LE FIGARO (1929) / SËMUNDJA E STOMAKUT E MBRETIT ZOG SI PASOJË...

LE FIGARO (1929) / SËMUNDJA E STOMAKUT E MBRETIT ZOG SI PASOJË E PUNËS SË KONSIDERUESHME TË REALIZUAR PREJ TIJ

63
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Dhjetor 2018

“Le Figaro” ka botuar, të hënën e 14 janarit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me gjendjen shëndetësore të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Gjendja shëndetësore e mbretit të Shqipërisë

Tiranë, 13 janar.

Mbreti Zog, i cili për njëfarë kohe ka vuajtur nga një sëmundje e lehtë në stomak, është ekzaminuar nga dy mjekë vjenezë, specialistë të sëmundjeve të brendshme, Zotërinjtë Richard Bauerxet dhe Holzknecht.

Këta të dy kanë deklaruar se kjo sëmundje e stomakut vinte si pasojë e punës së konsiderueshme të realizuar nga sovrani dhe mungesës së ushtrimit (fizik) prej tij.screenshot_315

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)