Spartanët, Pellazgo-Iliro-Shqiptarët e sotëm

Spartanët, Pellazgo-Iliro-Shqiptarët e sotëm

558
0
SHPËRNDAJE

Të kujtojmë bashkëkombasit tonë në Greqi, ku semito-egjyptianët zeshkanë grekë, prej pellazgo-shqiptarëve e kanë jetën. Këtë e vërteton Platoni: “Në këto luftra që i admirojmë kaq shumë, kanë ndodhur gjëra që nuk i nderojnë grekët”.Një spartan që largohej para armikut, ishte i ç’nderuar përgjithmonë. Po ashtu, ai që kthehej i gjallë pas një dështimi, fitonte përbuzjen e të gjithëve

Le t’i japim së pari fjalën poetit freng Lamartini, në veprën e tij studimore “historia e Turqisë” botuar në vitin 1848, ku shkruan: “Nuk ka penë që të shprehë flijimet heroike të shqiptarëve në luftërat që kanë bërë më shumë se askush tjetër, për çlirimin e Greqisë”. Mosmirënjohëse.

Për të vërtetuar fjalët e poetit freng, marrim disa shembuj të heroizmit të popullit tonë:

– Leonida me 300 spartanë, në Termopila për afro 2500 vjet më parë luftoi kundra persëve, deri sa u vranë të gjithë.

Po kështu 185 vjet më parë, në kështjellën Frangokastello të Kretës, u vendos komandanti legjendar Haxhi Mehmet Dalani i Konispolit me 800 luftëtarë çamë të krahines së tij, përballë forcave turke.

Një luftë e ashpër dhe e pabarabartë, mes tymit e gjakut që mbuloi ngado muret e kështjellës, shqiptarët dëgjuan se mbetën pa komandantin e tyre të vrarë, por ata mohuan ftesën për dorëzim e falje. Luftuan deri te luftëtari i fundi”.

Për këtë betejë shkrimtari grekë nobelisti Niko Kazanzaqi shkruan në librin: “Ja vdekje ja liri”, (ku emrin ja kanë ndryshuar grekët, nga Mehmet në Mihal.) Edhe Oso Kuka në Vraninë, me 30 trima Shkodranë në luftë kundra malazezëve dhanë jetën të gjithë për atdheun si luftëtarë trima.

Ndërsa në qëndresën heroike të Adem Jasharit kundra sërbo-pushtuesve, i cili më 5 mars 1998 e ktheu shtëpinë – kullë, në kala, jo me shokë luftëtarë, por me gjithë familjen e tij luftëtare, gjeri te djali 4 vjeçar dhe plakun 96 vjeçar, si dhe krejt të afërmit. Pas tre ditë lufte të pa ndërprerë, Adem Jashari ra heroikisht me 20 anëtarë të familjes. Ku ranë dëshmorë edhe 36 antarë të tjerë të fisit të gjëre të Jasharajve. Gjithsejtë 56 vetë, u bënë theror për lirinë e Kosovës. Kjo vatër familjare, u shndërrua në një Tempull të Lirisë dhe atdhedashurisë. Po të ekzistonte çmimi Nobel për luftën, ky titull i lartë i takon pikërisht trimit legjendar Adem Jashari. Gazeta “Delo” e Lubjanës, shkruante se në luftë me Adem Jasharin dhe familjen e madhe Jasharaj kishin mbetur të vrarë mbi 72 pjesëmarrës të forcave sërbe.

Të kujtojmë bashkëkombasit tonë në Greqi, ku semito-egjyptianët zeshkanë grekë, prej pellazgo-shqiptarëve e kanë jetën. Këtë e vërteton Platoni: “Në këto luftra që i admirojmë kaq shumë, kanë ndodhur gjëra që nuk i nderojnë grekët”. Vol. 2, f. 50. Historiani i shquar M. Aref thotë: “Platoni pranon lidhjen gjenetike midis grekëve dhe egjyptianëve, si dhe midis athinasve dhe atyre të deltës së Nilit në Gadishullin Sinai”. “Shqipëria”, f. 32.

Robert d’Angeli shkruan: “Greqia ka filluar të njihet nga viti 1830 Grecia / Hellas dhe asnjëherë Perandoria Greke ose Helenike, por gjithmonë Perandoria Bizantine”. f. 182

Herodoti i “indetifikoi spartianët-pellazgë, zotër në Peloponez dhe anembanë “Greqisë”, “Iishin të parët në Greqi”. Sparta është mbretëria dhe qyteti më i parë në “Greqi”, Ata janë njerëzit më trima. Leonida me treqind spartanë luftoi deri në vdekje. Monumenti i ngritur aty ku ranë ata mbanë mbishkrimin: “Shko, shtegtar në Lakedemoni u thuaj se ne ramë këtu, duke iu bindur thirrjes së tij” .

“Në betejat perso-“greke” ne u njohëm me “grekët” që tradhëtuan veten e tyre disa herë. Pellazgo spartanët i dhanë fitoren “Greqisë”. Më se një herë vëmë re se historianët, gjeografët dhe shkrimtarët “grekë” si Herodoti, Platoni, Tukididi etj., ngulnin këmbë në dallimin midis pellazgëve të parë dhe rivalë të tyre, “grekëve helenë”, të ardhur më vonë.

Herodoti (I, 56) thotë se e gjithë “Greqia” quhej Pellazgji përpara mbërritjes së (semito-egjiptasve) “grekë”. Eskili: perandoria pellazge, përpara mbëritjes së Danaos, kishte si kryeqitet Argosin .

Robert Koheni pohon me siguri: “Duhet kujtuar se ata “greket” u futën në udhën e përparimit vetëm kur u vunë në zotërim të trashëgimisë pellazge parahelene, … i kanë ripunuar në kohën e Pisitratit, shek. VI para Krishtit rreth viteve 546-527). … Qytetërimi grek i mbivendosur ndaj atij të Pellazgëve, me shumë prurje semito–egjyptiane (gjuha, organizimi shoqëror, perënditë dhe kultet)” . Nga shek. VII deri në të shek. IV “Greqia ndahej midis dy grupimeve të mëdha, Dorët dhe Jonët, rivaliteti i të cilëve ka zotëruar gjithë historinë e kohës. Në vitin 146 p. e. s. arriti kulmin ndërmjej dy lidhjeve Akaia dhe Etole, të dyja palët thirrën në ndihme të huajtë, të cilët përfunduan duke i dhënë “Greqisë” goditjen vdekjeprurëse. Me 146 p.e.s. u bë provincë romake me emrin Akaia.

Kultura “greke” u shpërnda duke u kthyer në origjinë, një pjesë shkoi në Egjipt, Aleksandri dhe pjesa tjetër në Smirnë (Izmirë). Ndërsa pjesa më e madhe e tyre që u shpërdanë, ishin pellazgo-shqiptar që u shkëmbyen në vitin 1923, shqiptarët ortodokës të anadollit me shqiptarët mysliman të Çamërisë.

Robert d’ Angeli shkruan: “… Nga zakonet e tyre, nga mënyra për të ndier e për të menduar, shqiptarët e ditëve tona përfaqësojnë ende pellazgët e kohëve të lashta: …Heraklidët, kur braktisën malësitë e Epirit për të shkuar në Peloponez te vëllai, u pritën nga vëllai. Kur një pjesë e madhe e Etruskëve, kryesisht nga Toskana nuk e ndienin veten të sigurtë në Itali, kapërcyen kanalin e Otrantos dhe u vendosën në Epir, në mes të një populli vëlla, duke mbushur vendet që i kishin shkatërruar masakrat dhe dëbimet e romakëve, nën urdhërat e Paul Emilit. Provë e tretë: Kur trojanët me Enean, i cili mori dhe të atin erdhi në Italin qendrore, pritësit dhe imigrantët e njihnin njëri tjetrin si vëllezër”(7).

Sparta: shteti që nuk ka ndryshuar. Një shtet ushtarak aristokratik.

Sparta ndodhet në lartësinë e Luginës së Eurotas. Homeri ka kënduar për pjellorinë e kësaj lugine. Edhe sot aty rritet një popullsi e shkathët. Sparta ishte dikur shteti më i fuqishëm pellazg, forca e saj qëndronte tek ledhet mbrojtës. Sepse Sparta s’kishte të tillë, por vetëm te guximi dhe uniteti i qytetarëve. Nëse pyesje një Spartan, përse qyteti s’ka mure mbrojtës si gjithë të tjerët, të përgjigjej me krenari: “Kraharorët e qytetarëve janë ledhet mbrojtëse të qytetit tonë”.

“Bujaria e natyrës do të kishte mundur të zbuste spartanët, nëse ata s’do kishin dy ilaçe: I pari, Tajgetet, vargmali madhështor që hijesonte mbi të gjithë Lakedemoninë. Ilaçi i dytë, ishin ligjet e tmerrshme spartane”(8).

Likurgu i I-rë i dha ligjet Spartës, Dragoni i dha Athinës ligje aq të ashpra, sa u quajtën: DRAGONIANE dhe Soloni dha ligje të buta. Në të gjitha rastet, legjislacioni ishte në favor të klasave të ulëta”. Ligjet dhe organizimi shoqëror i Spartës, kishin si qëllim të krijonin një popull të fuqishëm luftëtarësh. Nuk ishte shteti në shërbim të qytetarit, por qytetari në shërbim të shtetit. Shteti përgatiste të rinjtë spartanë, qysh ditën që lindnin. Kur lindëte një fëmijë, prindërit ua paraqitnin fuksionarëve, të cilët gjykonin nëse trupi i të porsalindurit i përligjte mundimet që kërkonte edukimi i tij, në se jo, foshnja braktisej në Teiget.

Kjo lidhet me mitologjinë pellazge, vjen nga Kroni, babai i Zeusit i cili i pastronte sakatët. Kur mbushte 7 vjeç, nga frika se mos prishej në karakter, fëmija hiqej nga prindërit. Edukimin e tij e merrte në dorë shteti. Fëmijët grupoheshin nën urdhërat e djelmoshave shumë të shkathët. Çdo ditë, ushtroheshin në luftim, në notim, në vrapim, në hedhjen e shtizës dhe në sporte, të tjerë që i pregatisnin për luftë. Sapo u paraqitej rasti, burrat i shtinin të rinjtë të luftonin mes tyre. Ata duhej të stërviteshin për të duruar dhimbjen, urine dhe të ftohtit, pa më të voglin ankim. Nuk vishnin këpucë, që të forconin këmbët; duhej të notonin në Eurotas në çdo ditë të vitit; nuk ishin më ngrohtë në dimër se sa në verë. Më vonë i çonin përpara altarit të Artemisë, ku luftonin gjersa gjakoseshin, ku shumë spartanë vdisnin nën kamxhik pa lëshuar asnjë ankim. Djelmoshat merrnin shpesh një ushqim për të zbutur urinë. Ai që kapej me fajin e vjedhjes rrihej, jo ngaqë kishte vjedhur, po sepse e kishte lënë veten ta kapnin. Kjo metodë edukimi, që në pamjen e parë dukej e kotë, donte t’u mësonte të rinjëve dredhitë, cilësi që mund t’u duheshin kur të ishin duke luftuar.

Një anektodë mjaft e njohur, tregon të mirën e edukimit spartan. Një djalosh kishte vjedhur një dhelpër. Duke parë që po afrohej dikush, ai e fshehu dhelprën nën xhaketë. Dhelpra filloi ta kafshonte dhe i çau barkun. Vjedhja u zbulua kur djaloshi vdiq.

Edukimi intelektual i të rinjëve spartanë përfshinte disa dije të pakta me lexim e shkrim. Mësonin sidomos “të thoshnin shumë gjëra me pak fjalë”. Ky lloi stili quhet “lakonik”. Kemi shumë shëmbuj të famshëm të përgjigjeve lakonike. Një athinas që deshi të bënte shaka me shpatat shumë të shkurtëra spartane, dëgjoi t’i përgjigjeshin: “Ato janë shumë të gjata për të mbërritur gjer te armiqtë tanë”. Filipi i Maqedonisë që donte të nënshtronte gjith vendin, i tha një ditë ambasadorit të spartës: Në se hyj në Spartë, s’do të lë gur në këmbe. Në se! – iu përgjigj ambasadori, shkurt.

Njëzet vjeçarin spartanët e çmonin të aftë për të mbajtur armët. Shërbimi ushtarak mbaronte në moshën 60 vjeç. Djemtë e rinj edukoheshin në grupe; po ashtu burrat jetonin në çadra, në grupe prej 15 ushtarësh. Burri i martuar, i përkiste shtetit, para se t’i përkiste familjes. Jetonin së bashku në kampe nëpër çadra, hanin dhe ushqimin. E famshmja “çorbë e zezë” përbehej nga dhjamë, gjak, uthull dhe kripë.

Të gjitha veprimet e spartanëve përmblidheshin në një pikë: Të ishin të gatshëm për luftë! Qyteti i tyre qe një kamp ushtarak. Qejfet e tyre ishin të natyrës ushtarake. E vetmja zbavitje e lejueshme ishe gjuetia.

Një stërvitje po kaq të ashpër u benin këmbësorëve më të mirë. Kur gjëmonte trompeta e luftës, ushtria spartane, e përbërë nga ushtarë – qytetarë të armatosur rëndë, hoplitë, ecnin përpara me radhë të shtërnguara, nën tingujt e fyejve. Hoplitet (fshatarë) ishin të armatosur me ushta dhe me shpata beteje shumë të rënda. Mbanin kaske, pancir, kofshore, dhe fshiheshin mbas një mburoje të madhe bronzi. Radhitja në betejë bëhej sipas fallangave me thellësi 8 deri në 12 rreshta. Ky formacion ishte i vështirë të thyhej; por ndërkaq i mungonte zhdërvjelltësia dhe lëvizshmëria në sulm, cilësi këto që gjëndeshin të këmbësoria e lehtë, e përbërë nga periekë (zanatçinj, hilotë, gjysmë skllevër të lidhur me tokën) etj. Ata mbanin shpata dhe një mburojë të lehte. Duhej pritur lufta e Peloponezit për t’u dukur kalorsia në ushtrinë spartane.

Edhe vajzave spartane, për t’u përgatitur rolin e nënës, u jepej një edukim i ashpër, për t’i forcuar fizikisht. Ato merrnin pjesë në ndeshje sportive dhe ua besonin fëmjët mendeshave. Ata i nderonin këto nëna me krenari fisnike. Kur nisnin djemtë në betejë, u zgjatnin mburojen dhe u thoshnin: “O me të, o mbi të” – “Fito ose vdis”!Në të vërtetë ishte zakon spartan që, pas betejës, i shtrinte të vrarët mbi mburoja, për t’i nxjerrë nga fusha e betejës. Një spartan që largohej para armikut, ishte i ç’nderuar përgjithmonë. Po ashtu, ai që kthehej i gjallë pas një dështimi, fitonte përbuzjen e të gjithëve .

Bota s’ka njohur kurrë nenë si nenat spartane – mbase me përjashtim të matronave të famshme romake. Një ditë, një lajmëtar, i tha një spartaneje që djali i kishte vdekur në fushën e betejës; fjala e parë e nënës qe: “a e solli fitorenë” Lajmëtari pohoi dhe ajo vazhdoi: “Jam e lumtur! Gjithmonë kam ditur se kam lindur një të vdekshëm”. Një tjetër spartane, kur mësoi se i kishin vdekur të pesë djemtë,“Vrapoi në tempull për të falenderuar zotat që u kishte dhënë djemëve lumturinë e vdekjes për Atdheun.

Gratë e Spartane ishin nëna të admirueshme. Në spartë femra ishte më e vlerësuar dhe më e lirë se në shumë shtete të tjerë “grekë”.

Mbreti ishte një primus inters pares, (i parë mes të barabartëve). Sparta ishte i vetmi shtet pellazg që kishte mbajtur monarkinë, në fakt ishte një republikë aristokratike. Mbreti ishte kryekomandant i ushtrisë. Qeverisja e vendit ishte në dorën e një këshilli prtej 30 antarësh, të zgjedhur nga Asambleja e popullit. Organi më i lartë i shtetit aristokratik ishte eforati – “mbikëqyrësi” – ishin pesë veta me të drejta më të mëdha, të zgjedhur nga asambleja. Spartanët janë një nga popujt më konservatorë që njeh historia. Në mesin e shtetëve pellazge të Ballkanit të Jugut, Spatra ishte një reliktë e kohrave të lashta.

Cilët kanë qënë heronjt e Termopilave dhe kush i tradhëtoi ataë Le të shohim historianin helenist Karl Grimberg “Historia botërore dhe qytetërimi” vol. II, bot.2003, f.43.

Kserksi, mbreti i persëve, në pranverë të vitit 480 para Krishtit dërgoi në Spartë emisarët, për t’u kërkuar të gjithë shteteve të ujit dhe të tokës që të nënshkruanin nënshtrimin. Spartanët iu përgjigjën: “Do t’i kini, hajde merrni!”. Dhe emisarët i hodhën në një pus.

Prijësi Spartan, Leonida, zuri vend me 5000 këmbësorë të krahinave për rreth dhe 300 spartanë. Kserski arriti në vend, i dërgoi Leonidës një lajmëtar me anë të cilit e urdhëron të dorëzonin armët. Spartanët iu përgjigjën me thjeshtsi: “Eja t’i marrësh”. Kur iu thanë spartanëve se persët ishin aq shumë, sa shigjetat e tyre do të nxinin qiellin, njëri prej ushtareve tha: “Aq më mirë, do të luftojmë në hije”. Herodoti e përshkruan kështu sulmin: “Kserksi la të iknin katër ditë, duke pritur në çdo çast që armiku t’ia mbathte. Ditën e pestë, me që ata s’po ia kthenin shpinën, por dukeshin mjaft të vendosur për të qëndruar, atëherë mbreti dërgoi kundër tyre medët dhe kisienët dhe u kishte thënë t’ia sillnin mbrojtësit të gjallë. … Pas medëve që nuk fituan, dërgoi repartin e “të pavdekshmit”. Beteja zgjati dy dite, spartanët nuk u mposhtën. Atëherë Kserksi gjeti një tradhtar grek, të gashëm për t’i udhëhequr në një shteg që u binte për qark termopilave për t’i dalë nga mbrapa, emri i grekut quhetEfialt, që udhëhoqi 10.000 të pavdekshëm persë. Në agim arritën në një qafë të mbrojtur nga 1000 forca “greke” prej Foside. Kjo qafë ishte e thepisur dhe e lehtë për t’u mbrojtur. Por Fosidasit nuk e kryen detyrën. Ata ja kishin këputur gjumit dhe morën arratinë. Dezertimi i tyre i dënoi me vdekje mbrojtësit e Termopilave, sepse persët mundën t’i sulmonin nga pas. Gjurmuesit njoftuan Leonidën se së shpejti sulmoheshin nga të dy krahët. Spartanët mblodhen një këshill lufte. Lonida nisi ata që donin të largoheshin. Ai vetë me 300 sprtanë dhe 1100 boetianë (pellazgë) qëndruan në vendet ku ishin.

Spartanët, të sulmuar përballë dhe në shpinë, luftuan gjer në vdekje. Asgjë të habitshme s’ka në këtë gjë: spartani që ikën përballë armikut, sipas ligjit të vendit të tyre, quhet i turpëruar. Më vonë spartanët ngritën një monument për vëllezërit e vrarë në Termopile. “O kalimtar, shko thuaj në Lakedenoni që djemt e saj janë vrarë, duke qëndruar besnikë në vendet e tyre.

“Sparta ishte tipi i shoqërise aristokratike dhe prej këtij fakti, u bë ideali i klasës drejtuese në të gjithë shtetet “greke”, dhe veçanërisht në Athinë. Historiani Ksenofon dhe filozofi Platon e vlerësonin shoqërinë spartane si përkryerjen më të fundit”. Kur flitet për Spartën, flitet për pellazgët dhe shqiptarët e sotëm.

Beteja e dytë e tradhëtuar nga “grekët”. Gjenerali Posania mbreti i Spartës kishte nën komandë të gjitha forcat e grumbulluara “greke” të cilat ishin në avantazh në numur më shumë se forcat perse. Por persët kishin kalorsinë të shkëlqyer.

Ushtria e Peloponezit filloi marshimin drejt Boetisë dhe u përqundrua në Plate dhe në Tebë, ku ishte një teren i përshtashëm për veprimet e kalorsisë. “Grekët” ishin vendosur nën komanden e Posanias, mbretit të Spartës. Ishte një gjeneral kompetent, i njohur për gjakftohtësi në situata nga më dëshpërueset. Efektivat “greke” afroheshin me ato perse. Madje disa historianët mendojnë se “grekët” kishin avantazh në numur, por nuk kishin kavaleri, kurse perset kishin trupa të shkëlqyera kalorësish.

“Grekët e humbën drejtpeshimin dhe e lanë fushëbetejën nga frika duke tradhëtuar për herë të dytë, duke e lënë qëndrën në fatin e vet. U gjënden para persëve vetëm një e treta e efektivit dhe këta ishin vetëm spartanët! Aziatikët u lëshuan në luftën trup me trup, por nuk mundën të depërtonin në radhën e këmbësorisë spartane; vetë komandanti i forcave persiane duke u përpjekur të ribashkonte trupat e veta, u vra. Vdekja e tij qe për persët sinjali i arratisë. Udhëheqësi i vrarë-beteja e përfunduar.

Fituesit i priste në fushën e betejës një pasuri preje të pabesueshme. Pausania hodhi në dorë sasi të medha ari dhe argjendi. Këto thesare i ndau me fituesit. Platoni thotë: “Në këto luftëra që admirojmë kaq shumë, kanë ndodhur gjëra që nuk i nderojnë grekët”. (10).

M. Aref citon: “Në lidhje me Thalasokracinë d’Aruba de Jubainvil thotë: Marina kaq e përmendur e grekëve, ishte vetëm një vijimësi e marinës se pellazgëve, të ndëshkuar nga shpartallimi për të mbetur në harresë” (ë) Kur orakulli i Pitisë u pyet për mbrojtjen e Athinës, tha: “Do ta shpëtonin muret prej druri”. Nënkuptohet flota. Po kjo flotë i dha goditjen shkatërruese persëve në Salaminë në 478 p.e.s. Nga Viçenzino Dukas, Angeli Vaccaro veçojmë: “Arbëreshi i Kalabrisë Papa Antonio Belushi raportoi në Komisionin e Komuniteteve Europiane për diskriminimin që bën shtetit grek ndaj popullatës dominuese shqiptare në greqi. Po sjellim këtu kundërpërgjigjen që mbajti politika greke:

1. Qëndrimi i Partisë “Nea Demokracia”: “Nuk ekziston problemi i gjuhës shqipe në Greqi ashtu si nuk ekzistojnë fshatra me origjinë shqiptare …”.

2. Qëndrimi i Partisë “Pasok”: “Kush nuk flet gjuhën tonë (greke), nuk është pjesë e racës tonë dhe e kombit tonë”.

3. Qëndrimi i ministrisë së kulturës: “Nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistojë asnjë mësimdhënie në gjuhën shqipe, sepse ajo nuk ekziston në territorin grek”.

4. Qëndrimi i gazetës periodike, “Anti” në Atthinë: “Pakicat gjuhësore në greqi si arvanitasit, vllahët, pomahët (bullgarët) nuk pretendojnë asnjë të drejtë. Në Greqi ka vetëm grekë” (11).

Por kontradiktat dhe arroganca e qeverisë greke dhe e palamentarëve të saj, përgjigjen do ta marrin nga: “SHOQATA E QENDRëS STUDIMORE PELLAZGJIKE Në TIRANë” dhe nga Prof. Dr. Mathieu Aref në Sorbonë, Francë. Historia nuk mund të injorohet.

Referenca:

1. Lamartini “Historia e Turqisë” viti 1848.

2. R. Bebo “Artikuj e ngjarje” bot 20012 f. 160.

3. Halit Mehmetaj, “Komandanti legjendar…” gazeta Illyria 3-12-2009, f. 52.

4. Edwin Jacques “Shqiptarët bot 1995, f. 54.

5. Matieu Aref “Shqipëria”, bot 2007, f. 32.

6. Matieu Aref “shqipëria”, bot 2007, f. 44, 46, 48.

7. Robert d’ Angeli, “Enigma”, bot. 1998, f. 185, 187.

8. Karl Grimberg, “Historia Botërore…” bot. 203, vol. 1, bot 203, f. 306, 309.

9. Karl Grimberg, “ “ “ vol, 2, bot. 2003, f. 46, 50.

10. Mathieu Aref, “Shqipëria”, bot. 2007, f. 248.

11. Vicenco Dukas, Flori press, 3 mars 2013.