Pirro Burri –frymsim për Skënderbeun ?

Pirro Burri –frymsim për Skënderbeun ?

400
0
SHPËRNDAJE

Hanibali, sikur që mund të lexohet edhe në jetën e Shipionit, të parin midis gjithë komandantëve për përvojë dhe shakthësi e quajti Pirron .  Ai –thoshte Hanibali, ai binte në sy jo vetëm me armet e tij që kishin një zbukurim me shkëlqim të veçantë, por edhe nga trimëria, të cilën me vepra e tregoi se aspak më i vogël se fama e tij”.

Tit Livi shkruante” Ai dallohej  shumë nga të tjerët- mbretërit e kohës së tij, nga natyra e tij e shkelqyer, arsimi i lartët, përvoja në çështjet shoqërore. I pari që arriti t`a mbante ushtrinë në të njejtin ledh”

Ah sikur t`a kishim edhe një herë një Pirro !

Pirroja gjatë 25 viteve të mbretërimit ai ndërtoi qytete, fortifikime, rrugë, teatrostadiume , hipodrome që mahnisnin edhe sot specialistët për numrin dhe përmasat e tyre. Kryeqyteti i  tij Ambrakai ( Arta) ishte stolisur me  plot 1015 shtatore, qeë ështe e dokumentuar saktësisht.  Merita e tija të mëdha historike për kundër dëshirës së mohimit harresës dhe shtrembërimit ato jetojnë edhe sot e kësaj dite .

Po sot, pse nuk e kemi së paku një hije të Pirros ,? Po lypi shumë .

Shikoni se çka shkruan Lukiani  ( Dialogët e të vdekurve, shek II.) Pirroja , burrë pasAleksandrit në çështjen ushatrke e zinte vendin e dytë i ka sjellë mijëra ndryshime fatit. Ky i lutej perendisë, u bënte flijime por kurr nuk iu kerkoj fitore dhe dinjitet më të madh “ .. sepse ato i arrinte vet. Plutarku: “Pirroja me të vërtetë tërë jeten u mor me shkencën e luftes, këte ai e quante sit ë vetmin mësim që i kishte hije një mbreti.”

Edhe Skenderbeu nuk do të ishte Skënderbe, nuk do t`i bëne ballë Perandorisë më të madhe të kohës për një çerek shekulli po mos e kishte atdhedashurin, dhe po mos t`a njihte artin ushtarak dhe luftarak të Pirros-Burrit dhe Aleksandrit të Madh. . Të rikujtojmë që Skënderbeu, ishte pa ndihmën e Europës së kohës së tij.

Historia e lavdishme shqiptare duhet të krijojë njerzë të lavdishëm deri sa të jetë njerzimi.
Atdheu mbi të gjitha.!

Fahri Xharra, 03.09.18
Gjakovë