Do pimë ujë në lumin Ombla ?

Do pimë ujë në lumin Ombla ?

583
0
SHPËRNDAJE

Shkruan Fahri Xharra

“Që nga kohërat shumë të herëshme , shumë të lashta , pirateria e luante një rol të madh në këto ujëra (Adriatik fxh), dhe si “mjeshtëri “ fitimprurëse ruhej brez pas brezi nga banorët e bregut lindorë “ (historiani francez Maurice Holleaux ), prateria Ilire.

Ky qëndrim i historianit francez me ndikim M. Holleaux , është pjesë e teorisë së tij për piraterinë Ilire gjëja se ishte problem me shekuj në Adriatikun e vjetër. Ai qëndron fortë në teorinë e tij që kjo ishte arsyeja kryesore se pse Romakët me këtë “argument” e kaluan Adriatikun dhe ku u zhvilluan dy luftërat Ilire , ajo e vitit 229,8 dhe tjetra e vitit 219 paraK. ( për këte një herë tjetër )

Për Romën ishte e rëndësishme mundja e ilirëve dhe marrja nën kontrollë e kësaj zoneje të begat pra  një “ Casus Belli” , një arsye për pushtim ,
Në lundrimin tim fantastiko-shkencor nëpër Adriatikun e madh, kësaj rradhe e kisha një qëllim fiks që të gjej emrat ilir, dhe njëkohësisht t`i kundërshtoj  pra shmitët e huaj dhe  ata shqiptar që e mohojnë që  gjuha shqipe është trashëguesja e vetme e së lashtes gjuhë ilire.
Edhe unë e kisha  një frikë të madhe që po ia “turbulloj ndokujt ujin” dhe ai të gjente një arsyetim që të fundosë lundren time të vogël të lundrimit tim nëpër detin e madh të historisë së lashtë shqiptare.

Nëse e shikoni hartën e më poshtë vizatuar , pasi që e pashë Tragurin dhe Arbanijen më këshilluan që të shkoj në Dubrovnik screenshot_340

Lundrimi deri në Dubrovnik  mbi Detin e qetë ishte shumë i vështirë,dhe ishte një sakrificë e madhe personale që të gjej diçka për befasinë e juaj. Dielli, të nxehtit dhe koha e gjatë përkundër rezervave, uji i  pijes  të  mbaron, por dike mos humbur durimin arrita aty ku edhe të parët tanë e shuanin etjen, dhe i mbushnin bucellat me ujë për lundrime të gjata.

Pra, caku ishte  aty afër Dubrovnikut ku detarët tanë të dikusrshëm e pinin ujin e ëmbël si i thonin ata, parndaj edhe lumin e quajtën  “ Ombla” . I djegur nga Dielli  dhe i njelmosur nga shllira e detit, uji i “ Ombles” është shpëtim i vërtetë.

Pra, të kaloj në realen , qëllimi ishte të gjej se pse ky lum , më i shkurti në botë vetëm 30 metra gajtësi,  quhej dhe quhet Ombla. Si zakonisht, spjegimet nuk ndalen, sejcili për veti e për “hater” të humbjes së gjurmëve iliro-shqiptare të çdo emërtimi jo vetëm në Adriatik porse në të gjithë Europen.
Po e shkruaj në original ashtu siç e gjeta dhe pastaj do e përkthej duke ironizuar me mashtruesit historik të së vërtetes sonë  : “    In classical antiquity, the Ombla was a part of the river Arion,[38] rising and sinking in present-day region of Herzegovina before resurfacing at the coast. This is the earliest known name of the river, reported in Periplus of Pseudo-Scylax. The most likely etymology of the river’s name is that it is derived from the Latin Vimbula, being named after vineyards, or Humbla, since the river was once in Zachlumia. Alternatively it is proposed that the name of the river descended from the Slavic word ubao or ubla, meaning a pit containing water, possibly a water well. Since the 16th century, the river was called Ombla or Umbla, or a variety of similar names which all translate as “River”—Rika, Rieka, Ričina, and Rijeka. In the 19th century, the use of name Orion was also reported, apparently based on the Arion of the classical period.”
Pra, mendohet që emir rrjedhë nga gjuha artificial latine , një gjuhë e krijuar për një Perandori të re , dhe të ngritur nga vet ne,  asaj të Romes ; pra Vimbula (Latin Vimbula ), pastaj sllavët e donin emrin e tyre për këte lum :” Ubao, Ubla (Slavic word ubao or ubla ).

Fatbardhësisht që ka njerzë, ka shkencëtar që e duan të vërtetë dhe shkruajnë si duhet, kurse ne shqiptaret heshtim : Fjala “ Ombla” në gjuhen shqipe do të thotë “ Ujë i ëmbël “  (The word “Ombla” means sweet water from Albanian language ( Mirjana Cukrov; Roman Ozimec (January 2012). “Prirodoslovne značajke rijeke Omble”[Natural properties of the Ombla River] (PDF) (in Croatian). City of Dubrovnik. Retrieved 22 June2012. )
E shihni miq, që lundrimi im nuk ishte i kotë përveq freskisë së paharruar të ujit të “ Ombles”e rishkrova ate që është edhe për ta marrë mendja që si e patë më sipër e shkroi edhe zonja Mirjan Cukrov në studimin e saj.. Edhe sot, qyteti i Dubrovnikut ujin e pijëshëm e ka edhe nga “ Ombla” .

Pra uji i omël , ëmbël , ambël dhe thuani sit ë doni por është shqip dhe i ëmbël po sikur gjuha e jonë , që lindi  dhe u rritë me ne.
Besoj që jeni të kënaqur !

Fahri Xharra,29.o8.18
Gjakovë