LE FIGARO (1928) / REPUBLIKA FRANCEZE NJEH AHMET ZOGUN SI MBRET TË...

LE FIGARO (1928) / REPUBLIKA FRANCEZE NJEH AHMET ZOGUN SI MBRET TË SHQIPTARËVE

169
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Dhjetor 2018

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 22 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje njohjen e Mbretit Zog nga Republika franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Tiranë, 21 shtator. 

Zyra e shtypit shqiptar publikon informacionet në vijim :

I ngarkuari me punë i Francës, me një letër të datës së sotme, ka njoftuar Ministrin e Punëve të Jashtme se Qeveria e Republikës franceze sapo e ka njohur Madhërinë e tij Zogun I si mbretin e shqiptarëve.

 (Nga Aurenc Bebja, Francë) (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), :https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1928-republika-franceze-njeh-ahmet-zogun-si-mbret-te-shqiptareve/.