JOSIPDOL/METULUM qytetërimi Iliro-Japod !

JOSIPDOL/METULUM qytetërimi Iliro-Japod !

212
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Shqipe HOXHA

Josipdol banorët e parë të njohur të kësaj zone ishin fisi ilir Japodët.

Banorët e parë të kësaj zone ishin fisi ilir Japodët i cili jetonte këtu nga epoka e bronzit të vonë.

Japodët kishin dy bastione Tetrapones në lindje të qytetit të sotëm Josipdol dhe Metulum në veri të qytetit. në veri japodët kufizoheshin me keltët, monedhat keltike u gjetën në këtë zonë.

Mbetjet arkeologjike të pakta pranë fshatit Ostorije tregojnë se zona u vendos në neolit, mbetjet arkeologjike nga epoka e bakrit tregojnë se zona ishte pjesa më jugore e kulturës Lesinja.

Njerëzit lokal thonë se Josipdoli është zemra e Kroacisë. Edhe qytetërimi japod e konsideronte këtë vend si të denjë për të vendosur vendbanimin e tij më të madh dhe të rëndësishëm për ta mbrojur atë pa ndërprerje.

Gjatë betejave të ashpra të rrethimit të Metulit këtu ishte plagosur perandori romak Oktaviani. Portreti historik i kësaj ngjarjeje mund të gjendet në kujtimet e tij.

Gjatë përpjekjeve të fundit të dëshpruar për ta pushtuar Metulumin ushtria romake e Oktavianit u përpoq të bënte një sulm të dëshpëruar, në mënyrë që mos të bien në duart romake dhe të shëndrohen në skllevër, mbrojtësit e Metulit japodët ilir dhe familjet e tyre kryen një vetërasje masive.

E gjithë popullsia e Metulit u zhdukun në betejat e ashpra dhe vetë vendbanimi u shkatërrua plotësisht.

Pas rënies së Metulit mbetjet e mbetura u pushtuan nga romakët, dhe për një kohë të gjatë populli tregonte historinë për mbrojtësit e guximshëm të kësaj zone.

Josipdoli ishte bashkësia më veriore e rajonit të Likës në rrethin e Karlovcit në kodrën Vinçica mbi qytet u gjetën gjurmë të qytetrimit të lashtë japodë si dhe vendbanimet e tyre më të rëndsishëm Metulum.

Josipdoli qytetërimi Iliro-Japodscreenshot_397