Gjurmë arkeologjike në fshatin Studenicë dhe rrethinën e saj

Gjurmë arkeologjike në fshatin Studenicë dhe rrethinën e saj

305
0
SHPËRNDAJE

Territori i Dardanisë njihet me vendbanime nga parahistoria duke u ngjitur dhe në shekuj të qytetërimeve të para të Europës, çëshjte kjo që deshmohet jo vetëm nga të dhënat e gjurmëve të shumta arkeologjike por dhe nga burimet e shkruara historike.
Së këtejmi, Buday Arpad një arkeolog hungarez, duke u bazuar në gjetje dhe gjurmë të rrugëve romake vlerëson si gjurmë për ekzistimin e një qendre romake (municipi romak). Në këtë kontekst duhet spikatur sidomos gërmadhat e verejtura në fshatin Vrellë afër Istogut.

Në këtë aspekt, dhe studiuesit, A.Evans, Domaszewski, Buday janë të mendimit se në Studenicë ose diku në rrethinat e saj ka pasur një vendbanim romak, me të drejtën e municipiumit, këtë mendim e përforcon dhe gjetja e kohëve të fundit i fragmentit,pjesë e shtylles nga mermeri në Padalishtë të Skenderajt(fig.1),i cili ruhet në Muzeun e Pejës.

Fig.3, Muzeu i Pejës: Fragment i shtyllës (mermer), i gjetur në Padalishtë të Skënderajt, lartësia: 0, 39m, gjërsia: 0, 39m, trashësia: 0, 23m.

Më Ediktin e Milanos i vitit 313, krishterimi në Dardani u përhap në shekujt IV-VI. Zbulimi i bazilikave të krishterimit të hershëm (paleokristian), përbën një thesar të dhënash për kishat paleokristiane, të cilat dëshmojnë shumë heret jetën kishtare të organizuar në Dardani.

Duke u bazuar në Hartën Arkeologjike të Kosovës, vellimi II (më autor Prof. dr. Jahja Drançolli), ndeshim në njoftimin se në Studenicë në vitin 1908 duke punuar në rrënojat e Manastirit të Sudenicës, një fshatar ka zbuluar një këmbanë së bashku me relikte të tjera fetare. Tekstili që e shoqëronte inventarin e gjetur është dërguar në Patrikanëtë Pejës, ndërsa këmbana është vendosur të françeskanët e Pejës, për të humbur më pastaj gjurmët tërësisht.

Gërmimet sistematike në arealin e Studenicës së sotme janë të njohura sidomos gjatë viteve:1965-1968 dhe 1970, ku është zbuluar bazilika monumentale me tri nefe – aniata, me një apsidë gjysmë harkore dhe narteksin në anën perëndimore. Kisha kryesore e manastirit është ngritur mbi rrënojat e bazilikës trinefëshe të shekullit VI.

Koha e ndërtimit të kësaj bazilike i përket periudhës së Justinianit (527- 565), në veçanti kjo ka ngjashmëri me Bazilikën në Ulpianë të shek.IV-VI.

Në bazë të germimeve arkeologjike dëshmohet se në këtë lokalitet kemi të bëjmë me disa periudha ndërtimi dhe me një rend të ndryshëm kronologjik.

Pas germimeve janë arritur një sere rezultate, ka prova te mjaftueshme se kompleksi mesjetar i manastirit është ndërtuar mbi rrënojat e një ndërtimi të tërësishëm kulturor të përiudhës së hershme kristiane (shek. IV-VI).