SHQIPET E ZEUSIT PELLAZGJIK, Legjenda e regjistruar më 1875

SHQIPET E ZEUSIT PELLAZGJIK, Legjenda e regjistruar më 1875

143
0
SHPËRNDAJE

Zeusi lindi në rrethinat e Onhezmit (Sarandës)

Një legjendë provinciale, e transmetuar brez pas brezi dhe e shtypur më 1875, e sjell lindjen e Zeusit pellazgjik të Dodonës, që është himnizuar nga “Iliada”, pikërisht te stanet e atit të tij, Kronosit, në rrethinat e qytetit të Anhiazmit ose të Onhezmit, që është emri i babait të Eneut, Ankizit, i cili me sa duket është varrosur këtu (sot Saranda, kryeqendra detare e jona në jug).

Gjurmët e kultit të monarkut të gjithëfuqishëm të zotërve të Dodonës, me shpurën e tyre, e mbulojnë gjithë hapësirën adriatike.

Tërësia e këtyre atributeve të posaçme, domethënë shqiponja, dushku, rrufeja, demi, shumë më tepër se kudo gjetkë, gjenden me bollëk në bregdetin tonë adriatik, si dhe në brendatokën, deri përtej kufinjve të Dalmacisë, të Peonisë dhe Dardanisë, Kosova e sotme.

Në këtë krahinën e fundit kohët e fundit janë vënë re pesëdhjetë mbishkrime “zeusiane”, tashmë të botuara, në shfaqje të tjera të panumërta të trashëgimisë kulturore dhe të teogonisë pellazgjike.

Duke mbajtur parasysh lashtësinë dhe vazhdimësinë kaq të qartë e të pandërprerë, studiuesi i shquar i Mesjetës, Alen Dyselje, ka thënë më 1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë”…

Titulli: Pellazgët origjina jonë e mohuar
Autori: Dhimitri Pilika
Botues: Botimet Enciklopedike, Tiranë, 2005