Edouard Schneider i dedikonte vajzës së tij librin “Pellazgët”: Mos e harro kurrë gjakun tënd shqiptar “

Pra Arnanda Hysa edhe pse je sllavolloge : “ Mos e harro kurrë gjakun tënd shqiptar “

Përshëndetje nga

Fahri Xharra, Gjakovë
17.08.18