L’INTRANSIGEANT (1928) / URIMET E VATIKANIT PËR MBRETIN ZOG I. TAKIMI NË...

L’INTRANSIGEANT (1928) / URIMET E VATIKANIT PËR MBRETIN ZOG I. TAKIMI NË TIRANË ME PERSONALITETET E LARTA TË KISHËS KATOLIKE.

334
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Gusht 2018

 

“L’Intransigeant” ka botuar, të enjten e 13 shtatorit 1928, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me urimet e Vatikanit për mbretin e ri të shqiptarëve, Ahmet Zogun.

 

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, lideri shqiptar ka organizuar asokohe një takim me krerët e lartë të kishës katolike në Tiranë.

 

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu Dars (Klos), Mat – Albania :

 

Sovrani takoi peshkopët

 

Tiranë, 12 shtator. – Mbreti Zog I priti dje Kryepeshkopin Della Pietra, delegat apostolik, i cili prezantoi urimet me rastin e aderimit të tij në fron.

 

U pritën gjithashtu nga mbreti kryepeshkopi i Shkodrës ashtu si dhe peshkopët; Këta personalitete të larta të kishës katolike i paraqitën urimet e tyre mbretit, i cili i falënderoi ata, për shërbimet patriotike dhe kulturore të kryera nga klerikët.

 

(Nga Aurenc Bebja, Francë)  (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),

:https://www.darsiani.com/la-gazette/l-intransigeant-1928-urimet-e-vatikanit-per-mbretin-zog-i-takimi-ne-tirane-me-personalitetet-e-larta-te-kishes-katolike/