Diellza, kjo vajzë malësore që duket e “ndrojtur”, por që…

Diellza, kjo vajzë malësore që duket e “ndrojtur”, por që…

1523
0
SHPËRNDAJE

Diellza, një nga bukuritë e hershme të Kosovës. Ajo fitoi miss Kosovën në vitin 1996. Diellza nuk u mjaftua me një trofe, ashtu siç ndodh më së shumti tek të gjitha vajzat që konkurrojnë, por ajo gjithmonë ka qenë e pranishme në botën e showbiz-it në mënyra të ndryshme.

Ajo ka shndritur në çdo projekt, ashtu siç i shkon përshtat dhe me emrin e saj. Diellza ka qenë e pranishme në botën e muzikës, dizajnimit dhe kinematografisë.

Filmi në të cilin bëri bujë dhe u përfol më tepër është “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura”, në pjesën e dytë të këtij fimi Diellza shfaqet në skena erotike dhe nudo. E kjo është diçka që jo çdo vajzë shqiptare ka guximin ta bëjë. Diellza nuk shfaqet më si një vajzë e ndrojtur malësore me veshje kombëtare, por një nga ato vazjat që nuk e ka aspak problem të dalë edhe zhveshur.

Përveç angazhimeve në jetën e saj profesionale, Diellza ka anën e saj tepër humane. Ajo, që nga viti 2013, bën projekte bamirësie për tematika të ndryshme, dy ndër më të spikaturat janë organizim mbëmjeje për fëmijët me kancer dhe projekti më i fundit minimaratona “Vrapo dhe ti” me qëllim që të ardhurat e kësaj gare të shkojnë për kauzën e mbrojtjeve të grave dhe fëmijëve nga dhuna.

/konica.al/