Serbët – Një popull që ende nuk e di prejardhjen vet!

Serbët – Një popull që ende nuk e di prejardhjen vet!

1503
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Është për t`u ardhur keq se sa inferior jemi ndaj një populli që ende nuk e di origjinën e tij; dhe duke qenë ardhacak mundohen në çdo mënyrë të krijojnë identitet të pa qenë ( historikisht ) dhe duke “vjedhur” andej e këndej epoka historike te të tjerëve. Kush janë ata të tjerët ? Ne, shqiptarët !

Duke e përsëritur që sa herë ( duhet vazhdimisht të shkruhet e njejta ) se “ kombi “ serb, shteti serb lindi pas kryengritjeve t` ashtuquajtura serbe të fillim shekullit të 19 -të dhe sipas tyre : Pas kryengritjes së parë dhe të dytë serbe si dhe pas aktivitetit diplomatik të Knjazit Millosh Obrenoviqit u formua Principata e Serbisë në një territor pak më të gjerë se i pashallëkut turk të Beogradit .( Првим и Другим српским устанком, као и дипломатском активношћу кнеза Милоша Обреновића створена је Кнежевина Србија, на територији нешто широј од турског Београдског пашалука. )

Sipas tyre, krahinat “serbe “ të jugut m kishin mbetur ende asokohe nën sundimin e perandorisë Osmane.

Po , cilat ishin ato krahina të jugut ( jugu i pashallëkut të Beogradit , fxh) ? Sigurisht që të gjitha tokat shqiptare që i mbante turku e i cili as që donte e as që guxonte t`i thotë botës ; Stop , këto toka janë shqiptare ! (Armiku i betuar i Turqisë gjithmonë ka qene Kisha Katolike ndërsa Kisha Ortodokse ka qene aleati i saj me i madh. Këto dy institucione kristiane kanë qenë gjithmonë kundër njeri-tjetrit. Shqiptaret pjesa me e madhe e tyre ishin katolike dhe ishin te vetëdijshëm për përplasjet e dy kishave asaj ortodokse me atë katolikeIK , Athinë )

(“Turqia nga ana tjetër nuk donte qe shqiptaret te mbeteshin katolike pasi kështu do te mbeteshin nen ndikimin e Vatikanit i cili siç thamë ishte armik i Perandorisë. Ndërkohe qe shqiptaret ortodokse i la siç ishin pasi ata i kishte marre përsipër aleati i saj Kisha Ortodokse , shqiptaret katolike i detyroi me mënyra te ndryshme qe te ndërronin fene. Katoliket nuk mund te bëheshin Ortodokse kështu qe e vetmja zgjedhje qe u mbeti ishte myslimanizmi.” )

Pra një marrëveshje në mes të otomanëve dhe Kishës Ortodokse të Stambollit që shqiptarëve nuk duhet dhënë ajo që iu takon ( në njëjtën kohë rritjen e elementit grek dhe atij sllav )

Të kalojmë aty ku deshëm , një propagandë shumë e ultë dhe poshtëruese dhe me pasoja për kombin tonë ishte edhe teoria serbe dhe pravosllave ortodokse ishte që : “ duhet treguar botës se Arnautet ishin serb ; serb të Kosovës dhe Metohisë , Rashkës së vjetër , rrethit të Dibrës dhe Tetovës “ kurse sllavët (serbët ) e Ohrit , Manastirit dhe Krushevës janë “quajtur “ cincarë dhe gogë ; kurse ata të Leskovces, Pirotit , Prokuples ,Vranjes janë” quajtur bullgarë ( zhbërje pas zhbërjes kombëtare të shqiptarëve e kjo ndër sy të osmanëve , jemi duke folur për periudhën 1804- 1912 ) (За српску идеју нације и историју менталита карактеристично је такво називање, па су Арнаути заправо били Срби са Косова и Метохије, Старе Рашке, околине Дебра и Тетова, Цинцарима и Гогама су називани и Словени из Охрида, Битоља и Крушева, док су Бугарима називани Нишлије, Лесковчани, Пироћанци, Врањанци, Прокупчани али и становници свих области јужно и источно од Сталаћа. )

Pra , vazhdimisht mashtrime historike dhe vazhdimisht heshtje nga okupatori që e dinte të vërtetën , se sa për ne , ne nuk kishim gojë të flasim .Diçka e ngjashme me ditët e sotme)

Cilët ishin serbët ? Shënimet më bindëse kush ishin serbët ( sipas Ramadan Musliut ) ishin të Porfirogenetit” SERBET SIPAS KONSTANTIN VII. PORFIROGENET-IT”
Serbet në gjuhen e kohes quheshin robër (δοολοι),., kështuqë edhe këpucët e tyre quheshin serbule (σέρβυλα), kurse ata me ato këpucë të varfra quheshin serbulan ((τζερβουλιάνοι.) dhe të gjithë ishin robër të Mbretit të Bizantit, Romeut .

(Срби на језику Ромеја значи робови (δοολοι),. па се стога и ропска обућа обично назива сербула (σέρβυλα),a цербулијани (τζερβουλιάνοι.) они који јевтину и сиромашну обућу носе. Ово име добише Срби, јер постадоше робови цара Ромеја150. (ВИЗАНТИСКИ ИЗВОРИ 3A ИСТОРИЈУ НАРОДА ЈУГОСЛАВИЈЕ, Прпмљено на VII скупу Одељења друштвених наука Српске академије наука од 18 новембра 1958 год TOM II = Константин VII ПорфирогенитСПИС O НАРОДИМА, 29. O ДАЛМАЦИЈИ И СУСЕДНИМ ПЛЕМЕНИМА Faqe 47-48.)
Serbët t`ardhur së bashku me avarët, shek.6-7 pasKr , nuk dinin se kush janë (fxh )

Edhe Dr. Skender Rizaj pyet dhe jep përgjigje: “Po serbët kush janë”?! “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”.Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia etj., në përgjithësi te popujt etj.

“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën në krahun e djathtë të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave” Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian, dhe si mercenarë edhe erdhën këndej parit. Ky status i këtyre kalorësve-avar në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. ”
Fahriu_porosia

Fahri Xharra