Studiuesi Robert Elsie, me libër mbi fiset shqiptare

Studiuesi Robert Elsie, me libër mbi fiset shqiptare

3210
0
SHPËRNDAJE

Fisi i Kastratëve, Bogëve, Shkrelëve, Fisi Lohja, Fisi Kiri e Suma, Fisi Drishti, dhe të tjera fise janë në faqet e librit përgatitur nga Elsie.

“Sapo doli edhe një libër nga unë, kësaj radhe për fiset dhe bajraqet e Veriut të Shqipërisë (ku përmenden gjithsej 69 fise dhe bajraqe), me informacion për historinë, fejën, zakonet dhe traditat të tyre, si dhe me vëzhgime të udhëtarëve të huaj të hershëm për ata”.
Kështu ka paralajmëruar librin e tij të ri Robert Elsie, shkrimtari e specialisti i studimeve shqipe.

I njohur shumë për eksplorimin e tij të gjuhës dhe letërsisë shqipe duke mos lënë anash as kultivimin e fotografisë, Elsie vjen me një libër të ri, mbi fiset shqiptare dhe kulturën e tyre.

Libri në fjalë merret me fiset kryesore shqiptare, së paku për ato të cilat ka informacione. Janë gjithsej 69 fise të përfshira në libër, ndërsa në pjesën e dytë të librit përfshihen edhe përshtypjet që turistët kishin në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të pasi vizitonin këtë pjesë të botës.20150531093850908
Fisi i Kastratëve, Bogëve, Shkrelëve, Fisi Lohja, Fisi Kiri e Suma, Fisi Drishti, dhe të tjera fise janë në faqet e librit përgatitur nga Elsie.