LE PETIT PARISIEN (1929) / JA ARSYET E NDËRPRERJES SË MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE...

LE PETIT PARISIEN (1929) / JA ARSYET E NDËRPRERJES SË MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE MIDIS SHQIPËRISË SË MBRETIT ZOG DHE TURQISË

271
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Gusht 2018

“Le Petit Parisien” ka botuar, të premten e 4 tetorit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara diplomatike asokohe midis Shqipërisë dhe Turqisë, për shkak të tri çështjeve, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

 

Romë, 3 tetor (dep. Petit Parisien)

Sipas informacioneve që vijnë nga Tirana për gazetat italiane, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë janë ndërprerë për arsyet e mëposhtme :

– mosnjohja, deri më sot, nga republika turke, e monarkisë shqiptare me në krye Ahmet Zogun;

– tërheqja prej shumë kohësh në Angora (Ankara), e ministrit turk të akredituar pranë qeverisë shqiptare;

– largimi (shkarkimi) i një përgjegjësi turk.

 

Këto fakte demonstrojnë qartë synimin e qeverisë turke, ndaj qeverisë mbretërore të Tiranës, që të mos ketë marrëdhënie miqësore me shtetin shqiptar.

 

Sa i përket zyrës së shtypit të qeverisë shqiptare, ajo ka publikuar në shtypin lokal një deklaratë në të cilën pretendon se largimi i legatave të Shqipërisë nga Angora (Ankara) dhe Bukureshti ka ndodhur vetëm për arsye ekonomike.

 (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  :https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1929-ja-arsyet-e-nderprerjes-se-marredhenieve-diplomatike-midis-shqiperise-se-mbretit-zog-dhe-turqise/.

SHPËRNDAJE
Postimi i kaluarGjeniu i Stambollit
Postimi i ardhshëmJa pse serbët i quajmë shkije