Egjipti i trazuar ëndërron për monarkinë shqiptare

Egjipti i trazuar ëndërron për monarkinë shqiptare

1382
0
SHPËRNDAJE

Pakënaqësia vazhdon që të rritet dhe të shumtë janë ata persona në vendin afrikanoverior, të cilët kanë mall për periudhën pararepublikane. Evente dhe forume të njerëzve të përkushtuar ndaj ish- familjes mbretërore me origjinë shqiptare të themeluar nga Muhamed Aliu kanë mbirë në mediat sociale, ku madje një fanpage në Facebook ka 3.5 milionë anëtarë

Ditëlindja e fundit e monarkut ishte të enjten më 11 shkurt dhe ndërsa mëngjesi erdhi, një lumë mesazhesh nisën që të rridhnin në mediat sociale. “Urojmë që të ktheheni, madhëria juaj”, shkroi Maha Ahmed nga Kajroja në një faqe Facebook-u të krijuar për nder të mbretit Faruk, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 1952 pas një grushti shteti.

Deri në pasdite, nderimet ndaj monarkut egjiptian, i cili u nda nga jeta më 18 mars të 1965-s, ishin me mijëra. Egjiptianët kanë nostalgji për të shkuarën, atëherë kur Egjipti ishte një mbretëri e fortë.

Që prej vitit 2011, në Egjipt janë ndërruar tri qeveri dhe problemet e fundit ekonomike e dhuna ushtarake kanë sjellë në popull nostalgjinë për të shkuarën.

Mbreti i fundit Faruk ishte pasardhësi i familjes që mbretëroi për 150 vjet i gjeneralit shqiptar Muhamed Ali. I pari u akuzua se ishte i korruptuar, dekadent dhe abuzues me pushtetin. “Ai fliste keq arabisht, keq anglisht dhe keq frëngjisht”, kujton Abbas Hilmi-u dhe drejtonte vendin me një grup pronarësh të mëdhenj, që zotëronin shumicën e fermave me tokë pjellore buzë Nilit.

Madje ai u akuzua se ishte lakmitar dhe me qëllim e pajisi me armë të vjetra ushtrinë egjiptiane dhe kjo më pas solli dështimin në luftën e vitit 1948 ndaj shtetit të sapoformuar të izraelit.