Si i harruam shqiptarët e Bosnjes

Si i harruam shqiptarët e Bosnjes

1409
0
SHPËRNDAJE

Bashkatdhetarët tanë në këtë vend kanë një histori të pasur që është shpërfillur bashkë me fatin e tyre në ditët e sotme

 

Ruben Avxhiu

Është për t’u falenderuar portali Kosova2.0, që i ka kushtuar një shkrim komunitetit të harruar të shqiptarëve të Bosnjes.
Ndërkohë që në Kosovë e Shqipëri, bëhet kujdes për promovimin e çdo pakice sado të vogël, 10,000 shqiptarët e Bosnjes nuk përmenden pothuajse kurrë në këtë shtet të boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve.
Pjesa serbe bllokon njohjen e Kosovës duke ia mohuar Prishtinës praninë nomale në rajon. Ndërkohë Tirana projektoi mbylljen e ambasadës së Sarajevës. Shqiptarët e Bosnjës janë një përbërëse me vlera e kombit shqiptar.
Gazetari Nedim Jahiç vizitoi gjatë javës së festivalit të filmit në kryeqytet zyrat e Shoqërisë Shqiptare në Bosnje, ku mësoi se shqiptarët nuk janë vetëm ardhacakë e emigrantë të luftës në këtë vend, por jetojnë aty prej shekujsh.
Shkrimi lë jashtë sigurisht shqiptarët tashmë të boshnjakëzuar që mund të gjejnë në arkivat otomane prejardhjen e tyre shqiptare dhe e nis nga aktivizimi i parë politik si shqiptarë në kohën e Jugosllavisë së Titos kur në shqiptarët e Bosnjes themeluan shoqatën Lulzimi në mesin e viteve 1950.
Fati i shqiptarëve në Bosnje gjatë Jugosllavisë është pasqyrë e atij të shqiptarëve në Kosovë. Pas rënies së Rankoviçit vjen krijimi i shoqërisë Bajram Curri, shkolla shqipe e Sarajevës etj. Pas vitit 1981, rikthehet diskriminimi dhe asimilimi i detyruar.
Në 1990 themelohet partia Aleanca Demokratike e Shqiptarëve (DSA) me seli në Sarajevë. Ata thotë Kosova2.0 themelojnë edhe protestën e parë në favor të Stipe Mesiçit. Po ku janë ata sot?
Gazetari Aliriza Gashi shquhet gjatë luftës me programin e tij në radio, Muharem Zejnullahu kryetari i partisë organizon shqiptarët në mbrojtje të Sarajevës dhe kundër ushtrisë jugosllave, dëshmori Bajram Zenuni dha jetën për pavarësinë e Bosnjes, Alban Ukaj, aktor i shquar i teatrit boshnjak, e të tjerë personazhe të jetës shqiptare që njihen pak ose aspak nga ne.
Meriton respekt, ambasadori Flamur Gashi për punën e tij për të mbajtur lidhjen gjallë me këtë degë të kombit e për të ripërtëritur lidhjet e harruara nga koha. Për fat të mirë, ndryshe nga degë të tjera që po thahen, në Bosnje një brez i ri shqiptarësh flet ende shqip e identifikohet si shqiptar. Një rifreskim I jetës komunitare ka ardhur nga mërgata e këtyre dy dekadave, prej viteve të ashpra të Millosheviçit te lufta në Kosovë. Janë lidhje që janë pasuri e që nuk duhen humbur.
Për të lexuar shkrimin nga Kosova2.0 trokisni në këtë lidhje/adresë

http://www.kosovotwopointzero.com/article/1365/two-way-ticket-for-kosovo

Për punën e Ambasadorit Gashi në Sarajevë, mund të lexoni këtu: 

http://illyriapress.com/ambasada-qe-te-magjeps-me-imazhin-e-shqiperise/

Ambasadori ynë në Bosnje-Hercegovinë, Flamur Gashi.

Ambasadori ynë në Bosnje-Hercegovinë, Flamur Gashi.