POLEMIKA E KONICES ME NAIMIN

POLEMIKA E KONICES ME NAIMIN

256
0
SHPËRNDAJE

Gëzim Llojdia*

Kur Naimi i shkruante dhëndrit të Abdylit, dmth Murat Toptanit, dhëndrit të mbesës së tij, që ishte martuar me vajzën e Abdyl Frashërit, viti duhet të ketë qenë 1898 ose dy vjet përpara se vdekja e paralajmëruar të ishte shtrirë në mushkëritë e coptëzuar. Nuk e kemi të qartësuar arsyen.

Ndërkohë që në dorë ruajmë faktet. Nuk e dimë, përse Naimi kjo penë argjendore do të ngrinte akuza të rënda për publicistin Faik Konica. Sa e shkurtër është dhënë letra,që nuk na lejon të hamendësojmë dot të gjitha.

Një grusht shkronjash të asaj letre,nuk përgjigjen dot arsyes, përse Naimi i bënë të rënda këto akuza Konicës. E vetëkëqyrim letrën e Naimit, dërguar Murat Toptanit. Naimi e qorton, thotë R.Qosja tek “Porosia e madhe”, përse kishte shkuar në Bruksel për t’u takuar me Faik Konicën.

Elipsi i këtij takimi, kërshëria e fjalëve ka mbetur mes të vetëve, protagondistëve të ngjarjes, dmth Toptanit dhe Konicës. Pikërisht këtë ka pikasur Naimi, që ka ngritur vërtik fjalët për ti dërguar mos-aprovimin e tij.

Toptani ishte dhëndër në derën fisnike të Frashëllinjëve. Naimi ishte një zë tashmë në këtë derë. Ndërkaq, që Abdyli kishte braktisur tokën dhe ishte i varrosur në Madriven qojt. Si i madhi i kësaj dere dhe një poeti me emër tek shqiptarët ai, i tërheq vëmendjen Toptanit, për rrugëtimin deri në Belgjikë dhe bisedën me Faik Konicën.

COPËZA TË LETRËS

Shqyrtojmë thënien e letrës së Naimit:”Ai është një kundërshtar i rrugës sonë…Ç’do të kristalizojmë me fjalinë kundërshtar. Pra nëse rruga ka një fillesë,ka edhe një përfundim. Pra nëse Naimi dhe të tjerë ka ecur drejt rrugës,sipas kësaj thënie, Konica ka ecur në të kundërt e rrugës, ose në mbrapshtinë e saj. A mos vallë nuk e dinte ai, n.q.s është e vërtetë, ç’braktisje e pret, kur rrugëton i vetëm në të kundërt të rrugës? Thënia: i rrugës sonë…Do të këqyrim si fjalë rruga cilësohet kësisojshme. Breg më breg, dot se zë gjumi. Prandaj kanë shkuar në këtë udhë, që kalit forcë dhe entuziazëm. Më mbeti pa thënë fjala: ai është erudit… Naimi nuk e fsheh potencialin e tij dituror. S’ka arsye ta fsheh poshtë gjetheve, sigurisht që kjo e ka shtrënguar të nxjerrë ndoshta edhe fjalët e rënda karshi tij. Sepse me një dituri të tillë,mundej të prishte dhe jo pak punë.

Copëza e fundit: Dihet se ai i shërben një qëllimi që synon shembjen e punëve të kryera këto njëzet vjet… Ky definicion është më tepër një itinerar enigmatik fjalësh. Ç’do të ketë kuptuar Naimi, se ai i shërben një qëllimi, për të vithisur punët e njëzet vjetëve të kujt? A mundej vallë, që Konica edhe i vetëm t’i rrëzonte në greminë të gjitha urat, që kishin ngritur rilindasit? Pak e pabesueshme, por jo e pamundur. Nuk kërkojmë ta besojmë ashtu siç është ndërtuar. Ngase kjo akuzë është tepër e rëndë.

Dhe sikur të mos mjaftonin fjalët e mëparshme ai akuzohet se do të shembte punën e dy dekadave. Rrathët sizmik të këtyre dy dekadave sipas fjalëve të vetë Naimit do të përfaqësojnë kohën rilindëse, kështu që këtu mësojmë një të vërtetë pikëlluese. Mos vallë është kjo një paralajmërim ,se një realitet kaq i hidhur. Apo Naimi ky zemërbutë e penë-florinjtë është një goditës i pamëshirshëm ndaj çdo devijimi idealist që atë botë i kishte mbërthyer keqazi shqiptarët e vërtetë? Në zgjidhje të së vërtetë, kjo le të jetë.

KONICA POLEMIKË ME TË VDEKURIT

Faik_konica_kombiKur Konica me gishtat akull doli nga redaksia e gazetës “Dielli”, dimri me dëborën, që zbardhte i përkiste vitit ’37 shekullit XX. Një grusht me shkronja kishte lënë në një copë letre në gazetën e mërgimtarëve shqiptarë,që i kishte shkruar me dorën,që dikur kishte radhitur germë për kërmë “Albania”. Ndërkohë ,ato shkronja të rënda plumb dhe me peshë plumbi u konvertuan në një lloj klithme,që nxjerr veçse një lloj zogu grabitqar. Në të vërtet, çfarë ishte klithma vajtuese e këtij zogu grabitqar? Ishte më së vërteti klithma e një publicisti shqiptar, që ruante një farë emri të mirë tek shqiptarët,ky quhej Faik Konica dhe mëndja dhe dora nuk e kishin tradhtuar si këtë herë kaq ligësht.

E thënë më shkurt Konica një pjesë të trurit e vuri në përdorim për polemikat, por pikërisht pjesën më të errët të tij. Mirëpo kur vendosi në radhë të goditjes kolosin e letrave Naimin, kjo nuk i ngriti më tepër vlerat, përveçse trashëgimisë së tij letrare i solli një pikëllim të pashoq. Arsyet nuk gjegjen, përse ai sulmonte kaq ashpër dhe fshikullonte kaq egërsisht poetin Naim. Por medet ç’fjalë radhiti me katran shkronjat në kobure plumbash, që për mua trupërisht gati janë fare pa vlerë. Në një vështrim të përgjithshëm, do të thoja se më tepër ngjasonte ky lloj përçmimi apo ironie mes bisedave të një grupi pijanecësh, përveçse janë produkt i gotës, përmbajnë edhe helmin.

Dhe ç’llahtar do të më shkrepte më tej të kërkoja? Fare e ndryshëm është më tej kjo histori e kësaj polemike. Nëse do të kërkojmë se çfarë ka ai vetmitar, që klith vajtueshëm dhe do të japim ca shpjegime nëpër gjurmë gazetash, se kështu thyhen kultet, që kanë mbjellur, që kanë pjellur, që rritur e selitur në vendin e tij, është e rëndë thënia: Po me kë luftove o Konicë? Në tretje të viteve, numëroheshin 37 të tillë, që Naimi ishte i shtrirë në arkëmorti i tretur dhe i mbuluar nga balta e huaj deri sa mbreti pagoi kthimin e tij në Shqipëri. Dhe: Ku i ruajte mëritë dyzet vjet Konica, në ç’sirtar dhe ç’raft ai ishte që nuk u kris përgjithnjë? Kështu sepse Konica e dinte më mirë, por megjithatë nuk u lirua nga makthi, që e kishte pushtuar kur akuza e Naimit nuk e fshehu emrin e tij dhe rëndimet në adresë të tij. Mirëpo pikërisht ai, që zotëronte një tufë njohurish dhe ishte me emër nuk përbënte arsye të nxirte nga sirtari një polemikë të haruar. Ngase kështu, truri i tij ishte i ngarkuar, ndërkaq goditja e tij, polemika e tij nuk shkonte dot deri atje nën dheun e ftohtë në errësirën e pamat, ku tretej jo i qetë poeti kombëtar. Ai filloi polemikën me Naimin në shtypin e shqiptarëve mërgimtarë.

Nuk dimë arsyet se përse Konica nxori dhëmbët me zhurmë e potere u hodh në një sulm përmbi të pavdekurin e kombit, poetin e Rilindjes, zërin më të ëmbël të saj, një figurë e pazakontë siç ishte Naim bej Frashëri. U sulmua tinëzisht mund cilësohet, sakaq ai ishte 37 vjet larg tokës. Zvarranikë të qiellit, që godasin pas krahëve të vdekur, mund të thuhet. Goditja që i vinte poetit të përndritjes sonë ishte një sulm i sojit kaubojs. Por ndërkaq koha mund të mos jetë llogaritur në mënyrë më perfekte, sepse 37 vjet ishte mungesë ose ishte i vonuar në këtë periodë kohore afër katër dekadash. Pra ai vajiste armët, pushkën e gjatë dhe barotin me të cilën mbushte fishekët. Mirëpo kundërshtari ishte i ikur nga jeta fatkeqësisht nga vdekja e mushkërive, ishte qarë me rruzuj lotësh, atje në Stamboll dhe në Shqipëri e mw gjere në mërgim. Andon Zakoja, ky zë birbili vajtonte me ligjërimin klithëse, ndërkaq: Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri…

naim-frasheri poetShqyrtimi i faktit “Përse Konica nxori në dritë të “Diellit”, “Naimi ç’poet?”, polemikën që gjithkund mirë nuk e pritën, mendoj se ka rrënjë të thella. Ndonëse e kemi të përshkruar në origjinal dhe gdhendur me dritëhijet e tij nga Eqrem Vlora d.m.th: Si njeri Konica ishte e i padurueshëm, zemërak, mendjemadh, fodull, sarkastik dhe mjerisht njeri që donte t’i shkonte gjithmonë e tija…” kjo nuk mundej të gjendej si një arsye për të motivuar karakterin e tij polemit. Ishte e kuptueshme, që Konica nuk i kishte haruar akuzat e trishtuara me të cilat Naimi dikur e vinte në radhë me qëllimprishësit e çështjes. Sytë e tij vërtet janë trishtuar në Bukuresht kur N. Naço e ka quajtur ‘Homeri i shqiptarëve”, Naimin, të tjerë e kishin quajtur si Jani Vreto “komëdashës, liridëshëronjës, i dhembsur, i qetë, urtësi-plotë, njerëzi-dashës, i drejtë e qëllim-naltë. Kurse Gurakuqi:”Omer i Shqipërisë”. Milo Duci-Rabrindranat Tagore. Ndërkohë media e shkronjave të plumbta si ‘Drita’, ‘Dielli’, ‘E vërteta’, ‘Kuvendi’, ‘Kalendari kombiar’, ‘Liria kombtare’, ‘Telegrafi’, që flisnin në gjuhën e mëmësisë, por që lexoheshin në SHBA, Egjypt, Bullgari,kujtimet e Sevasti Dokos, vargëzimet e Asdrenit dhe Mitrush Kutelit, shkrimet e Krist Malokut,Norbert Joklit …

Mundej, vërtet të thuhet se Konica ky burrë me një barrë mend, s’kishte lexuar asgjë më parë, s’kishte dëgjuar asgjë prej këtyre epiteteve, që i vishnin kultit të Naimit, jo në pak kohë, por në 37 vjet, që kur Naimi s’rronte më. Kështu unë besoj se Konica e kishte dëgjuar këtë krahasim, por rasti i Bukureshtit ishte përveç mllefit të grumbulluar nga kalkulimet metaforike të mediave edhe një rast për të rrëzuar Naimin, që i mungonte jetës, por aspak letrave shqipe në shkallën sipërore të tyre. Polemika e Konicës për të rrëzuar statujën e Naimit nga panteoni i letrave shqipe ishte e vetëkqyrur mirë me mjaft kohë e djallëzi dhe kohë më të favorshme se kjo s’do të kërkonte gjatë. Kështu ,që ai priti sa u thanë mirë lotët dhe lulet e varrit. Kështu koha dhe akrepa orësh regjistruam plot 37 vjet largësi në kohë. Ndërkaq, ai veç punëve të tjera përgatiti goditjen, që vetëm me një mënyrë mund të mbërrinte.

Magjia e gazetave, që i gufonte shqiptarët. Kështu që ajo erdhi vërtet por nga një gazetë që ishte e mërgimtarëve shqiptarë. Ndryshe ku mund të godiste tjetër, në një mënyrë të tillë, për të bërë zhurmë e potere shqiptarësh. Mirëpo në vendin e tij kishte kohë që ngriheshin kulte dhe piedestale të rëndë për luftëtarët e kohëve shqiptare. Dhe ndërkaq, që këta të tërë për shkak të kohës që ikte, ishin të shtrirë në fushnajën e panteonit. Ndërsa brenda këtij konfigurimi ai ende nuk rrezatonte i plotë. Meqenëse këto ishin përpiluar dhe pesha e tij ishte e zvogëluar edhe për shkak të regjimit. Ai më nuk duroi. Kërkoi: Rrëzimi i tyre nga shtëpia e panteonit. Një grusht përmbi moralin e tyre. Ndoshta të gjitha këto sepse toka e kësaj pjese të lakmuar ishte e kufizuar. Mirëpo koha e polemikës ka një zhvendosje në kohë. Mundet të theksohet se që kur Naimi ishte me sy e veshë, në buzë muzën poetike i kishte bërë parapritë beut të Konicës, duke e paranderë goditjen e tij në një kohë të largët.

Në një farë mënyre, aty nga viti 1898, që do të thotë dy vjet përpara se Naimi të braktiste tokën tonë i ka shkruar një letër Murat Toptanit. Kjo letër e Naimit sipas studimit është e kohës 1898, dy vjet përpara se ai të shtrihej përgjithmonë në errësirën e vdekjes. Duke zugatur letrën, nga një shqyrtim i saktë, pra nga ç’arrijmë të kuptojmë poeti rilindas ka bërë një cilësim gati të rëndë për Faik beun. Ndërkohë thëniet që pasojnë letrën e poetit, kanë një akuzë tjetër tepër të rëndë për Konicën. Meqenëse punët rrodhën deri këtu le të mësojmë goditjet që kërkojnë t’i bëhen Naimit. Gati më e saktësuar penës së tij të florinjtë, arit të tij dhe brymës së tij.

Ndërkohë që polemika zbret në kohë tepër vonë. Kur poeti rilindas nuk ariti ta shoh ëndrrën e vet, shtetin shqiptar, ngase pikëllimi i muzgut e mbante të baltosur nën dhe. Tridhjet e shtat vjet pasi Naimi nuk gjendej më fizikisht në jetë, por tretej brenda dheut të ftohtë, në një gazetë të mërgatës shqiptare, që në syprinë ruante titullin “Dielli” në 26 shkurt 1937, Faik bej Konica në një gjendje të mpirë, ngase ishte një farë Nikolla Naço në Bukuresht, që në një takim shqiptarësh do ta quante Naimin: “Homerin shqiptar”, pikërisht atëherë Konica që kishte përgjuar rastin nxjerr armët e zeza dhe i zë pusi Naim beut. Nga mellani i llafurinave të tij, helmi i zi pikonte edhe aty në kraharorin e tij, pra katranin e fjalëve të rënda që nxori andej e përdori për ta shuar fare emrin e një poeti rilindas me një kontribut të konsiderueshëm. “Naimi ç’poet” ishte ky soj pamfleti.

Ndërkohë e mirëadresuar të godiste poetin duke vendosur në lëvizje çdo mundësi, që dispononte edhe këtë gazetë mërgimtarësh, por sepse ishte i sigurt se Naimin shqiptarët e kishin poetin e preferuar. Pena e Konicës është për t’u çuditur si ka fluturuar kaq mbrapsht, duke nxjerr blozë të zezë nga hauzi i tij, që jo pak herë kishte përpunuar tymtari i tij. Ndërkaq ai ka aritur ta godas Naimin me krijimin “Parajsa”, duke e quajtur pa kuptim, pa lidhje. Në mëndje të një pabesimtari, tejqyra s’ka vend për gjëra të tilla, që kanë një zanafillë të hershme. Poeti ynë i bukur i përndritjes sonë Naimi dhe të tjerë, ditë-netët i kthyen në mëngjese të bardha.

Gjysëm mushkri i ka rënë fyellit, thotë një poet kosovar. Mirëpo ajo që të neveritet tek beu i Konicës është përpjekja e tij për t’u tallur me poetin e madh, që shqiptarët më së shumti e kishin në zemër. Faik beu kërkoi një ngjitje në maja të lavdisë, që qiellin e letrave shqipe ta sundonte ai vet. Mirë do të bënte. Por duke qenë një zog grabitqar nuk ariti dot ta kurthonte qiellin e të tjerëve. Kështu, që më së fundi hipi në një degë kulumbrie dhe vajtoi se përse shqiptarët Naimin e paskishin pagëzuar “Homerin e shqiptarëve”, ndërkohë që ai e kërkonte mes vedit këtë emër. Ndërsa të tronditur nga çarja serioze, që kishte pësuar memorja e Konicës, jo pak shqiptarë dhe emra të letrave në Tiranë u pezmatuan më këtë sjellje. Ishte e vështirë të godisje të mëdhenjtë e letrave. Gjigandi Naim vend s’linte për hije të brishta. Kështu mbërrinin tek dheu i lagur, baltosja e zezë e Konicës. E dëgjoi thua vallë Naimi, këtë verbëri konicane,  pupu, ç’turp, o gjarmëtar ç’turp o burrë i dheut e fisanar!

naim frasheri1Mirëpo, ndërkaq krahu i Naimit, më s’punonte, pena ishte tharë, sytë e ngrirë. Shkrimtari Nonda Bulka në 27 gusht 1937 hodhi në shtyp kundër-akuzat e Konicës në “Polemikë me të vdekurit”. Shkrimtari Bulka do të largonte ankthin që ishte jo më i pakët në rrethe letrash. Ai do të largonte edhe pikëzat që Konica kishte dashur ta përbalte. Bulka shkruan se “Naimi ka qenë poet i ndenjës kombëtare, poet lyrik, i radhës së parë. Ka qenë poet i dashurisë, i hidhërimit dhe i natyrës”. Kështu gjegjet në replikë Bulka me Konicën. Nonda Bulka do t’i numëronte Konicës: dyzet e kusur vjet ka punuar Faik beu dhe s’mundi t’i dhuroj atdheut veç dy vepra, edhe ato të padukshme.. Mirëpo cila ka qenë pjesa, që Konica ka goditur Naimin. Rajvizimi naimjan për Parajsën: Ademi dhe s’kishte lerë/Kërthiza s’ishte prerë/Ay ishte uj’ e baltë/Ne ishim njerëz të naltë/Hëna dheu s’shin në jetë/Dheu kish vetëm bar e fletë/Ku ka lindur shqiptari/Është gjithnjë i pari!U vu emër perëndive/Edhe gjithë bagëtive/Aty tek do mbretëronte…..

Poezia në rrafshin fetar ka bukurin e krijuesit. Po të shqyrtosh profetin islam, por edhe të tjerë profetë thëniet e tyre për para-ekezistencën qëndrojnë. Ndërsa ai poeti Naim e ka lidhur këtë rrafsh mes të vetëve shqiptarëve. Duket se Konica, megjithëse jetën e zuri nga kolegjet, që nga ai jezuit deri tek shkolla ortodokse, apo liceun imperal nuk e ka aritur atë njohje të shpirtit sa Naimi, që ishte një poet, por që shfaqet edhe mistik. Kjo është e lidhur me rrugën e bektashizmit, tarikatit mistik, ku Naimi ishte myhib i Baba Alush Frashërit, që do të shqyrtohet si ndjekës, ose shkalla e parë e hyrjes në bektashizmin sufi.

Ky lloj tarikati mistik nga 18 të tillë morën një përhapje. Njerëzit e këtij tarikati sufi, bëjnë mrekullia dhe quhen shenjtorë të vërtetë. Konica pak a shumë i kuptonte por shpirti s’ia do, që përsosja e tij të ngrihej në këto lartësi qiellore. Kriza, që mundet të ketë kapur Konicën mundet ta quajmë të thellë, a mundej vallë një erudit i tillë të zotëronte këto shprehje të lemeritshme prej një letrari të sapofilluar në rrugën e letrave si “Ata, që duan të zbaviten duke hyrë në një shtëpi të marrësh, ku mendimet dhe fjalët s’kanë asnjë lidhje as kuptim”….C’medet Konica, ç’të kishte zënë vendin e trëndafilishtes, fjalët e pafekonduara. Ku e ku poezia e Naimit, për nga bukuria e fjalëve dhe mençuria naimjane. Si të erdhi ky frymëzim, burrë i këtij dheu i mençur sa s’ka! Birësuar prej të ligës. Sot tërë ditën do të mbeten dilema përse Konica sulmon, mos po e humbte luftën si ai malësori që kërkonte një këngë për veten, që se dëgjoi dot kurrë.

Aty nga viti ’41, pak përpara se të imitonte edhe në vdekje Naimin bëri një shërbesë të mirë nxorri “Shqipëria, kopsht graniti në juglindje të Europës”. Pastaj do të shuhej, do të zbriste në tokën e errët dhe të baltosur duke kërkuar të arrinte, atë që kurrë me fjalë se bëri. Ta ndiqte Naimin pas edhe në përtej jetën. Por me një vonesë kohore 41 vjeçare. Ndërkaq fama ishte e ndryshme. Tek Naimi e çelur si gonxhe tek ai gjethe mbështjellë. Naimi admirohet ndonëse kanë perënduar njëqind vjet. Libra për të po shkruhen, që e tejkalojnë dy tre herë prodhimin e tij. Por edhe Konica në kujtesë ruhet si një xhevahir. Dikur Konicës që në rrënjë ju tha trëndafilishtja e shpirtit, mundet aty nga viti 1937, 4 vjet, pak vite përpara vdekjes. Pena i nxori atë dimër. Apo në të vërtetë thuhet se ka bulëzuar atij dimri drurë të vdekur? Ishte vetëm një dimër për Konicën.

*Autori ka botuar botimin e 1 të librit :“ Ardhjen e Naimit në teqe“