Fashisti, Naçua i Lagjes dhe Tellalli i Grekëve

Fashisti, Naçua i Lagjes dhe Tellalli i Grekëve

1333
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Altin KOCAQI

Lajmi i parë në televizionin kombëtarë Top Channel, që paguhet edhe nga taksat e shqiptarëve, ishte festa e ‘Jo-së’ greke kundrejt planeve të Musolinit për Ballkanin. Dhënia përparësi e një lajmi të tillë kurrsesi që nuk do krijonte ndonjë shqetësim për mendjet edhe zemrat e vërteta demokratike por ajo që të lë shije të hidhur është tjetërsimi i historisë së kësaj ngjarje që Greqia e feston me parada ushtarake edhe manifestime të mëdha në të gjitha qytetet. Më 28/ 10 / 1940 nuk kishte asnjë luftë italo-greke, asnjë të vrarë, por kishte një propozim mes fashistëve Musolini-Metaksa, ndërsa mediat shqiptare e paraqesin ‘si ditën e çlirimit të Greqise’!! Më 28/10/ 1940 nuk kishte asnjë ushtarë te vrare edhe asnjë krisëm pushke në Bularat dhe në të gjithë territorin e Shqipërisë…..si na u përkujtokan të rënët kur nuk kishte asnjë krisëm pushke në këtë datë?. Një vit më pas, kur italianët po tërhiqeshin, forcat greke u futën për të pushtuar ‘vorio çmendurin e tyre’ dhe jo për të ndjekur fashistët që kishin kapitulluar. Grekët kerkojnë ta lidhin ngjarjen jo me kohën kur ndodhi në të vertete, vitin 1941, sepse kjo i tregon pushtues e jo antifashist ndaj edhe të rënët e vitit 1941 ata i nderojnë me një gjarje që ka ndodhur në vitin 1940.

Dije një grup njerëzish të motivuar politikisht erdhën në Bularat në një ditë të tillë që nuk ka aspak lidhje me eshtrat e të rënëve të vitit 1941 por që është një ngjarje e ndodhur një vitë më parë mes fashistëve italo-grek. Ata kërkuan nga shteti shqiptarë që të gjendeshin eshtrat e ushtarëve të rënë edhe të ngriheshin varrezat e tyre. Mesazhi që Greqia i nis Europës është se ‘luftëtarët grekë luftuan fashizmin që erdhi nga Shqipëria’. Duke u paraqitur si antifashista ata justifikojnë edhe gjenoncidin kundrejt çamëve. Dije nuk u nderuan të rënët kundër fashizmit por u bë një shfaqje komedike, për të treguar ‘vlerat antifashiste të grekëve’, në një kohë që ai që i kishte thënë OXI Musolinit ishte një fashist i përbetuar. Zhvendosja e historisë një vit më pas, sepse kështu u intereson nacionalistëve grekë, është propagandë nacionaliste e cila po reklamohet në tv shqiptare mes taksave që paguajnë shqiptarët.

Komedia greke, në emisionin qendror të lajmeve në Top Channel dt. 28/10/2016, kishte tre personazhe kryesore me të cilët do u njohim në vijim. Ata janë Fashisti, Nacua i Lagjes edhe Tellalli.

Fashisti

Ioani Metaksas, Kryeministri i Greqise i cili i tha ‘Jo-në’ Musolinit ishte një fashist nga më të njohurit. Ka qindra dokumente që e provojnë këtë, mes tyre edhe fotografia në krye. Mes të tjerave është më se e njohur se në Prill të vitit 1939, mes ambasadorit të saj në Romë, Greqia e përshëndeti pushtimin e Shqipërise nga Italia fashiste – ndaj hipokrizia greke sot është hipokrizi e djallëzuar. Një vit më vonë Musolini do i kërkonte fashistit të Athinës, Ioan Metaksas, të bashkëpunonin në kuadër marvëshjeve ndërfashiste . Grekët llogaritën se do humbisnin shumë nga territoret e tyre ndaj edhe për arsye të interesit kombëtarë vepruan duke iu përgjigjur me ‘Jo’ Musolinit. Kjo përgjigjie festohet nga të gjithë grekët, të majtë e të djathtë, për afër 100 vjetë me radhë pasi në Greqi nuk ka as Bujar Nishani, as Paskal Milo dhe as Pellumb Xhufi që ta masin atdhetarin sipas ideologjisë edhe jo sipas interesit kombëtarë. Ndër fqinjët tanë përparësi ka përpjekja për të zmadhuar vendin e tyre dhe tregues me i qartë është kjo festë që kamuflohet me antifashizëm por që ka prapavijë më të thellë.

Naçua i lagjes

Drejtori i Informacionit në Top Channel, Sokol Balla, që miraton deformimin e të vërtetave historike duket se nuk ka as njohuri historike edhe as aftësi të informojë taksapaguesit me të vërtetën. Ndjekësve të Top Channel iu bë propagandë se ‘Jo-ja’ e një fashisti kundrejt një fashisti tjetër është dita e antifashizmit greke e cila festohet për të kujtuar ‘ të rënët grekë në tokën Shqiptare’. Ky tjetërsim i dokumenteve historike nuk mund të quhet gjë tjetër përveçse propagandë e një shteti tjetër përmes një televizioni që paguhet dhe nga taksat e shqiptarëve. Personalisht nuk mendoj se Sokol Balla ka aftësi ta kuptoj anën historike si edhe propagandën që luajnë grekët por besoj thellësisht se ai po luan rolin e Naços së Lagjes i cili nuk e prish terezin për asnjë informim të helmatisur me propagandë.

Tellalli

Ilir Paço, spikeri i Top Channel, është krahu i djathtë i Vangjel Dules. Siç duket ai është kujdesur për detajet e keqinformimit të shikueseve të Top Channel. Kushtetuta Greke e Trizinit 1827 quajti grekë të gjithë të krishterët ortodoksë pa dallim në se ishin arvanitë, sllavë, vllehër etj- një lloj akti i njejtë me aktet e ISIS që u bënë thirrje ‘bashkombësve’ të vetë kudo në botë, besimtareve të fanatizuar, të luftojnë për shtetin e tyre. Një luftëtarë i tillë është edhe Tellalli i ISIS, Ilir Paço, i cili dije mbrëma pati rastin të na fliste për nje tjetër histori që nuk kishte lidhje me ditën e ‘Jo-së’ . Shtrembërimi i së vërtetës historike me qëllime të caktuara nacionaliste quhet propagandë. Kur propaganda e një shteti tjetër kryehet me anë të taksave tona…atëherë mjerë ne për këtë katrahurë..