REDAKTORI DIPLOMATIK I DAILY TELEGRAPH (1928) : “PRINC VIDI PO PËRGATIT NJË...

REDAKTORI DIPLOMATIK I DAILY TELEGRAPH (1928) : “PRINC VIDI PO PËRGATIT NJË KUNDËRREVOLUCION PËR TË PENGUAR SHPALLJEN MBRET TË AHMET ZOGUT”

170
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Nëntor 2018 

“L’Action Française” ka botuar, të mërkurën e 22 gushtit 1928, në faqen n°3, rrëfimin e redaktorit diplomatik të Daily Telegraph, në lidhje me planet e Princ Vidit për të penguar shpalljen mbret të Ahmet Zogut, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shqipëri 

Rreth fronit shqiptar 

Redaktori diplomatik i Daily Telegraph shkruan: 

Mësoj se princi Vilhelm Vidi, ish-mbret i Shqipërisë, synon të protestojë kundër shpalljes së ardhshme të Ahmet Bej Zogut si monark i vendit. 

Madje thuhet se Princ Vidi do të nisë një kundërrevolucion në Shqipëri, i financuar nga elementë armiqësorë të Italisë dhe të përgatitur në Vjenë.Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)