Tito e dinte se fundin e Jugosllavisë do ta vulosin shqiptarët

Tito e dinte se fundin e Jugosllavisë do ta vulosin shqiptarët

985
0
SHPËRNDAJE

Historiani Vjenceslav Cençiq ka shkruar një libër për atë që konsiderohet si testamenti i Titos. Cençiq, librin e tij, e ka shkruar bazuar në bisedat me Josip Kopinic që konsiderohet si spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave, njoftojnë mediat kroate’’ transmeton Express.

Historiani Vjenceslav Cençiq librin e tij “Rrëfimi i fundit i Titos e ka publikuar 20 vjet pas vdekjes së Josip Broz Titos, që është një lloj testamenti politik i diktatorit jugosllav e që jep një pamje të re për figurën edhe veprat e tij.

Sipas librit, Kosova do të jetë ‘sherri’ kryesor për rrënimin e Jugosllavisë.

“Kam qenë kundër Kushtetutës së vitit 1974. Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin. Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë. Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër.

Më pas, Tito ka folur edhe për pasardhësin e tij duke thënë se ai e kishte bërë këtë, por më pas kishin filluar edhe rivalitetet të thella të cilat kanë përfunduar edhe me vrasje.

B.S. /illyriapress.com/