SI TA KUPTOJMË NJË ETIMOLOG NËSE ËSHTË ETIMOLOG POPULLOR, APO SHKENCOR.

SI TA KUPTOJMË NJË ETIMOLOG NËSE ËSHTË ETIMOLOG POPULLOR, APO SHKENCOR.

468
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Agron DALIPAJ

Tashmë etimologjia është bërë modë dhe, si në tregun e veshjeve, edhe në etimologji ka imitime, ka amatorë, ka profesionistë, ka “etimologji shkencore” që vishet me mantelin zyrtar dhe ka dhe etimologë popullorë. Këta të fundit ngjajnë për nga pëlqyeshmëria e publikut me muzikën tallava.

Kulmin e një etimologjie joshkencore të ngritur në nivelin më të lartë zyrtar e ka mbrritur gjuhësia krahasuese. Kjo gjuhësi, që paraqitet si shkencë, pranon se mbështetet vetëm në një parim etimologjik dhe të tillë pranon vetëm atë fonetik. Përjashton krejt haptas dhe pa droje parimin morfologjik në krijimin e fjalëve, duke e njohur si një parim që nuk duhet aplikuar dhe për këtë mosaplikim nuk jep kush një spjegim. Për etimologjinë e gjuhësisë krahasuese e kundër saj kam folur e shkruarë shumë dhe nuk ka patur asnjë reagim zyrtar. Tinëzisht ata janë hakmarrë ndaj meje për skanerin që i kam bërë veprës së dy monstrave të albanologjisë: Eqrem Çabej dhe Kolec Topalli, porse kurrë nuk kanë mundur t’i mbrojnë ata me një kundërpërgjigje shkencore publike apo zyrtare.

Në ditët tona etimologjia është kthyer gati në sport. Gjithkush mund të botojë a postojë etimologji nisur nga këndvështrimi i tij. Shumë syresh prej tyre nuk e kanë idenë se i janë futur një shkence që kërkon maturi ekstreme. Pasi gjejnë ca mbështetje të pakualifikuar, pretendojnë se janë autoriteti kryesor në etimologji. Por si ti ruhemi një pseudo etimologu apo një etimologu popullor që shpesh na jep një kënaqësi me “zbulimet” e tij “pikante”? Për këtë ka një zgjidhje që mund ta përdori kushdo.

Ja si veproj unë në këto raste:

Pyeteni së pari ” etimologun” se “cilat janë parimet e tij shkencore që ndjek në etimologji?”. Nëse nuk është në gjendje tu përgjigjet, sigurisht sapo keni zbuluar ose një etimolog popullor ose një amator i cili sapo i është futur me kokë shkencës. Në çdo rast këta njerëz meritojnë respekt dhe mundësisht duhen ndihmuar që të rriten profesionalisht, nëse ekziston një mundësi e tillë. Para disa ditësh, një ndjekësit tim, që si duket i qe mbushur mendja se qe “pjekur” si etimolog dhe qe gati të kryente një përballje me mua (si duket për të fituar kredite publike), i bëra pikërisht pyetjen: “z. Arben Plaku, cilat janë parimet etimologjike me të cilat bëni etimologji?”. Mjaftoi kjo pyetje dhe zotëria në fjalë i “gjeti parimet” duke u përgjigjur se “ti (Agon Dalipaj) nuk di shqip, s’di gjuhë të huaja, nuk di të shkruash shqip, je dallkauk, je frikacak”. Porse këmbëngula fort në pyetjen time dhe Arben Plaku u përgjigj me zor se parimi që ai ndjek në etimologji është “gjuhësia krahasuese”!! I shpjegova me durim se gjuhësia krahasuese nuk është parim. Ajo është një rrymë etimologjike pa parime shkencore. Arbeni nuk njihte kurrnji parim. Ky debat në publik, si duket e nxori ca zbuluar Arbenin në sytë e ndjekësve të tij dhe, meqë amatorizmi i tij u pa të shkëlqente, filloi me lente të gjejë ndonjë gabim ortografik në postimet e mia dhe të ma bëjë publike për hakmarrje. E kuptova që “etimologu” i ri Ben Plaku duhet të ecte vetë. Mu bë bezdi dhe disa herë e paralajmërova se do ta fshija nga miqtë. Filloi të më broçkullijë se unë ja kam vjedhur veprën Margarit Nilos. Por për këtë nuk sillte asnjë fakt. Më duhej të tregoja respekt për kohën time dhe për veten time dhe i vendosa bllok. E di se do kem një sharës më shumë, por ia vlen në krahasim me bezdinë që shkaton një tip si ai. Duhet thënë përpos çka ndodhi me të se një pjesë e qëmtimeve të tij etimologjike kanë një finesë, porse mangësia e njohjes së parimeve shkencore etimologjike nuk mund ta shpjerë matanë amatorizmit. Si duket, këmbëngulja ime për ta shkëputur nga amatorizmi, dështoi përballë egos së tij për tu dukur i maturuar. E vazhdoi bezdisjen e tij në inbox me shpresën se mund ta shaja dhe nuk e zhgënjeva. Më vjen keq, që për shkak të egos së tij, ai vetstopohet.
Përballja shkencore rezulton matësi më i mirë i vlerës së vërtetë në çdo konkurrencë. Porse të përballja me amatorë apo etimologë popullorë që e banalizojnë diskutimin, duhet shmangur.