Humbja e vetvetës vjen ngadalë-Lahuta na iku

Humbja e vetvetës vjen ngadalë-Lahuta na iku

88
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Nëse e mallkonim të kaluarën jo fortë të largët që kishim njerëz të “shitur” që asgjë nuk bënin për kombin, çka të themi për ne sot që po e përjetojmë humbjen e identitetit tonë kombëtar, historik dhe trashëgues pellazgo-ilir ?
Ashtu sikur që historia nuk fillon me askë, as për të mirë e as për të keq, edhe humbja e identitetit kombëtar nuk e kishte fillimin dikur por as fundin e saj. Edhe ne sot jemi ata që para syve tanë, me heshtjen tonë po na humbin vlerat kombëtare, humbja e të cilave do të na kushtojë shumë shtrenjtë.
Sa janë të vetdijshme institucionet shtetërore të sotme të të dyja shteteve shqiptare që ato janë fajtoret kryesore për fatkeqësinë kombëtare shqiptare që po përgatitet. Vetëm një gjë : “ Çdo pendim i vonuar është vetëm pendim, dhe më vonë nga ajo pëndesë nuk ka asgjë “-thoshte Faik Konica dikur.
Asgjë nuk fillon spontanisht, tërmetet kombëtare janë të parapërgatitura dhe ato vetëm gllabërojnë sipas planeve të atyre që i kanë përgatitur, fatkeqësia e madhe qëndron në ne e mbi ne, që ne e përkrahim dhe dhe i shtojmë forcën shkatërruese.

“Filozofia e historisë për t’u marrë me diplomaci në kohë paqe dhe lufte kërkon rreshtim rigoroz për të pas sukses ushtruesi i diplomacisë të punojë-nuhatë: çfarë është e nevojshme, çka është e domosdoshme dhe çka është e pashmangshme. Konceptet e dëmshme dhe e dobishme janë më tepër kategori ekonomike dhe shoqërore (sociale) që e ndihmojnë politikën dhe diplomacinë në kohë paqe dhe lufte. “Arsimimi, përvoja dhe forca janë kërkesa evolutive, që duhet të lidhen me konceptet e nevojshme e domosdoshme dhe e pashmangshme.(” Fenomeni i kthesave historike në Kosovën e robëruar 1945-1999” Hakif Bajrami ) E pashmangshme është vetëm lindja, jeta dhe vdekja. Prandaj, ngjarjet dhe datat historike, nga aspekti i filozofisë së historisë në shikim duken të pashmangshme dhe pa këtë jeta ka kuptim kur jetohet shkolla, përvoja dhe forca kur arrihet, në dobi të njeriut dhe për njeriun, për mirëqenien e tij jetësore.
“ Humbja “ e Lahutes dhe Eposit të kreshikëve është vetëm vazhdim i katrahurës së historiografisë shqiptare. Ne , po po ne do të jemi dëshmitar të gjallë dhe do të shihim dhe lexojmë në të ardhmen lajme edhe më të rënda se sa përvetësimi i lahutes mijëravjeçare ilire nga ana e serbëve. Dhasht zoti e të jam i gabuar!

Ju kujtohet, që 20 vjet jemi duke e përsëritur që kemi “ardhur “ këndej pari pas “Luftës së Kosovës -1389” dhe se deri atë herë ishim hiq më shumë se 1 % shqiptar në këto toka. Me një fjalë e bindem botën që jemi ardhacak rishtas në tokat tona.
Kush e thoshte këte ? Të gjithë ne, që nga politika , Akademia, Institutet historike, mediumet pamore, interneti dhe dreqi me të birin. Ishin vetëm disa individ që e ngritnin zërin kundër, dhe po ata kërcnoheshin shaheshin , denigroheshin dhe shantazhoheshin deri me këputje koke. Ju kujtohet ? Jemi po ata të cilët që njëzet vjet , figurat e ndritura të kombit i nxjerrim si të huaja. Jemi po ata që 20 vjet nuk e e “ pranojmë” që Skënderbeu ishte shqiptar .

Flasim, shkruajmë, llomotisim dhe e kurvërojmë historinë tonë.

Një pyetje e kam , si mendoni që bota të jetë me ne kur ne jemi kundër vetëvetës?
Kush e zë bes` që lahuta është shqiptare, kur” paskemi “ ardhur nga dreqi i mallkuar në shekullin 14-të? Mendoni që bota fle, dhe nuk e shohin vullnetin tonë për vetzbërthim dhe vet-zhdukje ? Sa gabim që jemi ? vetëm ata që na i solllën “faktet “ e cekura më lartë, e dinë të vërtetën e planit afat gjatë të zhdukjes së kombit tonë.

Pra, kush e solli teorinë e 1% kombëtar dhe këte pas vitit 1389 ?
Pra , kush e mohoi origjinën shqiptare të Skënderbeu ? – Ne, pra.

Lahuta shkoi, e lus Zeusin që të na i shpetojë të tjerat.

Fahri Xharra, 05.12.18
Gjakovë