Zbulohen dy objekte të rralla të Mbretit Zog në Londër

Zbulohen dy objekte të rralla të Mbretit Zog në Londër

247
0
SHPËRNDAJE

Dy objekte të rralla të Mbretit Zog ndodhen në shtëpinë e Ankandeve në Londër.

Ka qenë studiuesi Erald Kapri i cili ka publikuar sot foto të objekteve këtyre objekteve të mbretit të shqiptarëve. Bëhet fjalë për një nga spaletat e tij mbretërore dhe stemën e makinës mbretërore të një Bugatti që Zogu nuk e gëzoi dot kurrë. Sipas studiuesit ishin prodhuar vetëm 3 makina të tilla të cilat u shitën për familje mbretërore.

POSTIMI I PLOTË

Zbulohen dy objekte të rralla të Mbretit Zog në Shtepinë e Ankandeve në Londër. Një shtëpi ankandesh në londër “The saleroom” ka zbulur dhe nxjerrë në shitje dy objekte të rralla të Mbretit Zog.
Bëhet fjalë për një nga spaletat e uniformës së tij mbretërore dhe stema e makinës mbretëtore të një Bugatti Royale që Zogu nuk e gëzoi dot. Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxorri në fund të viteve 20 një model mbretëtor makine që e quajti Bugatti Royale.
Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore. Njëra prej tyre u destinua për Mbretin Zog por për arsye të panjohura Mbreti Zog nuk e tërhoqi kurrë makinën.
Por më herët ai kishte porositur stemën mbretërore të saj, një shqiponjë që mbante në supe kurorën e Skënderbeut, me metal të rëndë në bronz ari, që do i vendosej makinës sipër kofanos së saj. Për herë të parë kjo stemë, e ruajtur diku në një koleksion privat, është nxjerrë në shitje për vlerën minimale 1500 euro.
Objekti i dytë është spaleta e uniformës mbretëtore, e cila ka një fushë të argjendtë me emblemën AZ e që së bashku me kunja lidhin edhe kurorën e Skënderbeut. Lidhjet janë me shirita argjendi ndërsa pjesa e brendshme e saj është e punuar me lesh dhe pëlhurë nga ku ka edhe mbishkrimin e prodhuesit “Unione Militare Roma”. Çmimi i spaletës është 600 euro.”