FESTA E SHËNMITRIT TE SHQIPTARËT E MAQEDONISË

FESTA E SHËNMITRIT TE SHQIPTARËT E MAQEDONISË

203
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Aferdita Krasniqi Hoti

Dita e shënmitrit bie më 8 nëntor sipas kalendarit gregorian. Në
shumë treva ku banojnë shqiptarët e Maqedonisë dita e
shënmitrit është
festa e vetme gjatë stinës së vjeshtës. Dita e shënmitrit në të kaluarën është
lidhur me zbritjen e bagëtive nga kullotat dimërore (Sako, 1968:38). Kjo
festë lidhej edhe me kthimin e kurbetçinjve të cilët niseshin ditën e
shëngjergjit dhe ktheheshin ditën e shënmitrit. Këtu është fjala për
kurbetçinjtë të cilët punonin në vendet e Ballkanit. Me ardhjen e shënmitrit
fillon stina e dimrit, populli e ndan më dysh vitin – gjashtë për gjashtë:
shëngjergj e shënmitër, gjashtë muaj (behаr) verë, gjashtë muaj dimër. Për
shkak të vjeljes së prodhimeve, zvogëlimit të ditës, kohës së ftohtë (e të tjera
të ngjashme) thuhet se me shënmitrin fillon dimri. Nga kjo vjen edhe fjala e
urtë maqedonase “Erdhi shënmitri, prite shëngjergjin”(Kitevski, 2001:260).
Në fshatrat e Rekës së Epërme ditën e shënmitrit e bëjnë edhe parashikimin
e motit. Në rast se dita e parë e shënmitrit ishte me diell, në popull besohej
se dimri do të ishte i thatë, pa reshje, por i ftohtë. Në rast se moti i ditëve të
tjera ishte i vrenjtur, atëherë stina e dimrit do të ishte me borë e do të bënte
dimër i madh (Osmani, 1997:91). Në fshatrat Vallkavi dhe Nistrovë, banorët
shkojnë shtëpi më shtëpi ia urojnë festën njëri tjetrit:”E gëzofshi ditën!”,
“Për shumë mot dita!”, “Me shnet e me t‟mira!”, “Nikoqirët, (të zotët e
shtëpisë) u përgjigjen me fjalët:”Amin! N‟mot ma mirë
ngjefshim!”(Osmani, 1997:91). Në Kumanovë dhe në disa vise të
Maqedonisë kjo ditë, në besimet popullore llogaritet si dita e minjve. . .
Sipas besimit nuk preket mielli dhe nuk jepet hua që të mos e marrin minjtë.
(Kitevski, 2001:263).
Ditën e shënmitrit përfundojnë punët e bujkut në fushë, kullotja e
bagëtive dhe e kafshëve të tjera është e lirë prej kësaj dite, mund t‟i kullosin
nëpër arat e njëri tjetrit. Në Dibër ditën e shënmitrit këndojnë:
Pikin xhetht‟ e pjeshkës,
Erdhën mujt e vjeshtës,
Thaen kashtat e mëjsrit,
Erdhën mujt e shëmëitrit.
(Fetahu, 2003:63)
Është koha kur duhet të përgatiten zahiretë për stinën që po vjen për
stinën më të ftohtë e më të gjatë të dimrit, sepse siç thuhet në këtë katrenë
tanimë është bërë zakon në malësi përgatitja e këtyre ushqimeve:

Frëije erja, bije shëi,
Thot shëmitri rëini n‟shpëi,
Moushni kantat me turshëi,
Si osht zakoni në malësi.
(Fetahu, 2003:64)
Në vise tjera në Maqedoni ku jetojnë shqiptarët poesis-i është
zhdukur për këtë festë kurse praxisis-i është ruajtur shumë i zbehtë në
kujtesën e plakave dhe të pleqve.
Për festën e shënmitrit ( në popull shimitër) në Manastir zonja e shtëpisë përgatit byrek me groshë, sipas Sibela Alimovskës këtë lloj byreku apo petë me rrathë (kollbzrek) e quajnë groshallnik.
Ditën e shënmitrit, këtë ditë të shënuar në trevën e Strugës pothuaj
çdo shtëpi therë nga një gjel, sepse “kështu është adet”, këtë rit të prerjes
apo të flijimit nuk e shpjegojnë dot. Flijimi i gjelit në të kaluarën duhet të
ketë pasur karakter magjik. Natën e shënmitrit përgatitin darkë ose drekë të
begatshme. Drekë përgatitin edhe për ditën e shënmitrit. Kryesisht përgatitin
sarma prej lakre, kollbyrek etj. , përgatitja e këtyre gjellëve lidhet me
besimin se ashtu si mblidhet lakra dhe kollbyreku ashtu të mblidhen njerëzit
e shtëpisë. Këtë ditë përgatitin edhe lloje të ndryshme të ëmbëlsirave. Në
fshatrat e Strugës ëmbëlsira më e njohur që përgatitet për ditën e shënmitrit
është kandagjybeku.