Arvizu në familjen beratase që shpëtoi amerikanët nga nazizmi

Arvizu në familjen beratase që shpëtoi amerikanët nga nazizmi

690
0
SHPËRNDAJE

Arvizu në familjen beratase që shpëtoi amerikanët nga nazizmi

Fillimisht ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u takua me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi

Denion Ndrenika

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu po qëndron për vizitë në Berat, një qytet 2400-vjeçar i Shqipërisë.

Qëllimi i veçantë vizitës së zotit Arvizu është të shkojë në familjen Stefa në lagjen “Mangalem”.

Familja Stefa njihet si mbrojtëse e personelit amerikan për të shpëtuar nga nazizmi në kohën e pushtimit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore.

E njohura si “Heroina e Beratit”, Eleni Stefa, e cila ndërroi jetë pak muaj më parë në moshën 102-vjeçare, në vitet e Luftës së Dytë Botërore ndihmoië popullatën nga nazizmi.

Timothy M. Gay, autori i librit “Vullneti i ashpër: Shpëtimi i guximshëm i amerikanëve të bllokuar në prapavijën nasiste” (“Savage ëill: the daring escape of americans trapped behind nazi lines” (Random House-Penguin, 2013), shkruan:

“Gjatë pushtimit nga vendet e Boshtit (1939-1944), ajo rrezikoi jetën, duke strehuar njerëz në nevojë nga radhët e Aleatëve, duke ndihmuar miq dhe të afërm të shpëtonin pasuri e katandi. Ajo pa me sytë e saj se si Berati shkatërrohej nga tanket Panzer dhe bombarduesit Stuka.

Ajo ishte atje kur bashkëshorti i saj u detyrua të largohet në mal dhe pastaj ndihmoi amerikanët, avioni i të cilëve ishte rrëzuar aksidentalisht në Shqipëri, që të mos binin në duar të nazistëve.

Ajo i bëri të gjitha këto ndërsa i duhej të kujdesej për fëmijët dhe të jepte mësim në një shkollë fillore… Pas luftës, Kostaqi (bashkëshorti i Elen Stefës. v.j.) u vu në shënjestër nga regjimi i diktatorit komunist Enver Hoxha. Ai u burgos në vitin 1947 për “bashkëpunim” të fshehtë me Shtetet e Bashkuara dhe u shpall “armik i popullit”.

Vitin tjetër ai u ekzekutua mizorisht…  Eleni u mor në pyetje nga policia sekrete e Enver Hoxhës dhe u nxor nga shtëpia e saj në Berat bashkë me familjen, duke përfshirë edhe vajzën e saj të vogël. Eshtrat e bashkëshortit të saj, njeriut që ndihmoi amerikanët t’u shpëtonin nazistëve, u gjetën vetëm pas rënies së regjimit të Hoxhës 45 vjet më vonë”.

Fillimisht ambasadori Arvizu u takua me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi.

Ambasada amerikane në profilin e saj në rrjetin shoqëror “fejsbuk” (“facebook”) shkruan:

“Alexander A. Arvizu ndodhet sot në Berat për të vizituar familjen Stefa në lagjen Mangalem, vizitë që e ka një qëllim të veçantë. Sapo ka mbërritur në këtë qytet, Arvizu është takuar së pari me Kryetarin e Bashkisë Fadil Nasufi.

“#NDODHTANI: Ambasadori Alexander A. Arvizu mbërrin në Berat dhe takohet me Kryetarin e Bashkisë Fadil Nasufi. Ambasadori është në qytet për një vizitë të veçantë në familjen Stefa në Mangalem”.