Ministër Bushati, edhe sa shqiptarë duhet shfarosen në Greqi, që ti të...

Ministër Bushati, edhe sa shqiptarë duhet shfarosen në Greqi, që ti të reagosh

156
0
SHPËRNDAJE
Shkruan: Xhildinho Ozuni
Shqiptari i katërt, që humbi jetën tragjikisht në Greqi ishte një 18 vjeçar. Mario Isak nga Leskoviku u ekzekutua me dy plumba në shpinë, duke mbetur i vdekur në vend. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në qytetin e Kavalas, në verilindje të Greqisë, ku viktima u vra teksa po shkonte për në banesën e tij. Shqiptari Mario Isak njihej edhe si futbollist i një prej ekipeve të qytetit. Mediat greke nuk nguruan ta quanin një vrasje nga përplasjet e bandave të drogës. Ndërkohë që autori i dyshuar për vrasjen e Marios, sipas mediave greke thotë se është ‘shqiptar’ dhe se e vrau ‘gabimisht’.
Ndërkohë që, bilanci tragjik i shqiptarëve të vrarë në Greqi, në vetëm dy javë shkon në 4.
Tirana zyrtare përdori rrjetin social Facebook për të dënuar vrasjet makabre, të nxitura edhe nga ekstremistët neonazistë të ‘Agimit të Artë’. Por nëse mendoni se kjo mënyrë është e mjaftueshme për të kërkuar shpjegime nga pala greke, për 4 jetë të pafajshme atëherë jeni duke u tallur apo kaq mund të bëni?!
Nëse për ekstremistin Kaçifas u ça rrjeti nga reagimet e shumta të plotë zyrtarëve shqiptarë, a kanë kurajo këta të thonë diçka për 4 shqiptarë të masakruar në Greqi?!
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nën mjegullnajën e tij shashtisëse ngeli vetëm duke bërë mbledhje për perspektivat europiane, ndërkohë që bashkëkombasit e tij theren dhe vriten si qenër, vetëm se janë shqiptarë.
Shqiptarë, që në pamundësi ekonomike emigrojnë në Greqi, për një jetesë më të mirë por nën ndikimin e një zallamahie naziste, ku çdo mëngjes zgjohen me frikë. Fatkeqësisht, në shtetin e tyre, askush nuk do t’ja dijë nëse ata janë gjallë apo vdekur.