Zbulohet në arkivin RAI filmi origjinal nga viti 1979 i mjeshtrit te...

Zbulohet në arkivin RAI filmi origjinal nga viti 1979 i mjeshtrit te regjisë nga Kosova Gjon Kolndrekaj për Lin Delija

943
0
SHPËRNDAJE

Pas 39 vjeteve qendrimi në arkiven e RAI zbulohet në vitin 2018 filmi unik mbi piktorin e madhë shqiptar Lin Delija.

Filmi është xhirruar  nga regjisori i madhë shqiptar nga Peja e Kosovës në vitin 1979,  është një perlë e veqant në botën e filmit dokumentar. Kritiku i filmit Vranin Gecaj e gjeti ketë film nga arkiva RAI dhe zhvilloi edhe një intervistë ekskluzive  për here te pare lidhur me ketë film me regjisorin Kolndrekaj në shtëpine tij në Romë.

Vranin tregon se ketë film e zbuloi pasi bisedës me regjisorin Kolndrekaj ”ishim duke biseduar për kinematografin botërore dhe për artistet  shqiptar dhe spontanisht përmend Kolndrekaj Lin Delijen, unë  i them është mekat që mungojne dokumente vizuale për keta artista shqiptare të mëdhenj!

Kolndrekaj me modestin e tij tregon se në qysh në 1979 e ka realizuar një film dokumentar për Lin Delijen i transmetuar ne Raiuno ne 1979, unë mbeta i shokuar nga ky fakt dhe i thash: Z. Gjon ku gjendet ky film? Kolndrekaj me thote: në arkivin RAI dhe kështu vazhdon tregimi për ketë ngjarje historike.

Filmi është në formen origjinale në gjuhën italiane dhe i titruar në anglisht, një pjese e  muzikës është e Nexhmije Pagarushes, filmi është i prodhuar për Raiuno ne vitin 1979, intervista e zhvilluar me 29.10.2018 me Kolndrekajn është e  përkthyer nga Ilirijana Serreqi .

Ky film është unik dhe e tregon shpirtin dhe jetën  e artistit shqiptar Lin në detaj.   Kolndrekaj me stilin e tij unik artistik ne menyrë te hapur e bëne publike që në vitin 1979 luftën e shqiptareve për liri sikur në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Përmes muzikës nga trojet shqiptare prezanton kulturen e lartë shqiptare dhe duke e kombinuar me pamjet nga jeta e Lin Delisë i servohet publikut italian nje emocion i veqant ne ate kohë.

Veprat e Lin Delise  ekspozohen në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Muzeumin e Artit Bashkëkohor në Romë, në Muzeumin «Lin Delija» në Antrodoko, në Muzeumin Qytetës të Osimo-s, në Qendrën e Studimeve të Artit Modern në Brescia, në Galerinë e Artit Modern në Palermo, në Muzeumin e Shën Anës në Quebec të Kanadasë, në Universitetin e Erlangenit në Gjermani, në Nju Jork etj. Në qytetin e Osimo-s ekziston nji muzeum i kushtuar mjeshtrit Delija, ndërsa miqtë e tij të vjetër të Antrodokos i kanë ngritur një muzeum në vitin 2002 në qytetin ku jetonte.

Gjon Kolndrekaj është regjisor, autor dhe producent filmi. Nga viti 1976 deri më 1978 ai u trajnua në qendrën kinematografike eksperimentale Në Romë.  Student i regjisorit të famshëm dokumentar Joris Ivens dhe i regjisoreve Francesco Rosi, Miklos Jancso, Frank Capra. Asistente vullnetare në film: “Prova di Orchestra” nga Federico Fellini. Ka punuar ne RAI per 24 vite dhe tash ka produkcion privat Crossinmedia group ne Rome.

Vranin Gecaj është magjister i shkencave të filmit në Universitetin e Gotenburgut në Suedi ku ka studiur edhe mbi filmin shqiptar dhe është producent aktiv televiziv dhe filmik.

Kliko këtu për te pare intervistën dhe filmin: