Europa ishte pellazge

Europa ishte pellazge

423
0
SHPËRNDAJE

Shkruan Fahri Xharra:

 

Jo , nuk e kam fjalën për kontinentin tonë por për Europën, të dashurën e Zeusit . Nëse keni shënime më të sakta , më ndihmoni. Nga studjuesit shqiptar nuk gjeta asgjë.
Arif  Maati thotë: ““Gabimi më i madh i kryer, ka qenë sepse Greqia është vendosur në qëndër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, megjithëse  nga Homeri “Helenët nuk janë cituar kurrë si Popull apo si Komb ».  Pra ,ky është thelbi i punimit prej 798 faqesh duke shfrytezuar 338 autorë dhe të dhëna nga shumë fusha të tjera shkencore, të paraqitur nga historiani Arif Mati. Në këtë studim, sillen dëshmi të autorëve të Lashtë, të papërfillura nga studiuesit e dy shekujve të fundit, e për rrjedhojë të pa pasqyruara në librat e Historisë që studiohen sot. Studimi  dëshmon se ka ardhur koha të mesohet nga brezi i ri , e vërteta Historike dhe jo sajesat politike, të autorëve të Lashtë e të ditëve tona.
Lashtësia Greko-Romake u quajt “djepi” i qytetërimit europian të shk 18-19 dhe hyjnizohet deri në atë shkallë, sa mbreti bavarez Ludovik, në Mynih ndërton kopjet e monumenteve të Antikitetit të Athinës, duke përfshirë edhe Panteonin e famshëm. Skema e “popujve Arian”,  mohoi faktet historike, të qënies së një “Europe Pellazgjike” të Lashtësisë Po, kush ishin këta pellazgë, që u “sorollatën” si zot të deteve (deti Jon) dhe iu dhanë atribute të Perëndive, Mbretërve të tyre të famshëm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja Toskërishte”).Këta banorë të parë europianë, që u shtuan në shumë “fise” dhe “fara”, i lanë jo vetëm një arkiv të pasur gjuhësor, por edhe të zbulimeve shkencore, kulturore dhe fetare, shoqërive të mëvonshme në Europë dhe bashkëkohëse në Afrikën Veriore, Azinë e Afërme dhe të Largët e deri përtej Oqeaneve.

Gjithashtu, krijuan modele të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, që frymëzuan edhe intelektualët e Rilindjes europiane të shek. 18-19.

Shkurt : Gjuha shqipe u krijua mijëra vite para greqishtes -Por , historia e  shtrembëruar dhe e përvetësuar, po me te si `t ia bëjmë “? Me mijëra libra në të cilat as që përmendemi që kemi qenë ndonjë herë .
E njihni Europën dhe Zeusin ? Europa ishte perëndeshë Kretase e Hënës e cila si vajzë u rrëmbye nga
nga Zeusi , në një mëngjes të bukur për deri sa mblidhte lule; e rrethuar nga bukuroshet e pallatit por ajo ishte më e bukur se vet lulet . Ah, Zeusi !

Sipas mitologjisë greke , Europa ishte nëna Mbretit Minos të Kretës, një grua me origjinë Fenikase me prejardhje të lartë dhe nga e cila edhe kontinenti i Europës e mori emrin . Tregimi sipas burimeve Kretase , për rrëmbimin e saj me dem të bardhë sipas Kernyit  “është storja më e madhe e dashurisë së Zeusit  e treguar nga tregimet e e lashta . Kjo ishte, ajo e treguar për martesë e Zeusit me një perëndeshë .

“Rrëmbimi  i Europës” . Mozaik . Muzeu kombëtar në Bejrut
Në burimet tjera si  ajo në Iliaden e Homerit thuhet se Europa ishte e bija e Agenorit, Feniksi
“diell-kuq “. Dihet që ajo i kishte dy vëllezër , Kadmusi i cili e solli alfabetin në Greqi dhe Ciliksi.

Me ardhjen e saj në Kretë ajo i lindi tre djem të Zeusit : Minosin , Rhadamantusin dhe Sarpedonin , që të tre të cilët  u bënë gjykatës të Nënbotës , pasi që vdiqën.
Janë dy mite që kundërshtohen ndërveti se si Europa arriti në mitologjinë helene .

Europa si term gjeografik arriti nga gjeografët , si Straboni i cili e emërtonte  Thrakinë dhe Bjeshkët e Ballkanit  (sot  në Bullgari ) . Më vonë romakët me emrin Europë e emërtuan tërë Thrakinë.

Pra Europa mblidhte lule , Zeusi u shndërrua ne Dem dhe e solli nga  Fenikia në Kretë
Europa i kishte tre djem  tjerë pasi u martua me Asteriusi .
Testamusi i biri i Europës u bë më vonë Mbret i Kretës i cili në Kretë kishte ardhur me Eolët dhe Pellazgët.

Disa mendime se nga i vjen emëri i Europës ?
– Europa e dashura e Zeusit .Zeusi për ta mbrojtur atë nga xhelozie e gruas së tij u shndërrua në dem të bardhë dhe  notoj nëpër oqean  “(Nick Metcalfe, New Mills, UK )
– Është një fjalë , Hariupia. Ndoshta ky ishte para emri i Europës. Emri Harapia rrjedhë nga emri Sanskrit Hariupia (Samir, Kolkata, India )

Po e vërteta , cila është ?
Europa dhe Demi ,ne Universitetin Princeton

Europa dhe Zeusi .
Figurinë nga Beotia ,470-450 prKr

Referencat për tu lexuar
http://www.theguardian.com/notesandqueries/query/0,,-10344,00.html
http://www.peterdawkins.com/articles/pd_europa_and_the_bull.htm
http://www.asphodel-long.com/html/europa.html
Europa, the Phoenician Princess http://phoenicia.org/europa.html#ixzz41e4WABVh
http://www.ancient-origins.net/myths-legends/tracing-origins-europe-through-goddess-europa-back-jeroboam-003523

http://www.greekmythology.com/Myths/The_Myths/Zeus’s_Lovers/Europa/europa.html
http://www.goodreads.com/book/show/921323.The_Goddesses_and_Gods_of_Old_Europe
https://www.pinterest.com/pin/336995984592345438/
www.europesname.com

Fahri Xharra,Gjakovë