Shpella e Benjës”( Pëllumbave ), në kanionin e Lengaricës

Shpella e Benjës”( Pëllumbave ), në kanionin e Lengaricës

195
0
SHPËRNDAJE

Ndodhet në kanionin e Lengaricës në afërsi të fshatit Petran, 350 m mbi nivelin e detit. Përbën një pus të madh karstik i formuar në gëlqerorët e kretës së sipërmë.

Është e gjatë 160 metra, e gjerë deri në 3 m. dhe e lartë 3 m. Ka disa degëzime anësore. Në këtë shpellë ka mbetje të njeriut të periudhes neolitike.

Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, arkeologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas rruges automobilistike Përmet – Petran – Banjat.shpella/Findit Albania